Guvernatori Sejko: Ekonomia drejt rikuperimit, rritja për 2021 pritet 5.3 %

Ornela

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tw mwrkurwn ka zhvilluar një konferencë për shtyp në lidhje me vendimmarrjen e politikes monetare.

Sejko tha se gjatë 2021 pritet të ketë rritje të ekonomisë dhe për pasojë do të ketë kthim të inflacionit në objektiv në vitin 2022.

Ai deklaroi se rritja ekonomike pritet të rritet me 5.3 %.

“Ekonomia pritet të rritet në këtë vit që do sjell rritje punësimi dhe të pagave, për pasojë do të kemi edhe kthim të inflacionit në objektiv në 2022. Norma mesatare e inflacionit ishte 1.9% në prill dhe maj dhe u ndikua nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Aktiviteti ekonomik është drejt rikuperimit në 2 tremujorët e parë të vitit. Ka rritje investimesh, shpenzimesh dhe zgjerim të eksportit. Rritja ekonomike për 2021 pritet të jetë 5.3% sipas vlerësimit të BSH”, tha Sejko.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *