SHËNIM: Komentet e Dasarës, halli çfarë shkruan apo si shkruan?!

anazapta

Pak e nga pak Dasara, mbesa e Berishës, po afirmohet si një pasardhëse e denjë e sagës familjare, (nga e jëma), duke ngjyer me pak politikë shpërthimet e moshës. Nuk ka asnjë info deri më tani se ku mund t`i ndrijë ylli i së nesërmes, fjala vjen në shkencë, art, sport apo biznes, pasi angazhimet i ka më shumë të fokusuara tek terreni ku ka qenë e vijon të jetë lojtar – edhe pse i dalë me t`kuqe – gjyshi i saj heroik.

Madje në këtë pikë, saga e Berishajve ia ka kaluar ku e ku asaj të Hoxhës. Kjo e fundit mund të gjallojë në shumë forma, të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, si program politik apo si sjellje politike, si kulturë të menduari apo të vepruari, tek të majtë por dhe tek të djathtë bashkë, por të paktën, nga familja, përveç zërit të mekur të së vesë, askush tjetër nuk ka bzajtur gjithë këto vite. Fëmijët, nipërit e mbesat e ish-diktatorit, vijojnë jetën e tyre normale, larg çdo ngacmimi sado të vogël me  të kaluarën e njeriut të tyre, të paktën në publik.

Ndërsa ndryshe ndodh me Berishajt: për ca vite, ishte vetëm ai. Më pas u shtuan dhe të tjerë, që tashmë formojnë një kor, me solist atë vetë. Dasara është zëthi më i ri këtij kori, që së fundi, ka denoncuar në FB skuthllëkun e Fevziut, që sipas saj është njeriu që i lëpihet çdo pushteti. Pa u marrë shumë me zemërimin e saj ndaj drejtuesit të Opinion-it, ku lajmi mund të jetë vetëm fakti se, nëse Dasara mendon e shprehet kështu, po të njëjtin gjykim fshikullues duhet të ketë për Fevziun edhe pjesa tjetër e familjes, do ia vlente të ndaleshim në ca rreshta tek kualiteti gjuhësor i frazave të saj.

Më ka pëlqyer një lajm i muajve më parë, ku në pak fraza të një postimi në FB të Berishës, ishin kapur një sasi e frikshme gabimesh drejtshkrimore e gramatikore. Dasara është më llahtar në këtë pikë. Sigurisht, njeriu nuk mund t`ia thotë në çdo fushë; diku do shkëlqejë e diku do jetë i zbehtë; diku do ia qullosë e diku do dështojë, por kur ke vendosur të komunikosh me gjindjen e ta kesh këtë komunikim kredo qenësore të afirmimit, më e pakta e domosdoshme do ishte një shqipe e pranueshme në drejtshkrim.

Por si duket, kemi një rast unik, ku ajo që shkruhet, është në përpjestim të drejtë me atë se si shkruhet; që do të thotë se sakatimi i leksikut në të shkruar buron nga leksiku sakat në të menduar.

Share This Article
23 Comments
    • Moderator mos censuroni mesazhet tona botojeni te plote dhe mos lepini …. e Saliut dhe te pjellave te tij . Jemi te pergjegjshem per ato qe shkruajme .

  • po ckeni qe merreni me te..nje vajze adoleshente qe mbron gjyshin…e komentuar ne gazeten Dita…lereni mos i jepni rendesi se po e ktheni ne figure publike nje idiote te egzaltuar

  • Edhe ky shkrim ka shume gabime (diku do ia qullose e jo qullos). Megjithate shqipja e adoleshentes ishte skandal fare. Eshte Shqiperia dixhitale qe avancon.

  • Lereni kete adoleshente debile te lehe si gjyshi deri sa te lodhet ,se duke mos ia varur , do te qepe gojen e saj te ndyre si te plakut te rrjedhur,qe e ka gjysh 8mos e paste .o zot)

  • Mesuesen e kalamajve duhet ta zgjedhesh profesioniste dhe jo militante. Ah keta militantet….. Do i vuajme te gjithe pasojat e tyre ne kurriz

  • HALLI ESHTE SE SI SHKRUAN ;PASI PER TE KUPTUAR SE CFAR SHKRUAN DUHET TE LEXOJE RILINDASIT E SHQIPERISE DHE KOKAT E LETERSISE EUROPIANE E BOTERORE ;GJE QE EDHE FAMILJA E SAJ NUK E KA BERE DERI ME SOT ;KJO KUPTOHET QE ESHTE KOKBOSHE ME SHUME QOSHE

  • Nuk eshte halli se cfare shkruan, se cfare pret nga nje cupeline te gjithe e dine sidomos ne ambientin ku eshte rritur ajo. Problemi eshte se si shkruan gjuhen e saj, kur kjo nuk din the shkruaj si duhet cfare pret nga moshataret e saj.

  • pjell berishjane.. po megjithate duhet dhe ajo te jap opinionet e saj.. sa keq qe e ka kuptuar gabim demokracin,,

  • Kjo çorolinge, nje cope llokem mishi me sy, flet e mbllaçit gjithçkah flitet e diskutohet keto kohe ne familjen berisha, duke bere njekohesisht edhe zedhendesen e grupit mafioz sali, liri, shkelzen, argita e dhenderushit pa asnje mend ne koke.
    E rendeishme eshte qe ajo nxjerr sekretet edhe pse broçkullit si adoleshente e vonuar.

  • Vetem kini kujes se mos u shan nga baba ,pa te tjerat rregullohen! Ka mesuar nga gjyshi ,se gjyshi i ka qef te sharat e sidomos ndjek grate ,kur shkojne ne motele .

  • pirdhni pirdhni o kelyshet e Edit .Desara ka jeten e saj dhe ju sja komandoni ia komandon zoti .Sa per ghyshin e saj qe eshte burre e jo karagjoz e nudist ju me keto komente si ne pijetore e kafene i rruani leshte te vendi Berishes.

    • Dhe ti qenke nudist por nga MENDJA more i varfer.Ke sy po s´do te shohesh o i mjere se ne gjithe boten qofte dhe ne Afrike asnjeri nuk le nipin apo mbasen qe te nxjerri´´hallate´´e shtepise ne pazar por kete e lene se e dine qe s´kane me asnje shans……….por bej habi si ju´´ka ngjitur kete sindromin e te shares ky debili qe kishim KYER-MINISTER´´se dhe ENVER HOXHA ishte si ishte por nuk shante njeri……..nga jeta personale………por c´fare them dhe une!!!!!!!!!!!
      Me vjen keq mor KULI se si paske pseudonimin paske dhe mendjen CULO pra mendje NUDISTE.

      P.S.kujdes me CULOT NUDISTE……….

  • Nese do i shpetoj Saliu, do i pesoj e e bija. Nese do i shpetoj edhe Argita, do ti vuaj kjo qe duket qgsh tani, do behet nje (Deleted} e ndgre. Brenda tre brezash dikush do i vuaj

  • Me duket dobesi shume e madhe te perdoret figura e nje vajze te re aktiviteti i se ciles eshte vetem mendimi i cfaqur ne Facebook. Te denosh keto mendime te lira dhe te kerkosh te besh krahasim me mbylljen e gojes se femijeve te ish diktatorit eshte si krahasosh bezdisjen e mizes me kafshimin e gjarperit. Nuk kane mbyllur femijet gojet, por jane mbyllur dosjet. Mos harrojme se Enverit ju rrezua busti por asnje parti deri me sot nuk ka analizuar vepren e tij, eshte akoma hero i popullit. Po keshtu eshte e dhe gjendja me Saliun. Ju doni te tregoni injorance merruni me kete Darasen por e verteta eshte qe gjyshi i Dasares eshte deputet qe deri tani nuk i ka hyre nje gjemb ne kembe. Ky deputet eshte akoma karvani i politikes shqiptare dhe ne jemi qente qe lehim. Nqs. ju pelqen ky status vazhdoni merruni me artikuj te tille te nje niveli thashethmnaje rrugesh. E keni pervoje nga qeveritaret qe ju premtojne para zgjedhjeve petulla te nxehta dhe pastaj kur fitojne thone se i kishin skuqur me uje.

  • Cfare moshe ka kjo me emrin Dasara, Mos i beni publicitet, por lereni te merren djemte e rinj. se edhe ajo njomoeshtire eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *