Fier, shitje droge, vjedhje dhe dhunë, 3 të arrestuar

anazapta

Një 52-vjeçar i dënuar në mungesë u arrestua në Ballsh nga policia. Besim Malasi kërkohej pasi me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është dënuar me 1 vit e 13 ditë burg për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Po dje u ndalua në flagrancë edhe Niti Paço, 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kërkohej për akuzën e “vjedhjes” së një motori. Në hetim në gjendje të lirë u mor edhe J. Ç., 16 vjeç, sepse ka qëlluar me sende të forta babanë e tij pas grindjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *