Rama “qahet” sërish për mungesën e vëmendjes nga Bashkimi Evropian. “Ballkani u nda edhe për vaksinat kundër vdekjes!”

time

Shqipëria i është ‘qepur’ Bashkimit Evropian prej vitesh që t’a anëtarësojë vendin në familjen e madhe, por që pas mohimit për hapjen e Konferencës ës Parë Ndërqeveritare, Kryeministri Edi Rama i është vënë për një arsye tjetër.

Rama nuk ka reshtur së kritikuari Evropën për “JO”-në e pamerituar ndërsa tani e ka akuzuar edhe se i la popujt e Ballkanit në mëshirën e Zotit përballë vdekjes.

Si një fëmijë që ankohet për njerkën, në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, Rama tha se shqiptarët jetojnë në kohëra të vështira, dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së

Rama u shpreh se Ballkani u nda nga BE edhe për vaksinat kundër vdekjes.

“Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne shqiptarët u rënduan nga tërmeti, që i parapriu pandemisë globale, ku dhe ne u përballëm me agresionin frontal të virusit. Edhe mënyra si ja dolëm këtyre ngjarjeve them se është arsye për të guxuar, punuar më shumë. Tërmeti do të jetë jo vetëm një kujtim i së shkuarës, së shpejti, për familjet që humbën shtëpinë. Po ashtu pandemia, që na sprovoi deri në fund, po na provoi se Shqipëria mund të rreshtohet mes atyre që mund të ngjiten lart. Më bëri një vërejtje të bukur e kuptimplotë një mendje e kthjellët “Vlerat që ti i quan evropiane, kur flet për BE, nuk janë vlera ekskluzive të BE, por janë vlera globale”.

Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”, tha kryeministri Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Përse qeveritarët e BE ti kushtojnë vëmëndje shqipëtarëve kur vet ti Edi Rama nuk e çan fare menderen për ta . Për ty shqipëtarët ekzistojnë vetëm për ti grabitur me taksa super të larta, me TVSH 20% me të cilën ti sundimtari u grabit parat nga xhepi i fukuarenjëve sa pothuaj çereku i kostos të çdo malli e çdo shërbimi që blejnë nga shteti dhe nga biznesmenët privatë, për ti grabitur me çmimet më të larta jo vetëm në Europë por edhe në botë që bëhen edhe më të larta duke i krahasuar me rrogat, pagesat dhe pensionet skandaloze që marin shqipëtarët, me superçmimet e karburanteve, ujit të (pa)pijshëm, energjisë elektrike dhe me kusaritë skandaloze të permasave PPP dhe konçensioneve absurde të llojit të unazës së madhe me kompaninë fantazëm të shpikur nga vetë ai me dokumenta të falllsifikuara po nga vet ai dhe……

    …..meraku kryeministror për rindërtimet e tërmetit ka qën jo në shërbim të shqipëtarëve të dëmtuar por në shërbim të grabitjes së mandatit të tretë në 25 prill, dhe ai falenderon satanan e tërmeteve që dërgoj tërmetin shqipëtarëve se me se do ti mashtronte ata në fushatën elektorale? Edhe fushata e vaksinimit ka qën vetëm në shërbim të inskenimit të shout mediatik elektoral “Vaksina që duam” ku rolin e kryeinfrermjerit të vaksinave e luajti në mënyrë të përsosur aktori kryepatronazhist vetë Edi Rama dhe mbas fitorjes perdja e shout u mbyll dhe aktori shijon suksesin e shout ku spikatin kritikat pikante ndaj BE që i la shqipëtarët të vdesin por qe ai……aiiiii….kryeinfermjeri….. që, në momentin e braktisjes, u ngrit fuqishëm me ca energji titanike duke mposhtur dëshpërimim e braktisjes nga BE e pabesë dhe….. shpëtoj shqipëtarët …..e tërrci vërrci e vërrci tërrci …… ama shpirtërisht falenderon pandeminë se me se do ti mashtronte budallenjtë shqipëtar po të mos ishte pandemia ……..

    prandaj tërmeti ogurzi dhe pandemia vdekjeprurse qenë aleatët vendimtarë që sollën fitoren e mandatës së tretë dhe lotët e tij dhe akuzat BE janë hipokrizi e kulluar.

    Të jeni të sigurtë që pa tërmetin dhe pandeminë vdekjeprurëse Edi Rama do të ngelte lakuriq si në plazhet nudiste e Francës në megakusarinë dhe megakorrupsionin e qeverisjes së tij antipopull 8 vjeçare dhe do të pësonte një humbje absolute në 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *