Zgjedhjet e 25 prillit, mbyllen ankimimet, rezultati tashmë i pakthyeshëm

Ornela

Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankimin e fundit për parlamentaret e 25 prillit.

Trupa e gjyqtarëve nuk e cilësoi si të bazuar në prova kërkesën e koalicionit të drejtuar nga Kujtim Gjuzi i cili kishte kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve nën argumentin se nuk u mundësua votimi i emigrantëve. Kësisoj tashmë zgjedhjet elektorale janë të pakthyeshme.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë tashmë certifikimit final nga Komisioni Rregullator pranë KQZ i cili fillimjavën e ardhshme do të zhvillojnë mbledhjen simbolike për të zyrtarizuar mandatet e katër subjekteve që morën besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament.

Konkretisht, Partia Socialiste do të ketë në sallën e Kuvendit 74 mandate, e ndjekur nga Koalicioni i PD-së me 59 deputetë. Katër ulëse do të ketë Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa 3 PSD-ja që drejtohet nga Tom Doshi.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Deputetët ti gëzojnë votat tona Ashtu si menduam dhe votuam ne për Ata të mendojnë dhe veprojnë edhe Ata për zgjidhjen e halleve e problemeve të Shqipërisë e Shqipëtarëve

  • Deputetët ti gëzojnë votat tona. Ashtu siç menduam e votuam ne për Ata të mendojnë dhe veprojnë edhe Ata për zgjidhjen e halleve e problemeve të Shqipërisë e shqiptarëve.
    Pa bashkëpunim nuk ka zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *