Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë në kuadër të procesit të vaksinimit masiv.
Njoftimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, e cila shkruan se kështu do të mund të rrisim edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve.
“Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, duke vijuar lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anti-COVID, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga COVID-19”, shkruan Manastirliu.
j.l./ dita
