Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për veprime ligjore ndaj Hungarisë për shkak të një ligji kontrovers që ndalon ekspozimin e përmbajtjes së homoseksualitetit te personat nën 18 vjeç.
Eurodeputetët thanë se ligji shkel “vlerat, parimet dhe ligjet e BE-së”.
Parlamenti Evropian thotë se ligji paraqet edhe një shembull të “çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari”.
Kryeministri Viktor Orban këmbëngul se ligji është një çështje e Hungarisë, jo e “burokratëve të Brukselit”.
Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian (organi ekzekutiv i BE-së) që të përdorë një mjet të ri, përmes së cilit BE-ja mund të zvogëlojë mjetet financiare për vendet anëtare në rast se ato shkelin sundimit e ligjit.
Parlamenti Evropian gjithashtu bëri thirrje për veprime ligjore kundër qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë të Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 7 korrik e quajti ligjin një “turp”.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit

Viktor Orban per gjithcka mund te akuzohet, por per kete, jo ! Ai madje duhet pershendetur per kete veprim. Nuk ngeli gje tjeter, qe tani bota te drejtohet vetem nga pederastet !? Madje me politiken qe po behet me force pio insistohet qe te behemi te gjithe pederaste!? A thua qe kjo “Specie” eshte e perzgjedhur e Zotit!?
Turp eshte kjo qe po ben parlamenti europian , jo ajo qe tha k/minsitri i Hungarise . Po jetojme kohe te felliqura , qe turpi quhet nder dhe nderi quhet turp !
Nese vlerat e BE jane ato per te mbrojtur LGBTI & C0 , mire jemi ketu ku jemi dhe nuk na duhen modernizmat e percudnuara te gjoja modernizmit perendimor , te gjitha kane nje qellim te shtohen sa me shume ata qe nuk martohen si burre e grua per te siguruar riprodhimin , pra shtimin e popullsise , por stimulohen lidhjet per te shtuar shterpesine , pra sa me pak lindje , ky eshte edhe qellimi i shoqerise se hapur ( te shkallmuar ) per te shkateruar familjen normale qe te arrihet shpopullimi me cdo mjet