Plagosja në Suedi e djalit të Luan Tafilit, vetëm 12 vjeç, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në ngjarjet e përgjakshme që e kanë fillesën më 2 gusht të vitit 2000, në Shkodër. Prel Pjetrushi akuzoi se Mit’hat Havari dhe Sokol Koçiu tradhtuan policët në operacione dhe ndihmuan Admir Tafilin, teksa kërkoi rihapjen e dosjes së vrasjes së Arben Zylyftarit. Kurse Koçiu ka reaguar duke thënë se Prel Pjetrushi ka qenë një kontigjent dhe një ish-ministër e ka shpëtuar, duke e hequr nga lista.
