Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise dhe plagosjen e gruas së tij Martine Moise.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti sulmin “të neveritshëm”, duke thënë se administrata e tij ka nevojë për më shumë informacion.
“Ne e dënojmë këtë sulm të neveritshëm. Shtetet e Bashkuara i japin ngushëllime popullit të Haitit dhe ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti të sigurt ”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.
Jovenel Moise u qëllua për vdekje në rezidencën e tij nga persona të armatosur, të paidentifikuar mëngjesin e sotëm.
m.m. / dita
