E la detyrën si gjyqtar ende pa e nisur. Jep dorëheqjen para se të kalojë në vetting Ergys Gashi

time

Gjyqtari i Durrësit, Ergys Gashi ka dhënë dorëheqjen nga posti pas 4 vitesh në detyrë duke sjellë në këtë mënyrë ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj tij.

Ergys Gashi përfundoi studimet e magjistraturës në vitin 2016 dhe në shkurt të 2017-ës u caktua si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Më 16 dhjetor 2019 ndaj gjyqtarit ka nisur procesi i vetingut, por një vit e gjysmë më vonë, në 10 maj 2021 ai ka njoftuar se kishte paraqitur kërkesën për dorëheqje nga detyra në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

KLGJ ka pranuar dorëheqjen kështu që më 28 qershor 2021, KPK deklaroi ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarin, Ergys Gashi, si dhe t’i ndalojë atij emërimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *