2014 është një vit që nis me praninë e zgjatur të një planeti energjik dhe të ashpër si Marsi në shenjën tuaj. Një vit i cili do t’ju shohë të niseni me shpejtësi drejt objektivave të mbetura pezull dhe që nuk do ta keni aspak të lehtë të arrini disa prej tyre. Disa iniciativa tuaja, fillimisht do të kundërshtohen nga familjarët që i druhen një dështimi të mundshëm, por ju do të dini t’i bindni ndonjëherë edhe duke u imponuar se projektet e tuaja do të japin rezultatet e pritshme. Për t’u përgëzuar janë kuraja, këmbëngulja dhe kreativiteti që ju karakterizon dhe nuk ju lejon të bini në apati.
Saturni në shenjën e Luanit ju krijon probleme të herëpashershme në bërthamën tuaj familjare, duke ngritur polemika në lidhje me shtëpinë apo fqinjët. Edhe Jupiteri nuk duket nga ana juaj këtë vit, ndikimi i tij në shenjë do të jetë faktor nxitës për mosmarrëveshje me partnerin dhe bashkëpunëtorët në sferën profesionale, si dhe pengues në lidhje me financat! Por mos u demoralizoni, ky vit do të ketë ulje-ngritjet e tij, ku periudhat më të mira në të cilat do të ndjeni “prekjen e zanës” në të gjitha sferat do të jenë midis 4 shkurtit dhe 12 marsit; 23 prillit dhe 17 majit, si dhe nga 10 dhjetori deri në fillim të vitit 2015.
Dashuria
Gjatë gjithë2014-s dashuria do të jetë një pikë mbështetëse për ju, ndërsa në sferat e tjera do të keni më pak sadisfaksione, të cilat i prisni prej kohësh. Prania e Marsit luftarak në shenjën e Demit për muajt e parë të vitit, përkon me transitin e Afërditës përkrahëse dhe nxitëse, e cila nga shenja e Bricjapit, ju buzëqesh dhe ju lejon të jetoni muaj të tërë në harmoni stimuluese. Ajo gjithashtu do t’ju ndihmojë të rivendosni disa nga marrëdhëniet afektive të prishura më parë.
Në lidhje me partnerin/en mbetet problemi i përhershëm: xhelozia, ndonjëherë posesive dhe armiqësore, e cila mund t’ju shtyjë në konflikte të panevojshme me atë që dashuroni. Në të vërtetë janë vetëm fantazma në mendjen tuaj, rivalet/ët që duket se i shihni gjithandej. Çlirohuni njëherë e mirë, personi i zemrës ju qëndron besnik.
Si Jupiteri dhe Neptuni lejojnë një pranverë në të cilën do të ndaleni të reflektoni për sjelljet në çift. Një liri më e madhe do t’ju japë mundësi të dyve për hapësira të reja që i bëjnë veçse mirë marrëdhënies tuaj. Vera do të jetë një stinë me një kredhje të ethshme në pasione dhe rizgjime të dashurisë.
Për të paangazhuarit do të mbërrijnë “meteorite” të papritura dhe shumë të këndshme sentimentale. Jupiteri që ju kundërvihet do t’ju pengojë të nisni një raport të ekuilibruar afektiv. Lërini mënjanë dyshimet dhe do të shihni se prania e partnerit do t’ju falë ngrohtësi shpirtërore dhe një ndjesi të mrekullueshme mbrojtjeje, ajo çfarë nevojitet për ta kthyer një histori dashurie në një idil të vërtetë!
Puna
Është e kotë t’ju fshihet se profesioni për ju të shenjës së Demit do të jetë një rrugëtim me shumë pengesa këtë vit: Saturni nga shenja e Luanit, Jupiteri nga ajo e Akrepit dhe Neptuni nga Ujori, do të përkufizojnë disa situata ku ambiciet do t’ju nxitin që të vazhdoni më tej, por rrethanat qiellore në përgjithësi nuk do të bashkëpunojnë pro arritjeve tuaja profesionale.
E megjithatë nëse ka një gjë për të cilën shquhen Demët është aftësia për të bindur në të mirë dhe në të keq të gjitha ata që ju rrethojnë që të përqafojnë kauzën tuaj. Nga ana tjetër, Marsi nga 17 shkurti ju karikon me grintë dhe energji. Ndodh shpesh të humbni durimin me lehtësi dhe bëni gabime të cilat jua vështirësojnë jetën. Tregohuni diplomatikë dhe analizoni me zgjuarsi lëvizjet që do të bëni.
Paratë
Forca dhe vrulli me të cilën hyni në 2014 është dëshmia e qartë e vullnetit që keni për të dalë nga kushtet ekonomike aktuale tepër të kufizuara. Këtej e tutje do të kërkoni taktika për të mbajtur një nivel të lartë jete duke përmbushur plotësisht nevojat e tua. Natyrisht që lëkundeni midis dyshimeve: “të harxhoni para pa u shqetësuar shumë për të ardhmen, apo të kurseni dhe investoni? Midis dy hipotezave, sigurisht që ju anoni nga e para. Jupiteri tekanjoz do t’ju krijojë mundësi të kufizuara në të ardhura për të investuar në gjysmën e parë të vitit, por mos u dekurajoni, Dielli do t’ju orientojë drejt ringritjes në gjysmën e dytë të vitit, që do të finalizohet me një triumf në ditët e fundit të tij.
Forma
E keni nisur me këmbë të mbarë për t’i dhënë shëndetit tuaj harmoninë për të cilën ka nevojë. Yjet zgjojnë te ju energjitë e nevojshme për të përballuar pengesat e shumta që ju presin. Forma e shkëlqyer trupore do të jetë aspekti juaj më i favorizuar për këtë vit.
Janar
Fuqia e madhe që zotëroni në këtë moment, ju lejon të kaloni një “rrethim” të forcave qiellore, të cilat duan t’ju mbajnë peng të dështimeve, por me ndihmën e Marsit dhe me favorizimin e Afërditës, Diellit dhe Mërkurit, do të dini të gjeni çelësin e duhur për të hapur shumë porta.
Shkurt
Marsi vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj duke ju sugjeruar nisma të rëndësishme, por do të jetë Afërdita e cila do t’ju rrethojë me dashuri të gjithanshme. Flirtet dhe joshjet e ëmbla do të jenë një realitet i bukur për ju këtë muaj!
Mars
Do të dominojë klima pozitive në rrethin e miqësive. Do të kesh raste shumë të mira për t’u socializuar nëse dëshiron të tërheqësh vëmendjen e personave me të cilët mendoje se ishte e pamundur të lidhje kontakte (më shumë për shkak të pozitës së tyre). Ky muaj të ofron shumë kontakte me orientime të dobishëm për ty.
Prill
Idetë dhe projektet e menduara janë sigurisht të realizueshme, por për fat të keq mungojnë mundësitë financiare për t’i konkretizuar. Është më mirë të kërkosh ortakë dhe financues që t’i mbështesin që në fillim projekte të cilat i ke menduar vërtet mirë.
Maj
Muaj i mbushur me entuziazëm: energji mendore, aftësi e shkëlqyer sipërmarrjeje, iniciativa fituese, janë këto elementet më të mira që zotëron dhe që mund t’i përdorësh siç beson më mirë! Në këtë muaj to jesh në kushte të tilla për të arritur maksimumin!
Qershor
Kalimi i Afërditës ëmbëlson sjelljen tënde dhe shumëfishon sharmin që zotëron. Transiti i yllit të dashurisë të bën në mënyrë të pandërgjegjshme tejet tërheqës/e dhe sensual/e, duke të kthyer në objektin e vëmendjes së të tjerëve, shpesh edhe të ngacmimeve të guximshme.
Korrik
Dëshirë për liri? Saturni dhe Marsi duan të ta mohojnë, por Urani dhe Dielli, janë bashkë për të të liruar nga çdo pengesë… Të japin forcë për të vazhduar përpara me nismat e tua më ekskluzive dhe të pavarura. Mos ki frikë të vraposh, sa herë rrëzohesh ringrihesh edhe më i/e fortë.
Gusht
Në këtë muaj ndërron faqe! Tundimet për të frekuentuar të njëjtat vende, dobësohen nga propozime jo të zakonshme për natyrën tënde dhe alternativa-kurthe të sugjeruara nga yje të pozicionuar kundër teje. Ndonëse udhëtimet dhe njohja e vendeve, kulturave apo ushqimeve të reja nuk të ka tërhequr kurrë si tani, aventurat nuk ju këshillohen këtë muaj.
Shtator
Është koha për të vendosur rregull në mënyrën tuaj të të vepruarit, është koha që programet dhe idetë të marrin rrugën e duhur. Kjo nuk ju pengon të mendoni për flirtet e lindura gjatë verës që do t’ju hedhin në krahët e pasionit. Do të keni shoqëri të këndshme dhe stimuluese netëve.
Tetor
Grupi i familjarëve ka ide të ndryshme mbi investimet e përbashkëta: teza juaj mund të kalojë në minorancë. Në këtë fazë përpiqeni të mos u shmangeni detyrave edhe pse mund të jenë mbytëse. Ndoshta jeta juaj e përfshirë në rutinë është e sakrifikuar, por duket se nuk ka një alternativë tjetër për tani…
Nëntor
Empatia dhe njohja me nevojat e të tjerëve mund të përfaqësojnë një rast pozitiv për të hedhur dritë mbi problemet që kërkon të zgjidhësh pa vonesa. Yjet të “rrahin krahët” sepse gjen tonin e duhur për t’u përballur me problemet pa polemika dhe agresivitet.
Dhjetor
Tani që Jupiteri ka arritur shenjën e Shigjetarit, tensionet e shumta do të zbuten dhe të të lejojnë të marrësh frymë lirisht në të gjitha këndvështrimet: Do të kesh mundësinë të nisësh një sipërmarrje të mirë financiare, duke rritur gradualisht të ardhurat. Planetet, pas një “ndëshkimi” të gjatë, duan të t’i dhurojnë perspektiva pozitive për të përmbyllur sa më mirë vitin e vjetër!
