Tiranë, vetëvritet me çifte 36-vjeçari, shkak depresioni

anazapta

Një 36-vjeçar vrau veten dje në kryeqytet. Fillimisht u dëgjua një e shtënë arme dhe më pas policia rreth orës 15:30, në rrugën “Perlat Rexhepi”, gjeti trupin e pajetë të të riut në banesë, në katin e katërt të një pallati 8-katësh pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Policia e Komisariatit numër 2, e lajmëruar nga fqinjët të cilët dëgjuan të shtënat, ka shkuar në vendngjarje bashkë me grupin hetimor. Mësohet se Mihallaq Peko vuante nga depresioni prej disa vitesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *