Britania regjistron numrin më të lartë të infeksioneve që nga 29 janari, rriten edhe vdekjet

Ornela

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19 që nga 29 Janari.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit 28 773 persona të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus.

Numri i vdekjeve të raportuara sot është 37, numri më i lartë i viktimave që Britania e Madhe ka regjistruar që nga 23 Prilli.

Deri tani në Britaninë e Madhe më shumë se 79 milionë persona e kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërkohë që 33.8 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

Gjithsesi, Jonhson konfirmoi se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme dhe rregulli i distancimit social do të shfuqizohet në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu, nuk do të vlejë më masa që lejon grumbullimin deri në 6 persona nëpër banesa, dhe rekomandimi për të punuar nga shtëpia.

Faza përfundimtare e rihapjes së plotë të vendit, do të vijojë sipas planit, në 19 korrik.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *