Hysen Tabaku
Historiani Dr. Apostol Kotani ka shkruar: “Është folur e diskutuar shumë rreth datës së krijimit të ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Në përcaktimin e kësaj date nuk duhet nisur nga dashuria subjektive, apo prirje të ngushta partiake, por duhet gjykuar nga roli që ka luajtur ajo, nga madhësia dhe organizimi, nga jetëgjatësia dhe nga misioni historik që ka luajtur…..”
Ushtri ka patur qysh në kohën e paraardhësve tanë, ilirëve.
Një ushtri jo të vogël prej 8 mijë forcash efektive dhe 7-8 mijë vullnetarë, krijoi edhe Lidhja e Lezhës e udhëhequr nga Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, që u rezistoi hordhive të mëdha e të një pas njëshme të Perandorisë Osmane, në rreth 30 beteja frontale, që bëri emër përtej kufijve të Shqipërisë, në Evropë e në botë. Edhe pashallëqet shqiptare krijuan ushtritë e tyre… Një ushtri jo të vogël krijoi edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit me shtrirjen në veri dhe në jugë të vendit. Edhe qeveria e Vlorës,pas shpalljes së pavarësisë kombëtare më 28 nëntor 1912, vendosi krijimin e ushtrisë së vetë të rregullt. Por ajo nuk arriti të krijohej si një ushtri e rregullt, për shkak të jetës së shkurtër të saj… Ushtri krijoi edhe shteti shqiptar që doli nga kongresi i Lushnjes, si dhe qeveria Demokratiko-Borgjeze e kryesuar nga Fan S. Noli. Ushtri të rregullt krijoi edhe qeveria Ahmet Zogut, kjo në një shkallë më të organizuar, por jo plotësisht të pavarur, sepse ajo drejtohej nga oficerë të huaj dhe u nënshtrohej marrëveshjeve skllavëruese të qeverisë zogiste. Siç ishte edhe marrëveshja skllavëruese e 14 gushtit 1924 me kryeministrin serb Pashiç.
***
Ushtri e vërtetë për popullin dhe për kombin shqiptar, u krijua në periudhën e pushtimit fashist të vendit, me mision çlirimin e vendit nga pushtuesit fashist e nazist dhe vendosjen e një regjimi demokratik popullor.
Formimi i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare u mbështet dhe në përvojën e ushtrive të mëparshme. Por ajo dallon rrënjësisht prej tyre si për nga karakteri, organizimi e drejtimi dhe strategjia e taktika, por edhe nga misioni historik dhe mbështetja mbarëkombëtare, autoriteti ndërkombëtar, si edhe nga përsosmëria dhe jetëgjatësia.
Ushtri Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk u krijua me urdhër nga lartë e dekret, por nga poshtë. U formua vullnetarisht nga njësitet guerileje, çetat dhe batalionet partizane. Efektivat e tyre u mbushën me vullnetarë, me të rinj, të reja e të moshuar, nga qyteti e nga fshati, komunist dhe atdhetar pa parti. Shtimi i numrit të çetave, batalioneve dhe e veprimtarisë së tyre luftarake, e bëri të domosdoshme përsosjen e organizimit dhe drejtimit të tyre nga një shtab unik i përgjithshëm.
Me orientim të udhëheqjes së Partisë Komuniste dhe me vendim të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NAÇL, u krijua më 10 korrik 1943 , në Labinot të Elbasanit, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Në përbërje të tij kishte kuadro të përgatitur dhe me përvoj në fushën ushtarake dhe atë politike me parti dhe pa parti si: Spiro Moisiu, me Akademi ushtarake, u caktua Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, kurse Enver Hoxha komisar, dhe antar shtabi; Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Gjin Marku , ndërsa Dali Ndreu, Bedri Spahiu dhe Abaz Kupi, kishin përvojë ushtarake, si ish oficerë aktivë. Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm ishte një ngjarje me rëndësi të madhe historike në rrugën e organizimit, forcimit dhe zhvillimit të Ushtrisë NAÇL. Ndërkohë krahas Shtabit të Përgjithshëm u krijuan dhe Shtabet e Qarqeve, të cilët luajtën një role të madh në forcimin e ushtrisë dhe të veprimtarisë së saj luftarake.
Ndërkohë krahas ushtrisë së rregullt u krijuan edhe çeta dhe batalione vullnetar. Ato kishin për detyrë të ruanin qetësinë e krahinës dhe të ndihmonin këshillat NAÇL, në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të tyre. Gjithashtu të kryenin veprime luftarake, jo vetëm në territorin e tyre, por edhe në bashkëveprim me forcat e rregullta partizane. Për organizimin dhe drejtimin e tyre u krijuan Komandat e vendit në komuna dhe në shkallë rrethi. Problem për ushtrinë partizane në fillim ishte furnizimi me armatim, ushqim dhe veshmbathje të efektivit.Armatimi u bë I mundur me ndihmën e popullit, ai kishte armë e municione të fshehura që nga lufta e parë botërore, si edhe lufta italo-greke e 1940-1941. U siguruan edhe nga sulmet mbi depot e pushtuesit dhe nga ndeshjet ballë për ballë me të’. Me njohjen e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha Antifashiste, me armatim veshmbathje dhe mjete ndërlidhje, ndihmuan edhe qeveritë Angleze dhe Amerikane. Përsa i përket strehimit dhe ushqimet baza kryesore ishte vet populli.
Pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe me porosi të tij u krijuan formacione të mëdha brigade, divizione dhe korparmata. Ato u krijuan me partizanët e çetave dhe batalioneve ekzistuese dhe me vullnetar të rinj nga fshati dhe qyteti.Kështu që më 15 gusht 1943 u krijua Brigada e Parë Sulmuese në Vithkuq. Më pas u pasua me formimin e brigadave të tjera Sulmuese. U krijuan gjithsej 24 brigada, Vl Divizione dhe 3 Korparmata. Në radhët e tyre u rreshtuan rreth 70 mijë partizanë, shumica të rinj, midis tyre dhe 6 mijë vajza e gra. Tradhtarët e vendit u përpoqën të sabotonin për çështje nderi pjesëmarrjen e të rinjve dhe sidomos të elementit femër. Ata propagandonin se: ”Partizanët s’kanë Atdhe”, “s’kanë familje”. “s’kanë moral”, janë të shitur tek rusët etj. Ata nuk ja arritën dot qëllimeve të tyre,sepse populli shikonte vetë disiplinën e çeliktë, moralin e lartë partizan dhe shoqërinë e pastër partizane midis djemve dhe vajzave.
Të gjitha këto e bënë Ushtrinë NAÇL, më të madhen e të gjitha kohërave, më të organizuarën, më të disiplinuarën dhe më të fortën e të gjitha kohërave, që ju kundërvu 600 mijë forcave armike të armatosur me mjetet e teknikës luftarake modern të kohës. Ajo përballoi dhjetra operacione ndëshkimore lokale dhe dy operacione të mëdha siç ishte ai i dimrit 1943-1944 dhe ai i qershorit 1944, ku armiku angazhoi 15 divizione me rreth 170 mijë forca të pajisura me tanke, artileri dhe avionë.
Gjatë këtyre betejave ushtria shqiptare fitoj një përvojë të madhe, organizuese, drejtuese dhe luftarako-taktike. Në rreshtat partizane u edukua dhe u vendos një disiplin e ndërgjegjshme dhe e çeliktë, shpirti i guximit, trimërisë dhe i vetmohimit për atdheun dhe larine, që habitën dhe vetë kundërshtarin e armatosur gjer në dhëmbë.
Me vendimet e Kongresit të pare Antifashist NAÇL, të Përmetit, që u mbajt më 24 maj 1944, Ushtria Shqiptare hyri në një faze të re më të lartë organizimi. Aty u vendos:
1- dhënia e gradave për kuadrot e larta dhe të ulëta drejtuese. 2-Njësimi i drejtimit të saj me një komandë të përgjithshme, në krye të së cilës u emërua Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. 4- U vendos shtimi i forcave të armatosura me brigade të reja. 5-Krijimi i formacioneve të mëdha, si i divizioneve dhe korparmatave. 6- Hedhja e forcave të ushtrisë NAÇL, në mësymjen e përgjithshme për çlirimin e plot të vendit, duke kaluar nga Jugu në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, si dhe përtej kufijve shtetërorë, në ndihmë të Kosovës,Jugosllavisë e Maqedonisë, me rreth 20 mijë forca.Një faqe e lavdishme ushtrisë NAÇL ishte lufta 20 ditore për çlirimin e kryeqyteti, Tiranës të cilën pushtuesit nazistë e kishin fortifikuar dhe blinduar në të katër anët. Por heroizmi i partizanëve dhe i popullit bënë të mundur thyerjen e pushtuesve dhe tradhtarëve, dhe më 17 nëntor 1944 Tirana të çlirohet e të bëhet qytet i lirë.E në vazhdim, u çliruan njëri pas tjetrit edhe qytetet e tjera të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, dhe më në fund, më 29 nëntor u çlirua Shkodra qyteti i fundit i Shqipërisë. Por ushtria shqiptare e angazhuar në në Aleancën e Madhe Antifashiste Botërore, nuk e ndërpreu luftën kundër pushtuesve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo e radhiti ushtrinë shqiptare si një force dinjitoze , në radhët e ushtrive të Aleatëve të Mëdhenj antifashistë, Anglisë, Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.
***
Pas çlirimit udhëheqja e shtetit të ri mori masa efektive për ta forcuar dhe modernizuar këtë ushtri. Në vitin 1945-46, u liruan partizanët e moshuar, me probleme shëndetësore si dhe elementi femër, të cilët sipas mundësive u vendosën në sektor të tjerë të ekonomisë. Ndërsa për të plotësuar radhët e ushtrisë, u vendos shërbimi i detyrueshëm ushtarak. U krijuan degët ushtarake në çdo rreth, Arma e Mbrojtjes së Popullit në rang Divizioni, Policia Popullore , arma e Kufirit etj. Repartet e ushtrisë u sistemuan nëpër kazerma në të gjitha qytetet e vendit . Krahas përgatitjes ushtarake ushtria dha një kontribut të madh edhe në rindërtimin e vendit, të shkatërruar nga lufta. Vitet e mëvonshme treguan se sa të drejta kishin qenë udhëzimet e udhëheqjes për forcimin e ushtrisë dhe të aftësisë mbrojtëse të vendit. Këtë e vërtetuan provokacionet e monarko-fashistëve grek të filluara më 2 gusht të vitit 1949, që muarën një karakterin e një agresioni të vërtet ushtarak, gjatë gjithë vijës kufitare me Greqinë. Këtë e vërtetuan dhe vërshimi i Diversantëve të përgatitur jashtë nga qarqe anti–shqiptare dhe reaksionarët e arratisur, që dërgoheshin nga ajri, deti e toka, për të përmbysur pushtetin popullor.
Kështu që, qeveria shqiptare i kushtoi një rëndësi parësore mbrojtjes së vendit, forcimit dhe modernizimit të forcave të armatosura. Për këtë u çel shkolla Ushtarake Skënderbej ku pregatitën mijra kuadro të nivelit të ultë,shkolla e Bashkuar,Akademia e Mbrojtjes, ku përgatitën mijëra kuadro të larta. U dërguan për studime jashtë shtetit mjaft kuadro, në fillim në Jugosllavi, më pas në BRSS dhe në Kinë, në Akademitë Ushtarake të tyre. Në këto Akademi u përgatitën mijëra kuadro të fushave të ndryshme,të këmbësorisë, Artilerisë, të shërbimeve Xhenjere, të Ndërlidhjes,të Aviacionit, të Kimisë, të flotës luftarake Detare etj. Për drejtimin e ushtrisë, u krjua Ministria e Mbrojtjes Popullore me një sere seksionesh e drejtorishë si dhe këshilli i Lartë i Mbrojtjes. Në ushtri u krijuan armë speciale të papara në ushtritë e mëparshme të vendit në përputhe me strukturat e ushtrive modern të vendeve të zhvilluara. Rëndësi e madhe ju kushtua pajisjes së ushtrisë me teknikën modern të kohës, me anije luftarake , nëndetëse, avion, tanke, armë kundër-ajrore, antitanke minahedhës, flakëhedhës e deri tek katjusha dhe raketa. U ngritën uzina e Prodhimit të armëve të këmbësorisë dhe të municioneve, granatave, eksplozivëve etj. U ngrit Uzina e Tankeve, e Artilerisë, Uzina e riparimit të Avionëve dhe Anijeve, Uzina e Ndërlidhjes etj. Të gjitha këto bënë që ushtria shqiptare të shndërrohet në një ushtri moderne me aftësi të plotë për të përballuar çdo agresion të mundshëm, për t’i shërbyer vetëm mbrojtjes së vendit dhe kurrë për të sulmuar ndonjë vend tjetër.
Shteti ynë aderoi me dinjitet në Traktatin e Varshavës, por kur pa që ky po degjeneronte nga një force mbrojtëse në force agresive, vendi ynë doli nga traktat. Pas daljes nga Traktati i Varshavës, shteti shqiptar u detyrua të merrte një sërë masa mbrojtëse siç ishin: përgatitja e luftarake e masave të gjëra popullore e veçanërisht të rinisë shkollore e universitare,strehimi kundër-ajrorë në qytet, tunelizimi, hapja e transheve mbrojtëse, bunkerizimi, sidomos i zonave të ulta bregdetare, por edhe në thellësi etj.
Historiani-publicist Dr. A. Kotani tregonte:
Gjatë vizitës që bëri Hrushovi në Shqipëri, duke udhëtuar për në Jug, pa rrugës turma fshatarësh të armatosur, dhe i habitur pyet Enver Hoxhën: “Ç’janë këta njerëz të armatosur!? Enveri iu përgjigj: “Është populli ushtar!” Hrushovi pyeti përsëri: “ Si të tërë popullin e kini armatosur dhe nuk kini frikë se mos u vrasin?” Enveri iu përgjigj: Në qoftë se e kemi bërë veten për të na vrarë, le të na vrasin.”
***
Në vitet e para të tranzicionit, si pasojë e një politike të mbrapshtë të forcave të djathta ekstremiste, shkatërruan çdo gjë të së kaluarës, uzinat, fabrikat, fermat, kanale ujitëse dhe të gjitha objektet social-kulturale dhe ekonomike të vendit,nënë moton se : “Ato ishin komuniste” dhe do të na i ndërtoi Amerika edhe më të mira, me “Çekun e Bardhë”. Sulmet filluan edhe ndaj aftësisë mbrojtëse të vendit, ushtrisë dhe teknikës së saj. U hapën depot e armatimeve dhe u rrëmbyen prej tyre gjithë armatimet, që nga më të thjeshtat e deri tek armët e rënda dhe makineritë. Një pjesë u mbajtën nga vetë fshatarët dhe qytetarët dhe një pjesë u shitën kontrabandë jashtë vendit në Serbi dhe në vendet arabe. Këto i sollën popullit plagë të rënda duke u marrë jetën dhjetëra mijëra njerëzve, bijve dhe bijave të popullit shqiptarë, tragjedi që për fat të keq, vazhdon të jetë ende e pranishëme edhe sotëë në Shqipëri dhe askush nuk u vu para përgjegjësisë.
U shkatërruan plotësisht 287 depo dhe 1011 pjesërisht Brenda pak ditëve. U rrëmbyen 656 mijë armë të tipave të ndryshme, mbi një miliardë e gjysmë fishekë, 3 milion e gjysmë granata, një miliardë mina dhe shumë materiale të tjera , me një vlerë të përgjithshme në rreth 800 milion dollarë amerikan, dhe askush nuk u ndëshkua për këtë tragjedi.
Trashëgimia e pasur e ushtrisë sonë bëri të mundur të konkurrojë me sukses dhe dinjitet me ushtritë e vendeve të zhvilluara të NATO-s. Vlerat e ushtrisë shqiptare i kanë vënë në dukje edhe personalitete të larta shtetërore dhe ushtarake të SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s. Të gjitha këto e kanë e kanë zanafillën tek 10 korriku i vitit 1943, tek ushtria popullore që u modernizua në vitet e pushtetit popullor. Prandaj 10 korriku duhet të njihet dhe përkujtohet si data e themelimit të ushtrisë shqiptare.

Nje shkrim perfekt, i sakte dhe njohes.
Data e themelimit te ushtrise shqiptare eshte 4 dhjetor 1912.
Ju oficeret e ushtrise komuniste mund te deshironi formimin e ushtrise ne 10 korrik 1943,kur partia komuniste me ndihmen e Jugosllaveve vendosi te pushtoje tokat shqiptare dhe te paguaje haracin tek serbo-malazezet duke dorzuar Kosoven dhe duke inkurajuar greket te masakrojne Camerine.
Bashibozuket Islamike mund te deshirojne themelimin e Ushtrise shqiptare ne 1913,kur bashibozuket islamike te Haxhi Qamilit sulmuan Durresin per te perzene qeverine e princ Vidit.
Bashibozuket Islamike nga bashibozuket partizane i ndan vetem TERMINOLOGJIA,sepse qellimet i kishin te njejta.
Ishin Antishqiptare.
Ishin Anti Perendimore,
Ishin Antiqyteterim,
Ishin Antikulture,,
E lidhen Shqiperine pas qerres Aziatike.
Saktë!!!!!
Vazhdo keshtu o demo,se ty te ka ngjizur jot eme me sperme serbe prandaj e urren LANC-,in e LAVDISHEM!
LLAP sa me shume qe te binden te rinjte e sotem se cfar rrace muti jeni!
Shkrim i domosdoshem dhe sh i dobishem per te kujtuar historine e lavdishme te LANÇ, baza e riberjes se Shqiperise moderne.
Ata qe nuk e pranojne jane antishqiptare
Demo xhafer Details
Galle je akoma mo?
Ste zu covidi e te te marri?
Medet medet iken djem e vajza te rinj ne moshe qe i duhen kesaj toke dhe mbetet demo xhaferi i deves qe nuk arriti te arriti te arratisej bashke me babe xhaferin qe as pordhi fare per te po e la ne duart e sigurimsave dhe na mbeti ne bela.
demo xhafer cetniku se zune ustashet ta benin kukurec.
Një shkrim i domosdoshëm për të kujtuar themelimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtarë! Të lumtë zoti Hysen Tabaku, mbi analizën e rolit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ. Ai luajti rolin e madhe dhe të padiskutueshëm, që çojë në çlirimin e vendit nga okupatori Nazi-fashist dhe jo vetëm kaq, por arriti ta kaloje UNÇ, në ushtri të rregullt.
Këtu flitet për të shkuarën , për historinë e ushtrisë shqipëtare , për një ushtri të vdekur .
Autori thotë të vërtetën, por ka edhe gjysmë të vërteta dhe përralla apo gjëra të rëndësishme që kalohen në heshtje .
Kongresi i Përmetit hodhi themelet e ushtrisë moderrne dhe ushtria forcohej ç’do ditë , kurse Letra e Hapur e KQ e vitit 1966 nga ushtri bashkëkohore e ktheu në ushtri bashibozuke . Ky qe hapi i parë i çthurjes që solli vitin 1997 me tradhëtinë e madhe të dorëzimit të armatimit dhe municioneve në dorë të kriminelëve – e pashëmbullt kjo në historinë botërore !
Ato çuditë e Hrushovit me popullin e armatosur shqipëtar, janë shumë banale dhe cenojnë intelegjencën e autorit – armatosja e çarmatosja bëhej pikë për pikë sipas sovjetikeve përmes këshilletarëve , ashtu siç bëhet sot , sipas amerikaneve .
Nuk e kuptoj dot , për cilin publik është shkruar ky material !
Autori e ka merthyer kete shkrim sipas tabakhanes anti-shqiptare sllavo-komuniste, ende me mentalitetin fshataresk. Ulje niveli e gazetes online.
Kjo me hurshovin barcalete e forte Hera e pare qe po’ e degjoj
Kenari e atdheut-Ushteria N Cl. sa 40 vjet shtet..
Hysen Tabaku me te lumte ajo pene Atdhetare, shkruajtur per nje nga bgjariet me te rendesishme te Luftes N.Cl shkqiptare, sic eshte krijimi i ushterise se rregullt shqiptare me baze farcat Partizane,me themel nga konferenca e Pazes 16 Shtator 1942.Me ju lumte dhe per faktinm permendur ne shkrimin tuaj Pr Apostol Kotanin, nje nga partizanet e pare ne zonen e Permetit ,nje jete kuadere atdhetar.ndare nga jeta 2018.
I perjeytshem kujtimi tij,nga partizan,falultete mbaruar. Ate cka solli,pas 90ta per ushterine dhe tere ekonomine e vendit tone nuk del UJI oqeaneve ta laje. Se c’ushteri kish vendi yne,qe nga koha e Skenderbeut nuk mohoet. U.N.Cl dhe sidomos zhvillimi i saj ne Vitet e pas clirimit jane KRENARI per atdheun Tone. Shkaktaret e cka ndodhi pas 90te sidomos 97ta duhet te japin llogari .
Lavdi Ushtrie sone N.Cl. Me Konsiderate per org *Pasuesit Veterane*
Falemindeti komentuesit *Besnik*sa Katiut.
Pasuesi Veteran -Toronto.
Edhe sot shqipatret jane te armatosur dhe Doktor Mortjen nuk e prek njeri.
Ushtria Kombetare e shteti te pavarur shqiptar eshte krijuar nga Kuvendi i Vlores me 4 dhjetor 1912.
Kur na futen ne Shkoder “CLIRIMTART” shqiptar nga JUGU se bashku me PARTIZANT “CLIRIMTAR” JUGOSLLAV SERBO-MALAZEZ nga VERIU,
-na u futen me perdhuni neper SHTEPIJA,
-na prishen BIBLIOTEKAT (ma te pasunat ne Shqipni e Ballkan),
-na moren PJANOT (19),
-na i kethyen shume shpija ne BURGJE (26 burgje),
-na arrestuen dhe torturuen pa asnji prove ajken e INTELEKTUALVE me KULTURE EUROPIANE (te cilet NUK KISHIN bashkepunu me okupatort) por vetem sepse ato kishin KULTURE EUROPIANE,
-na perdhunune NXANSIT e GJIMNAZEVE dhe i burgosen,
-GRABITEN PASUNITE E QYTETARVE, nji pjese e te cilave e derguen ne TIRANE dhe nji pjese i derguen ne MAL te ZI (TITOGRAD),
-na futen TERRORIN ne qytet NE VEND TE CLIRIMIT…….. etj etj etj…
Me kujtohen PARTIZANT SHQIPTAR dhe PARTIZANT JUGOSLLAV, qe na i bijshin neper shtepia, ato u sillshin te egjer dhe te dhunshem.
Ky ishte “CLIRIMI” SHQIPTARO-JUGOSLLAV mbas pushtimit fashisto-nazist, qe psoi Shkodra, kjo QENDER E KULTURES ne te gjithe territoret mbar-shqiptare.
Shkodran te hangert shkodriania e re voltana.
Vrisni shoshoqin meqe jeni shembull i kulturen, me ali spahne dhe tomn e arbnorit ne krie qe vrau 4 djemte shkodrane ne 2 prill 92
Skutha spajun gjithe jeten
Dita e 4 dhjetorit 1912 është dita e krijimit të ushtrisë së shtetit të ri shqiptar, të atij shteti që nuk e kishim njohur kurrë në histori. 10 Korriku 1943 është një ngjarje e shënuar në histori sepse uu krijua ushtria çlirimtare krah gjithë frontit antifashist. Nuk di pse kemi këtë mani për ta rifilluar historinë me sundimtarin e radhës.
Spiro Moisiu, me Akademi ushtarake, u caktua Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, kurse Enver Hoxha komisar, dhe antar shtabi; Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Gjin Marku , ndërsa Dali Ndreu, Bedri Spahiu dhe Abaz Kupi, kishin përvojë ushtarake, si ish oficerë aktivë.
Pas lufte-
Spiro Moisiu – u la menjane
Mustafa Xhani – Baba Faja Martaneshi u vra ne 1947, konflikte mes klerikve.
Sejfullah Maleshova – u menjanua ,jetoj ne Fier.
Ymer Dishnica – u menjanua jetoj ne Berat. ,
Mustafa Gjinishi – u vra tinezisht ne fund te 1944 nga shoket e tij.
Ramadan Citaku – gradualisht u menjanua me detyra dytesore.
Gjin Marku – u burgos dhe vdiq ne burg
Dali Ndreu – u pushkatua .
Bedri Spahiu – u burgos dhe internua
Abaz Kupi – u largua nga Fronti ne dhjetor 1943 ,vazhdoj me forcat zogiste dhe pas lufte iku ne emigracion.
10 korriku na nderon……..Enver Hoxha, Myslim Peza Haxhi Lleshi.
Shkrim i sakte. nje ushtri(zogiste)qe braktisi vendin kur u pushtua shqiperia ne 1939 nuk mund te quhet as pararendese,as patriotike,pra pa asnje vlere.Ata individe qe iu bashkuan popullit per te luftuar pushtuesit qe po vinin,e bene si individe.U nderuan duke u vene ne udheheqje te luftes antifashiste,por disa,qe u derguan nga englezet per platformen e tyre ne ballkan,luajten deri ne fund,edhe ne arrati,sipas muzikes englez.Mos do te thuash jo,ishin patriote ?Lexo Julian Amery ne “Bijt e Shqipes”.Atje ke edhe takimet per bashkepunim me Abverin gjerman ne shqiperi.Parulla e antikomunizmit nuk justifikon asnje bashkepunim aktiv,me arme ne dore,duke bere residence te armatosur ne sherbim te pushtuesit dhe armiqve te kombit shqiptar.Te tille jane e do te mbeten se bashku me ata qe falsifikojne dhe manipulojne fakte historike ne sherbim te sherbetoreve te nazifashizmit te djeshem dhe te sotem,ne sherbim te armiqve shekullit te shqiperise dhe shqiptareve.Nese sot situata ka ndryshuar ,sepse neonazifashistet dhe Bijt e e tyre kane marre pushtetin,kjo nuk do te thote se historia mund te ndryshoje sipas oreksit te tyre.Historia shkruhet mbi Baden e ngjarjeve te dokumentuar dhe jo nga deshirat e individeve,aq me teper bythelepiresit e armiqve shekullore.