Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ndarjen nga jeta të mikut të tij socialist, Kujtim Rrusho.
Braçe për të ka vetëm fjalët më të mira dhe më të ndjera, teksa thotë se ishte një njeri i ndershëm, i punës dhe i sakrificës.
Deputeti i qarkut të Fierit teksa i jep lamtumirën e fundit, kujton dhe kohët e errëta që ka kaluar vendi ynë, me Rrushon që sakrifikoi për kolegët e tij në fshatin e Gradishtës dhe në të gjithë Lushnjën, gjatë kohës së trazirave të mëdha.
KUJTIM RRUSHO ISHTE NJE SOCIALIST!
NJE BURRE, NJE BASHKESHORT,
NJE BABA, NJE FAMILJAR I MIRE;
NJE SOCIALIST THEMELI,
I DREJTE, I NDERSHEM, I SAKRIFICES,
KURRE NUK U TERHOQ AS NE DITET ME TE RENDA TE TERRORIT FASHIST;
I PLAGOSUR NGA E NJEJTA BANDE E SHTETIT, I QENDROI DHUNES BARBARE E MBROJTI QINDRA SOCIALISTE TE TJERE NE GRADISHTE E MIJERA TE TJERE NE LUSHNJE!
Sot u ndal per te udhetuar
ne nje bote me te mire;
PREHU NE PAQE KUJTIM!

Absolutisht rrespekt per te ndjerin.
Por.
Z. Zv Kryeminister. Eshte nje rrast shume normal per te gjithe…socialiste kush me kontribut me shume e kush me pak eshte gjysma e popullsise ndoshta me shume.
Ka rruge dhe menyra te tjera per te treguar rrespekt…nuk eshte e nevojshme te behet lajm ne media …te jeni I bindur se nuk besoj tja lehtesoni barren askujt ne keto momente duke e bere lajm te theksuar…madje ne keto momente familja ka nevoje per qetesi dhe jo per zhurme.
Hiqni dore ju lutem nga zakonet e vjetra zhurmuese sepse tregon vetem anadollakun dhe kulturen e para 100 vjeteve.
Jo me kot eshte edhe shprehja:
– U PREHTE NE PAQE.
Lerini njerezit te qete ne hallin e tyre dhe ne paqe.
Me ndjeni dhe me kuptoni drejt. Eshte thjeshte nje mendim, ndoshta vlen.