OBSH reagon pas kërkesës së Pfizer: S’ka të dhëna që tregojnë nevojën e një doze të tretë

J L

Pas kërkesës së Pfizer se nevojitet një dozë e tretë e vaksinës sidomos pas përhapjes së variantit Delta, ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas deklaratës të OBSH-së nuk ka të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se nevojitet një dozë e tretë.

“Ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nëse një dozë e tretë e Pfizer do të na mbrojë më shumë nga Covid-19”, tha OBSH.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se të dhënat mbi kohëzgjatjen e mbrojtjes pas marrjes së dy dozave, por edhe nëse një dozë përforcuese do të ishte e dobishme dhe për cilat grupmosha nuk janë  të mjaftueshme.

Njoftimi i OBSH-së vjen disa orë pasi Pfizer tha se do të kërkonte nga rregullatorët e  SHBA-së miratimin e një dozë të tretë të vaksinës brenda muajit të ardhshëm, për shkak të rrezikut të ri-infektimit gjashtë muaj pas vaksinimit duke marrë parasysh përhapjen e Delta.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë në një deklaratë të përbashkët, se amerikanët e vaksinuar plotësisht  nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese të një vaksine kundër COVID-19 tani.

Disa shkencëtarë kanë vënë në dyshim gjithashtu nevojën për rritjen e dozave.

Gjithashtu Pfizer dhe BioNTech po planifikojnë të zhvillojnë një vaksine të re që synon në mënyrë specifike variantin Delta.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Prisji bre se dhe OBSh do ta pranoje nevojen e dozes se trete…avash…avash …sa xhepi tu behet dash……..

  • KRYETARI I OBSH-SË ,NDIQET PENALISHT ,SEPSE KA PADI PËR KRIME NDAJ NJERËZIMIT .
    PADIA I ËSHTË BËRË NGA ORGANIZATA E MJEKËVE TË ETIOPISË DHE NGA MJEKËT PA KUFIJ DHE NGA KRYQI I KUQ , SEPSE FSHEHU QËLLIMISHT 3 EPIDEMI TË KOLERËS QË SHPËRTHYEN NË ETIOPI ,KUR AI ISHTE MINISTËR I SHËNDETIT.
    GJITHASHTU NDIQET PENALISHT NGA GJYKATA CIVILE PËR KORRUPSION ,PASI KISHTE MARË RRYSHFET TË MAJMË NGA BILL GEJC PËR TË FSHEHUR EPIDEMITË NË FJALË DHE PËR TË NDIHMUAR GEJC TË SHISTE VAKSINAT EKSPERIMENTALE TË TIJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *