Nga kërcënimi me ‘video sekrete’ prej ish-shoferit dhe atentati në zyrë, te arrestimi i sotëm: Historia e kryebashkiakut të Lushnjes

redaktor

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje i arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rënë pre e një atentati me granatë në zyrën e tij.

Ngjarja ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2019, pak muaj pasi Tushes u vu në krye të Bashkisë Lushnje, pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku mori pjesë vetëm Rilindja PS.

Atentatori ishte Gëzim Saraçi, ish-shofer personal dhe njeri i afërt i kryebashkiakut. Ai ishte pas muajsh në konflikt me Tushen, u paraqit në zyrën e Bashkisë dhe në ditën e fundit të vitit 2019 hodhi granatën. Granata shpërtheu poshtë tavolinës, dhe ajo që mbeti e plagosur ishte sekretarja e Tushes, Erisa Qalliu. Vetë kryebashkiaku, që ishte edhe shnëjestra e atentatit, shpëtoi paq.

U përfol se Saraçi, qĕ merrte rrogë në Bashki megjithëse nuk figuronte nĕ bordero, e kërcënonte Tushen me video sekrete, por përmbajtja e tyre nuk u bë asnjëherë publike.

Pas ngjarjes, pati edhe akuza ana e opozitës, e cila deklaronte se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në atentat.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *