Klosi në Gjirin e Lalzit, komentuesit i kritikojnë kryebashkiakun e preferuar

time

Një resort gjigant në Gjirin e Lalzit, aq shumë i lakmuar nga miliarderët shqiptarë e të huaj, ka hapur dyert për turistët.

Është ministri Blendi Klosi që ka prerë shiritin së bashku me pronarët, e resortit në fjalë.

Gjiri i Lalëzit shpesh është bërë mollë sherri mes miliarderëve por edhe personazheve nga bota e krimit që kanë synuar të përfitojnë toka.

Aty ndodhen të ashtuquajturat vilat e politikanëve shqiptarë dhe jo vetëm.

E ndërsa ministri Klosi ka postuar fotot e investimit serioz, qytetarët kanë gjetur mundësinë të shprehin shqetësimet e tyre në komente.

Një koment që bie në sy është ai i një qytetari që i thotë ministrit “Dil këtej nga pedonalia e Golemit se po qelbemi bashkia e Kavajes Bashkia më e pa përgjegjeshme gjith janë për të rrjepur”.

 

Kujtojmë se Redian Krali është nga kryebashkiakët e prefereuar të Ministrit të Turizmit, pasi shpesh, jo vetëm para syve të kamerave por edhe jashtë tyre, ata shoqërohen në investimet e sektorit të turizmit në qytetin e Kavajës.

 

m.m/dita

Share This Article
6 Comments
    • E ema Saliut, Edit, Likes e Mones kane pas token e madhe.
      Bujare e fisnike, po e shperndajne per popullin.

  • Politikanë MOTËR QIRA për 30 VJET RRESHT !! BABËZIA do i MBYSI kèta PLEHRA dhe FUNDËRRINA Politikanë të këtyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI dhe DEGJENERIM TOTAL !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ Blendi Kosi i KORRUPTUAR deri në PALCË !!

  • Qeveri qe inauguron punet e privatit.Ne vend qe te hetojne se ku u gjeten leket qe u ngrit ky resort ne i inaugurojme dhe kurna prishen pazaret kerkojme ti bllokojme.ti shembim dhe t’ja hedhim fajin te tjereve.

  • Mos u lodhni kot me statuset tuaja. Keta politikane, po tu jepet mundesia, edhe ne te gjitheve na shesin per skllever, per interesat e tyre personale. Shikoni sa kane vjedhur, ku do ishte niveli ekonomik i vendit ne sd paret e vjedhura prej tyre do te ushin ne buxhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *