Një pikë e re doganore pritet të hapet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vendim që është marrë gjatë takimit të datës 25 qershor mes komisioneve për kufirin mes dy vendeve.
Në këtë takim janë diskutuar çështjet aktuale të bashkëpunimit lidhur me kufirin dhe janë shkëmbyer mendimet që kanë të bëjnë me dinamiken e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe është konstatuar që vendkalimin Cemi i Trieshit- Grabon (Zatrijebaçka Cijevna –Grabon) duhet hapur deri në fundin e korrikut të këtij viti, është kumtuar nga MPB, transmeton portali “Plava e Gucia Sot”.
“Në këtë takim është konstatuar që vendkalimi Cemi i Trieshit- Grabon i ndërtuar bashkarisht ne territor të Malit të Zi duhet të hapet sa më shpejt, e më së voni deri në fund të muajit korrik të këtij viti dhe që ky vendkalim do të kontribuon në zhvillim të ekonomisë turistike të Malit të Zi dhe të Shqipërisë dhe do ti zvogëlon kolonat në vendkalimet e tjera mes dy shteteve”, thuhet në kumtesë. Siç janë prononcuar nga MPB është konstatuar që përgatitjet për vendosjen e kontrollit të përbashkët kufitar në vendkalimin e ardhshëm kufitar Ckla-Zogaj po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe se ministritë e punëve të brendshme të dy vendeve me kohë do ta harmonizojnë tekstin e Draft protokolit mbi procedurat e realizimit të kontrollit të përbashkët kufitar.
“Ky takim ishte rast i mirë për shqyrtimin e mundësive të zgjerimit të kapaciteteve në vendkalimin e përbashkët Sukobinë-Muriqan ndërsa përfaqësuesit e Shqipërisë kanë raportuar qe janë duke u ndërmarrë aktivitete lidhur me sigurimin e mjeteve financiare për zgjërimin e kapaciteteve në këtë vendkalim kufitar”, thuhet në kumtesë. Është theksuar që vëmendje e posaçme i është kushtuar përgatitjeve për sezonin e ardhshem turistik, dhe se policitë kufitare të te dyja shteteve janë dakorduar që gjatë periudhës së ardhshme, në takimet e përditshme që do të mbahen në nivel lokal, do të analizohen dhe harmonizohen aktivitete mbi parimin e një ndalese, me qëllim tëthjeshtësimit të procedurës dhe të përshpejtimit të kalimit të kufirit në të dy drejtimet. “sa i përket kontrollave dhe të matjeve të koordinatave të shenjave kufitare të cilat mungojnë në vinë kufitare ndërmjet Malit të Zi e Shqipërisë, këto aktivitete do të vazhdojnë sipas procedurave të përcaktuara, është vendosur në këtë takim”, thuhet në përfundim të prononcimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.

Hahahaha –Hajde estrade hajde –Estrada e vellait te Vucicit nga Surreli
Tani do vene Shqiptaret ne Mal te zi per turizem se e kane merak shume
dhe se nuk kane bregdet ne Shqiperi ..looooooooooooooool
Me kete logjike nuk duhet te shkosh per turizem as ne krahun tjeter te Adriatikut, Itali, madje as nga Tirana s’duhet te shkosh ne Vlore meqe Durresi eshte 30 minuta larg por nuk eshte keshtu. Ka lidhje me deshiren per te udhetuar dhe pare vende te reja. Pengesat behen mire qe lehtesohen apo hiqen fare.
Shihi pak anglezet se si po e perjetojne keq kthimin prapa sepse detyrohen te mbajne rradha ne aereoporte bashke me shqiptaret dhe ekstrakomunitaret e tjere.
Po te vjen hidhur eee.Si shkon Saliu me gjyqin kunder Amerikes ne France?