Letër e nënshkruar
Jashar Kuca
Lexojmë gazetën DITA , analizat e z.Bedri Islami, opinionet e ndryshme, komentet dhe shumë analiza të cilat na shpien në pyetjen e mësipërme!…
Me sa shikojmë gjendjen e PD-së dhe të kryetarit de jure të saj, Ristanin e Nokën, Facebookun e Berishës dhe llojit të propagandës që përpiqen të përhapin, na japin të drejtë të nxjerrim këtë konkluzion. Nuk ka mundësi që të ngelet në atë gjendje ajo Parti, pa bosht politik, pa arsyetim analitik, pa figura të pa kompromentuara, pa objektiva për të ardhur në pushtet, por me një grusht horrash që kërkojnë të shpëtojnë nga ndëshkimi i ligjit.
Atëherë, kush e udhëheq këtë Parti???? Mos ndoshta është mafia e organizuar nga Berisha për këto 23 vjet dhe tani është katandisur një kërmë që e përdor kjo mafie për të mbrojtur asetet e saj ekonomike??? Në fakt, neni i parë i ligjit të mafies është “heshtja” dhe neni i dytë është “pjesëmarrja në pushtet dhe jo luftë kundër pushtetit” ndaj dhe këta e përdorin më së miri kërmën e tyre!
