Shpejtësia e madhe, Benzi përfundon në dyert e Bashkisë së Tiranës

anazapta

Një aksident i pazakontë ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në mes të Tiranës. Si pasojë e shpejtësisë së madhe, një automjet i tipit “Benz” ka përfunduar në dyert e Bashkisë së Tiranës.

Policia bëri ekspertizën e aksidentit dhe përcaktoi si shkak të tij shpejtësinë tej normave të lejuara, çka e ka bërë të pamundur manovrimin e shoferit në momentin e fundit.

Gjithashtu, sipas policisë , drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë, ndërsa dëmet janë të mëdha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *