SHËNIM: A mund të eksportohet Demokracia? Shembulli i një vendi ku Perëndimi hoqi dorë nga ideja naive e instalimit të saj me mjete ushtarake

redaktor

Misioni ushtarak në Afganistan, që këtë fund qershori u mbyll, (30.06) synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin dhe mirëqenien në vendin e shumëgoditur. Sigurisht qëllimi është i nderuar.

Por ideja e eksportimit të demokracisë dështoi, jo vetëm në Afganistan, por në tërësi.

Sot Afganistani, megjithëse ka një qeveri të mbështetur nga perëndimi, me influencë gjithnjë e më shumë në zvogëlim, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të botës.

Gati 20 vite “nation building” – formësim i një identiteti kombëtar nga disa vende të fuqishme të botës shkuan më kot.

Në Afganistan u shtrua edhe pyetja, mos NATO duhej të mbronte për kohë të pakufizuar atë që ishte arritur në këtë vend. Amerikanët iu përgjigjen me “jo” kësaj pyetjeje, me pasojë edhe tërheqjen e trupave të tjera të huaja nga Afganistani.

Jo vetëm presidenti, Donald Trump donte t’i jepte fund “luftës së përhershme”, edhe pasardhësi i tij, Joe Biden tha në Kongres, se ky mision nuk ishte menduar kurrë si një “mision që do kalonte nëpër breza”.

Dy presidentë të ndryshëm në mënyrë pragmatike kanë bërë një gjë të qartë: Qëllimi ushtarak luftimi i terrorit është arritur, pjesa tjetër nuk na intereson më.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkoi pak javë më parë që përmes impulseve financiare të kërkohet mirëqeverisje, pavarësisht se kush qeveris.

Gjermania mendon që ndihmat për zhvillim të jepen në atë masë sa do ketë edhe progres në drejtim të paqes, ruajtjes së demokracisë e ligjshmërisë, luftimit të korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Kërkesa të tilla sigurisht mund të shtrosh, por iluzione nuk mund të kesh. Sepse me vlerat perëndimore në Afganistan kishte vështirësi edhe një president “krahasimisht modern” si Ashraf Ghani.

Gjithsesi, lidhja e ndihmës për zhvillim me mirëqeverisjen është një metodë. Pa dyshim është më mirë se të derdhësh para në një vend, pa shtruar asnjë pyetje. Por me Afganistanin, perëndimit do i duhet të heqë dorë nga ideja naive, se mund të eksportojë sistemin e vet një për një me mjete ushtarake.

Marrë nga Deutsche Welle

Share This Article
25 Comments
  • Pyetja ime per autorin e ketij shenimi eshte, se si mendon ai , ne cilin vende apo ne cilin sistem eshte “prodhuar” demokracia ? Ku e kostaton demokracine, ne sistemin totalitar jo, ne sistemin kapitaliste ?! I dashur autor, ne bote ka shume njerez qe kane perjetuar socializmin dhe kapitalizmin. Ata gjykojne dhe dine shume. Nuk kane nevoj per propogandues as si ti apo as si filizof te degjuar. Reliteti eshte kokforte. Ne socializem diktatin e bente E. Hoxha ndersa ne sistemin e parase jane miliona “shefa” qe imponojne diktatin dhe drejtesine. Ku valle e sheh autori shenimit ,demokracine qe ka mbytur perendimin dhe tani po e eksportone. Apo eshte ndonje individe me konto plote dhe eshte ne gjendje ti pergjigjet realitetit. Sepse dihet tashme edhe nje qytetar i thjeshte, kush paguan,konsumone demokracine. Ai qe nuk ka i mpihen trute e dhembet.

    • Duhet te kemi parasysh se Afganistani eshte ne nje nivel jetese fisnore. Ata jane nje mije vjet pas njerezimit. Nese vendet perendimore jane ne katin 1100 te nje godine zhvillimore, Afganistani eshte ne katin minus 1000. Ti ngresh ata njerez ne katin e 1100 duhen shekuj. Prandaj Amerika i la qe te behen pershesh me njeri tjetrin dhe ti zgjidhin vete problemet e tyre dhe te ngjisin katet e evolucionit njerezor dhe social. Tani, ne fakt, Amerika i ka ne dore me lehte talibanet. Pse? Sepse nese ata guxojne te bejne sulme ndaj Amerikes apo vendeve perendimore, ata mund te shkojne dhe ti bejne hi me avione e me bomba. Talibanet pastaj do te fshihen si mij neper shpella. Kjo eshte strategjia. Perse te luftoj ne toke kur i kontrolloj nga ajri!

  • Der sot ka patur vetem Tutele nen petkun e Demokracise. Pa patur Sovranitet real nuk mund te kete as Demokraci reale. Kete po e provon Shqiperia prej 30 vitesh ku Demokracia perkthehet si Tutele ambasadoresh.

  • Duhej te kalonin 70 vjet e te vriteshin miliona bij nenash qe politikanet amerikane ta kuptonin se demokracia nuk mund te eksportohet me dhume, ashtu sic nuk mund te ndertohet as socializmi me diktature.

  • Dhe me e forta eshte ,
    kur degjon ne mediet e analistet e Ksaj Bote ,kur deklarojne se ;

    Pranvera Arabe ishte nji Deshtim i Perendimit per vendosjen e Demokracise ne vendet Arabe lol,

    mbas se ciles ,pra kasj Deklarate Tinzare fshihet qellimi
    i vertet i Stuhise qe perfshiu vendet Arabe nen Codin Hipokrit / Sarkastik “Pranvera Arabe ” !!!

    Nuk duhet te harrojme se , edhe ke ne ne Shqiperi ,
    u ndje nji Stuhi e tille edhe pse jo me ate intensitet shkaterrues si ne vendet Arabe ,por qellimi ishte pothuaj i njejte ,
    nqs do shikojme pas kto 30 -vjet shtazeri Demokratike .

    Pra ke ne u aplikua nji stil i Moderuar i “Pranveres Arabe”

    qe ne mundet ta quajme vet ,si nji “Pranvere Shpellaresh ”

    dhe Experimenti me FakeDemokracine ,,,vazhdon 🙂

    • poplli Demokrat skipetara
      je fantastik në marrëzinë tënde,por mos kujto se je i vetëm!!
      ke dhe shumëe shumë të tjerë!!
      analfabetë funksionalë të lindur!!para të harxhuara si nga prindërit tuaj dhe nga shteti për atë muto shkollimi që keni marrë!!
      ti kishin bërë dru ato para do të ndroheshin shekuj të tërë!!

      • anticenshurre ,

        po si mer ngele i njejti idiot ktu i viteve me par .
        Nji llapaqen i pandryshueshem ,
        qe nuk ja ke iden asgjeje ne kte Bote ,se si rrotullohet dhe ke injorancen te fyesh e ofendoshe , me te njetin Komnet qe i ben edhe te tjereve ktu ,
        pa pik kuptimi e llogjike Njerezore si nji rrop K. vertete !

        Hik er halabake e gjej shoket e tu ,njeri pa tru e mjafte debil .

        • poplli Demokrat skipetara
          ose
          anticenshurre 00000000 , perdor te njejtin Koment vend e pa vend si nji idiot fantastik ! o te dhifsha n’kaptin o kokrra e debilit se le nam !
          tru shqipcari rrota cari !
          me pseudonimin e parë kujtova se ishe ndonjë RK i freskët,por me të dytin shosh që qënje një RK i fishkur,ose më mirë i kalbur me kohë!!
          ke të drejtë,po ta kisha ditur se kush ishe nuk do të kisha harxhuar kohën kot!!
          ti nuk e ke nga ajo që thash më lartë!!
          e ke nga seniliteti!!
          e pleqërinë nuk duhet me e ofendu!!
          një ditë dotë jem dhe unë si ti,por shpresoj që të jem në gjëndje të kuptoj se duhet “mbyllur goja”!
          po nuk e kuptova,do dalë ndonjë “anticenshurre” tjetër që do të ma këthejë kusurin!!

  • Kjo çeshtja e demokracise dhe lirise, eshte e pa zbardhur , e pa provuar plotesisht, por dhe e veshtire ndoshta per ta kuptuar e sjellur ne shoqeri dhe jo tek vetem individi. Ma merr e shkreta mendje se duhet te ndajme dy gjera qe ne fillim; do rrojme (jo jetojme) ne shoqeri apo si individ dhe çfare raportesh do te ndertoje individi me shoqerine? Ne qoftese do rrojme ne shoqeri, shtet, komb etj do kufizojme termin liri dhe demokraci ne kuptimin e sotem, ne qoftese do rrojme si individ neper skuta, pyje e shkretetira, pa marrdhenie shoqerore me njeri tjetrin, liria eshte pa kufi dhe demokracia ka shkuar ne integralitet, pa limit, sepse vepron ligji xhungles. Minçurini na ka mesuar se hibridizimet nuk kane jetegjatesi standarte te pandryshueshme; nuk merrem dot me keta “minçurinet” njerezor se fjalet dhe filozofite e tyre me keq se te Dickenit, nuk gjejne rehat ne te kuptuarit tim. Per te mos u zgjatur, liria dhe demokracia qe kemi ne sot perplasen me njera tjeren dhe na kane veshtiresuar jeten. E fundit eshte prona private dhe paraja qe me sy e shikojme qe shkaterrojne jete. A ka ndonje te mençur qe te rregulloje keto raporte me njera tjetren qe jeta e çdo qenie humane te jete e njejte dhe jo si sot qe miljarderet shijone gjithe boten, ndersa fukarai vdes per buke e strehim. Se nuk eshte qe ai ka mendje me shume, por ndertimi raporteve te mesiperme, atij i kane dhene liri me teper dhe demokraci me shume…

    • Po. Ndryshimi, ndertimi i shoqerise dhe i shtetit jane shume te rendesishme. Harmonizimi i te gjitha lidhjeve eshte perparimi me i mire. …. Pa USA dhe EU keto ndryshime do te ishin te pa mundshe ose te veshtira ne Shqiperi. Po te shohesh ne 20 shekuj, historia politike dhe sociale e shqiptarve eshte nje katastrofe. Mungesa e edukates, e besimit, e sinqeritetit, e miresise, e ambicies, e mesimit, e kultures, e zgjedhjes se anes perparimtare, e grupimit dhe aleances strategjike. Rasti i Shqiperise tregon qarte se te jesh i diplomuar nuk mjafton per te qene nje vend I zhvilluar. Kjo sepse sundon tradhetia ndaj jetes, shoqerise dhe vendit. Por edhe « demokracia » ne vendet « e zhvilluara » kane veshtiresi. Ata qe genjehen nga fjala e lire, do te mund te gjenden perballe ligjeve te ashpra te ketyre shteteve. Prandaj hamonizimi i mardhenieve shoqerore mbetet veshtiresia e vetme e organizimit politike.

  • Naiv autori se perendimi nderhyri per te shkaterruar AL Kaeden as menduan se do ndertojne nje shtet demokratik.

  • Shume cinik shkrimi dhe shume i ulet botkuptimi . Nuk behet fjale per eksportime apo idiotesi te tilla . Qyteterimi eshte ne konflikt me erresiren dhe ne duhet te mbajme nje ane . Te mbash anen e quteterimit eshte gjithmone e drejte .

  • Eksportim demokracie nuk eshte provuar askund, aq me pak ne Afganistan!
    Ajo qe eshte provuar ne Afganistan dhe gjetke eshte fakti se modeli Perendimit i Tutelave qeverisese me vello demokratike nuk mund te eksportohet/

  • “Por ideja e eksportimit të demokracisë dështoi, jo vetëm në Afganistan, por në tërësi.”
    edhe mallrat nuk mund të eksportohen nëse vëndi “importues” nuk i do,e jo më një sistem shoqëror!!
    sulmi dhe pushtimi i afganistanit nuk ishte për të përmirsuar sistemin shoqëror në atë shtet!ishte thjeshtë një reaksion i asaj që ndodhi në 11 shtator 2001!një shtet i dobët sulmoi një shtet jashtëzakonisht të fuqishëm,një superfuqi!pavarsisht se “sulmi i afganistanit” nuk ishte bërë nga ai vetë dhe mbi të gjitha ata që bënë këtë sulm,atantatet,nuk kishin parashikuar as në ëndërra se do të ndodhte një gjë e tillë,ai solli reaksionin që do të kishte çdo i fortë kur sulmohet nga një më i dobët se ai!!
    pushtimi dhe shkatërrimi i alkaidës,nuk mund të shkatërrohet 100% një fenomen i tillë,vetëm se është dobësuar në maksimum dhe po pati terrenin e duhur mund të lulëzojë më fortë se më parë,ishte një masë mbrojtëse për shba!!
    për afganistanin nuk thanë asnjëherë se do të sulmonin atë vënd për të ndryshuar sistemin!!kuptohet që po të bësh një pushtim të tillë në rrugë e sipër do të përpiqesh të vendosësh sistemin që ti mendon se është më i mirë!!nuk e kuptojnë nuk e pranojnë dhe vështirë se mund të imponohet një gjë etillë,sidomos në një kohë kur ke një luftë të përhershme!!mund të provohet në kohë paqeje por jo në luftë të përditëshme!!
    ndryshe ishte iraku!!
    ai pati dy faza,të parën e kaloi me largimin nga kuvajti,që tregoi se sulmi amerikan në atë kohë ishte të detyronte sadam huseinin të largohej nga kuvajti!!pasi u realizua ky qëllim,amerika u larguar pa e prekur sistemin politik iraken,pra dhe diktatorin e tij sadamin!!
    i dyti nuk ishte gjë tjetër veçse një hakmarrje!!
    dhe kjo hakmarrje ishte kundër një personi të vetëm!kundër sadam huseinit!!
    pas atentateve të 11 shtatorit,ishte i vetmi në të gjithë botën që i përshëndeti me”i lumtë dora atij që i bëri”,në një kohë që mulla omari i pari i afganistanit,binladeni që i kishte planifikuar dhe urdhëruar,i mohuan dh u përpoqën të shmangin sado pak përgjegjësinë e tyre!koreja e veriu,irani,gjithë vëndet arabe me kadafin në krye,u bashkuan me amerikën,këtu ndryshe nga çdo moment tjetër dhe dy superfuqitë e tjera,rusia dhe kina u vunën ë krahë të shba!bile kina në atë moment ka hedhur në treg 600 mld dollarë,të barabartë,për kohën,me 3 mijë mld sikur ti kishte investuar shba!vetëm e vetëm që të mos përfundonte bota në një krizë si “depresioni i madh”!!
    hakmarrja kundër sadamit u jusitifikua me dy mënyra:
    1-armët e shaktërrimit në masë,që në anën bërthamore ishin gënjeshtra
    2-rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen,eksportimin,e demokracisë!!
    qëllimi i arrit!sadami u kap dhe u var!pra hakmarrj au realizua!
    qëllimi i parë,që u propagandua,nuk u realizua,sepse nuk gjetën atë që e dinin se nuk ishte,kurse qëllimin e dytë nuk e realizuan dot!
    gjithkujt mund ti marrësh me force diçka por nuk mund tia japësh sado forcë që të përdorësh!!
    demokracia është diçka që mund të mësohet,por asnjëherë nuk mund të vendoset me dhunë!!
    nga të gjitha vëndet ku ka hyrë një fuqi perëndimore,shtet demokratik,i vetmi që ka “mësuar” demokracinë ka qënë koreja e jugut!!taivani e ka mësuar pa dhunë!!të gjithë të tjerët nuk kanë mundur të mësojnë,dhe vështirë të mësojnë!!demokracia është si një shtëpi që duhet ndërtuar nga poshtë lart,dhe jo nga lartë posht!
    kjo e dyta është gjithnjë diktaturë!!
    diktaturat mund dhe të sjellin demokraci,por gjithnjë në një popull që është i prirur,që e kërkon deomkracinë!!duhet një ndërveprim,nga poshtë,populli të kërkojë të drejtat e tij,diktati,të jetë i prirur për të lëshuar!!

  • Kush e tha qe ne shkuam per te ndertuar shtet, per te çuar demokracine ? Keto jane fjalet e presidentit te Amerikes, Biden. Dhe e verteta e hidhur eshte se jo vetem ne Afganistan por kudo ku kane shkuar amerikanet nuk ka qene demokracia halli i tyre. Kush ka besuar dhe beson ndryshe duket qarte se genjen veten . E hidhur por e vertete……..!

  • Po kemi shembull Shqiperine.
    Nga diktature 50 vjecare , shkuam ne demokraci nje here 4 vjet dhe nje here 8 vjet demokraci edhe 20 vjet diktature me ferexhe demokraci
    Sa here ferexhe demokracia merr pushtetin ne shqiperi sundon primati Serbi

  • Nje vend ndryshon po e perkrahu shumica. Shumica nuk e perkrahu ne Afganistan, se ai mentalitet eshte.
    Edhe me Iranin eshte e njejta gje.
    Duket se edhe regjimi i Iranit nuk po njeh thyerrje. Po roli i ketyre
    muxhahedineve ne mergim ku qëndron?????
    Po une kam nje pyetje qe lidhet me vendin tim. A jane te armatosur brenda terrirorit ne Manze me mijera muxhahedine????? Nqs jane te armatosur, duke llogaritur numrin e tyre te madh, a perbejne rrezik per sigurine kombetare te Shqiperise? Se keta me nje urdher dhe ta marrin kalane nga brenda. 5000 sa jane keta, aq ushtare nuk i ka as ushtria shqiptare.

  • Libri islamik Kurani dhe Demokracia europiane perjashtojne njena tjetren.
    Pak a shume si ne trojet shqiptare.

    • dhe bibla e vjetër dhe e re njëlloj,por ja që kemi vënde demokratike!!
      panteizmi,ishte më afër demokracisë,por përveç athinës dhe romës nuk pamë tjetër të ishte demokratik!!
      si mund ta shpjegojmë këtë o lal??
      ndoshta thjeshtë me interpretime të këtyre librave të shënjtë apo duke i lënë këta të merren me shpirtrat dhe shteti me gjërat e tjera??
      europa e ka bërë një gjë të tillë!!

  • shkojne e i ndezin Flake i shperfytyrojne popujt duke i kthyer ne Mesjetare ,
    qe nga veshja e deri ke sjellja / kultura ne shoqeri ,

    (si tha rajson ne Shqiperi _ i shkaterroni gjithcka Komuniste se do ndertojme Industri Moderne Perendimore
    do ju nisin Cekun e Bardhe ) i cili doli Sterr i Zi si vryma er shpelles nga doli edhe “demokracia” e kafsheve !

    Pra ksaj Politike e hipokrizie i ka dal boja me kohe .
    I vune zjarrin dhe i shkaterruan si Shtete ,qe ne fund te fundit mbaheshin vete dhe jetonin si njerez njelloj si ne Perendim
    (e njejta mode dhe stil jete pak a shume – shikoni videot e viteve 70 si dukeshin Afgane Siriane Irakiene ,si visheshin dhe cfar kulturew kishin )

    pastaj eshte fare e thjeshte :Nqs do ta ndihmosh nji njeri ,
    nuk i shkon me zjarr ne dore ne shtepi dhe i ve zjarrin sepse do t’i krijoshe kushte e jete me te mire ,

    por shkon si njeri ,i paarmatosur ,financon e investon ne rimbekembjen e tij si Shtet e afron qytetari e Kulture si Njeri ,
    pa e zgjatur shume ,per ata qe kuptojne Thelbin e Demoracise Njerezore .

    I vune flaken ne emer te demokracise dhe i lane si qen endacake rrugeve te botes .
    Kjo eshte Politike cfarrosjeje e ska te bej aspak me Demokraci o kaqola ,
    qe merreni me Teorit e Demokracise pa hapur syt e pare mire Realitetin fake demokratik aplikuar nga perendimi kudo ne lindje .
    Edhe Siria o cfarros e bombardua rrafsh me token ,sepse do t’i sillnin demokracine !
    hahah
    tru me lesh qe hani vetem presh .
    Shikoni se cfar i beri popullit shqiptare kto 30-vjet Shqiperia eshte aq pran shperberjes si Komb e shkuli cdo rrenje Njerezore e Qytetarie nga Toka e kultivoj ferra e gjarprinj .

    Boll ,e me Brockullat Demokratike qellimi eshte skllaverimi i popujve dhe zhdukja e disa Kombeve pa taban duke lene ti udheheqein Talibane

    • o demir të ka zënë seniliteti a i vrarë!
      o të pjerdhça në vesh,repliko mos komenton në P të S!

  • Po ,demokracia exportohet.Amerika kete ka treguar gjate gjithe jetes se saj.Ajo kudo ku ka shkuar ka mbjelle faren e demokracise,ndonese me dhimbje.Te mos shkojme larg por pasqyren e kemi vendin tone.Kush guxonte te shkruante e te shpreheshe nen diktaturen e Enver Hoxhes keshtu si po shkruajne per momentin komentuesat pa pesuar gje?Lexoni komentet ne vite te gazetat shqiptare.Lloj-lloj mendime ide te mira ,idiote,extremizma po ne fund ideja eshte nje:Te permiresohet jeta e njeriut ,familjes,etj…Shikoni si punojne shqiptaret ne bisneset e tyre.Bankat jane gati te japin para per te hapur individi nje bisnes.Kush ka tru e shfrytezon(kjo eshte demokraci).Demokraci te kulluar nuk ka sepse keshtu eshte ndertuar shoqeria njerezore.Thone qe amerika deshtoi ne vietnam.Nuk eshte e vertete .Sot Vietnami eshte ndryshe,ka mardhenie te mira me Ameriken.Pra fara e demokracise qe hodhi amerika dha fruta.Po keshtu ne Kore.Shikoni luften kolosale qe po ben zj.Kim per te hedhur themele te shendosha te demokracise tek ne.Ja kjo eshte exportimi i demokracise.

  • Nuk mundet me pasur demokraci ne nje vend ku gjithe ajka e kombit eshte larguar ose vra! Edhe kur je nje kulture mijavjecare, nuk mundesh me krijuar demokraci kur ke vra gjithe intelektualet e ke vu talebanet ne pushtet , si ne Shqiperi ku kemi pasur talebanet komuniste si n’afganistan ku kemi talebanet fetare! Njetin rezultat kemi si ne shqiperi si n’afganistan: regres shoqeror e sundim te nje pakice te korruptuar , nje fis ne vetveti qe ka zevrndsuar fiset famijlare !!
    Edhe na edhe pak do i shohim Njishat tone to ik ne ndonje taxhiserbistan a grekistan edhe pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *