PD në zi! Ndahet nga jeta demokrati, Basha “hesht”, duke mbledhur veten nga lajmi shokues! Këlliçi shpreh ngushëllimet

time

Ndërron jetë para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike Alfons Muça.

Lajmin e hidhur e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale. “Me dhimbje, ju njoftojmë largimin nga jeta të djalit tim Alfons Muça”, shkruan Aqif Muça.

 

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, ende nuk ka reaguar për këtë humbje të parakohshme të familjes së PD-së, ndërsa mësohet se “po mbledh veten”.

Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

Nderimet e fundit do të kryhen pranë shtepisë funerale Alba 2000 dt 04.07.2021 deri ditën e shtunë dt 10.07.2021.

Përcjellja për në varrezat e Sharrës : Ora 13:00 datë 05.07.2021 , nisja nga agjensia funerale Alba 2000

 

 

m.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Te dashur redaktore, “merreni veten”, rregulloni oraret e njoftimit, ndonese nuk perben lajm publik.

  • Verini gishtin kokes oooo njerez.
    Lajme vetem vdekje vrasje grabitje zjarr tritol perdhunim varje mbytje vetevrazje ….
    Mos u merni me te keqen o njetez se e keqja ndjell te keqen..
    Kudo ne bote ndodhin keto por askush nuk e jep si lajm.
    Kaq te varfer paskeni qene ne shpirt o njerez.
    Ka jeta shume po shume vgjera te bukura per te thene dhe per te degjuar.
    Mediat ne Shqiperi po bejne ate qe as asmi nuk ja ben nje populli…po e ysht me vajtim…trishtim…vuajtje erresire… po helmoni dhe po mbillni vetem trishtim oooo njerez.
    Tmerr.
    Bejuni njerez.
    Kthejani qetesine dhe buzeqeshjen atyre njerezve
    Eshte kaq e thjeshte….mos jepni lame te kobshme..
    Jeta ka edhe gjera te bukura qe juve as nuk I shikoni dhe as merni mundimin
    ..sepse eshte mbjelle kudo pema e trishtimit…vuajtjes dhe mjerimit.
    Prijeni ate peme vajtimi dhe vuajtje sa nuk eshte vone…
    Mbillni pemen e gezimit.
    Per kaq pak ka nevoje ai popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *