Shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë; Policia arreston shitësin, përballet me akuza për tre vepra penale!

time

Policia e Shkodrës ka arrestuar 46 vjeçarin Petrit Molla, i cili tregtonte gaz pa licensë dhe në shkeljeve të rregullave të tregtimit të lëndëve djegëse.

Sipas policisë, gazi që përdorej në hotelin në Velipojë ku nga shpërthimi i bombulës u plagosën rëndë nëna dhe tre fëmijët, ishte shitur pikërisht nga Petrit Molla.

Njoftimi i Policisë:

Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

P. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2021, në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, në një hotel trekatësh, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe dhe E. Gj. 12 vjeç, u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.

Shtetasi P. M. e ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

Share This Article
1 Comment
  • Shitesi nuk eshte ky, se nuk ka ca i ben nje bombole. SHitesi eshte Ramuti qe e ka mbushur Shqiperine me Qender Digitale, drone, dhe bombola gazi.
    Po ama, qendren digitale ja ka zili bota. Ja, priteni kur te vine ne Tirane gjithe te fandaksurit e teknollogjise. Nuk do mbahen fare. Nga Kukesi do i biem, me allopran. Vetem se do hane nga bombolat e gazit, qe kur te shperthejne, fajin do ua veme shitesve ambulante

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *