Grupi i prodhuesve të shampanjës franceze reagoi ashpër të hënën ndaj një ligji të ri të Rusisë, që i detyron prodhuesit e huaj të shtojnë referencën “verë e gazuar” në shishet e tyre.
I revoltuar, grupi francez bëri thirrje që eksporti i pijes ikonë të Francës drejt Rusisë të ndalet.
Ligji i firmosur të premten nga presidenti Vladimir Putin, u kërkon të gjithë prodhuesve të verës së gazuar ta etiketojnë këtë veçori tek produktet e tyre, tek etiketat prapa dhe jo në ato përpara shishes.
Ndërkohë që prodhuesit rusë të së ashtuquajturës “shampanskoye” mund të vazhdojnë të përdorin termin në fjalë.
Përveçse kërkoi ndërprerjen e eksporteve në Rusi, grupi deklaroi se emri “shampanjë”, që i referohet rajonit francez prej nga vjen pija, gëzon mbrojtje ligjore në 120 vende të botës.
“Kjo është tragjike për prodhuesit që po humbasin të drejtën legjitime për të përdorur këtë emër. Është shumë shqetësuese edhe për faktin se konsumatorët rusë, duke parë etiketën e re, nuk do të mund të vlerësojnë më cilësinë dhe origjinën e verës që blejnë”, tha Charles Goemaere, president i grupit të prodhuesve të shampanjës në Francë
Prodhuesit francezë të verës, që përfshijnë 21 mijë prodhues të shampanjës, eksportojnë çdo vit 1.5 milionë shishe të kësaj pijeje në Rusi.
Lëvizjet e fundit bënë që kompanitë më të njohura të prodhimit të shampanjës në Francë të humbnin pikë në bursën e Parisit, ndërsa pikët e prodhuesve rusë të verës së gazuar u rritën. / euronews

Shampanja franceze ruan gazin origjinal te veres.
Vererat e gazuara jane prodhime artifice me gaz te implikuar.
Prodhuesit franceze kane te drejte.