Sipërmarrës, i dënuar për pedofili dhe ‘koka’ e grupit të grabitësve në Ksamil. Nga sot në qeli!/EMRI

time

Policia ka bërë të mundur goditjen e një bande grabitësish që vepronte në zonën e Sarandës.

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjetër janë shpallur në kërkim.

Mësohet se koka e bandës është pronar hoteli në Ksamil.

Vangjel Pella pronar i hotel “Marilena” në Ksamil është kapur në cilësinë e kreut të grupit që kryente grabitje ku në përbërje të saj ishin edhe 3 shtetas nga Kosova.

Vangjel Pella (djathtas), pronari i hotel Marilena (majtas) në Ksamil

Pella gjithashtu rezulton të jetë dënuar edhe për veprën penale të veprimeve të turpshme me të mitura.

I arrestuar është edhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Getoar Mulliqaj dhe shtetasi Nderim Ndrecaj të dy nga Kosova.

Të gjithë shtetasit janë me precedentë të mëparshëm penale.

Sipas policisë kjo bandë është konsideruar një ndër më të rrezikshmeve për grabitje.

Getoar Mulliqaj

Nderim Ndrecaj

m.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Tashme banditet kane statusin e “Biznesmenit” !? Veshtire qe te gjesh neri te ndershem, qe me djersen e ballit te jete bere biznesmen, pasi nuk te lene banditet !

  • Tashme banditet kane statusin e “Biznesmenit” !? Veshtire qe te gjesh njeri te ndershem, qe me djersen e ballit te jete bere biznesmen, pasi nuk te lene banditet !

  • Duhen hetuar te gjithe keta “biznesmene” se ku i moren parate qe ndertuan hotelet dhe qe tani merren me vjedhje,sepse zanatin nuk e harron horri,sado i pasur te jete.Eshte teper e veshtire qe biznesmenet korrekt te konkurrojne drogen dhe pastrimin e parave,aq me teper kur shteti eshte vete pale kunder biznesit te ndershem,e sheh si lope per ta mjele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *