Këngëtari i njohur i muzikës rrok Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë ndërkohë që po këndonte në natën e dytë të Festës së Miqësisë në qytetin e Beratit.
Këngëtari ishte duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq. Menjëherë pranë pedonales së qytetit, ku ishte vendosur skena, ka mbërritur ambulanca që ka transportuar këngëtarin në spital.
Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Thuajini te lere te piren
Raki e keqe ,merre me vete,Sandri mos e pi me sheqer
Narkoman !
Ua them une se cfar problemi ka artisti . Eshte mbathur me shume se zakonisht me alkool . E thene ndryshe , eshte bere taaape . Mos u merzitni se do e marre veten shpejt dhe diten tjeter do e kini serisht aty !
Sa keq që një këngëtar si Aleksandër Gjoka të katandiset në pijanec ordiner!! Me zërin e tij ka fituar simpatinë e miliona shqiptarëve por, e ka reduktuar atë me vesin e keq te alkoolit