Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Axurrët fituan me penallti ndaj Spanjës, kur koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1.
Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë. Bënë më shumë presing, madje patën një rast të mirë me Dani Olmo.
E dyta nis pak a shumë si e para. Por një kundërsulm i italianëve në 60’, mbyllet me supergolin e Chiesa. Në momentin më të mirë të axurrëve, shënon Spanja. Morata barazon në 80’. Ndeshja shkon në shtesë.
Italia është rekordmene e shtesave, ka shkuar aty plot 20 herë në Evropiane dhe Botërore.
Spanja ishte më kërkuese në 15 minutëshin e parë, por Italia ishte me fat. As shtesa e dytë nuk sjell gjë dhe vendosin penalltitë.
Humbin dy të parët, Locatelli për Italinë dhe Olmo për Spanjën, për të ardhur te seria e katërt ku humbet Morata.
Jorginho në fund çoi Italinë në finale.
e.t. / dita

Te fitosh pa luajtur
Ne fakt Italia mbreme ishte shume dobet; nuk e di ku shkoi gjithe ajo freski qe pame me pare. Fitorja ishte llotari, lojen e beri Spanja me nivel teknik e fantazist por dhe me shifra shume here me te larta te te gjitha te dhenave te ndeshjes. Ma merr mendja qe Anglia do ta turperoje Italine dhe s’do me vije mire.