Nga “nuk i ngasin gratë e armiqve” te “fiksimi me paranë” dhe arsyeja “pse s’bëhen bashkë”. Shënimet turke, greke dhe italiane për karakterin e shqiptarit

redaktor

 

Shënim i Kryeredaktorit

Botuar në DITA

Dhjetori i vitit 1942 do të ishte dhjetori i fundit për Faik Konicën. I zhgënjyer nga raporti me mbretin Zog dhe duke parë atë çfarë po ndodhte në Shqipëri me luftën, ai u mbyll në shtëpinë e tij në Uashington duke iu dorëzuar shkrimit.

Si ish-diplomat, pyetja me të cilën ndeshej shpesh sa herë thoshte emrin e vendit që përfaqësonte ishte “çfarë janë shqiptarët?” Në SHBA-në e pas viteve ’40, Shqipëria ishte thjesht një vend i vogël në një cep të Ballkanit, me një histori po aq të trazuar sa rajoni në ato vite.

Ky vend mund të hasej rrallë në libra udhëtarësh të rastësishëm, apo studiuesish të gjuhës, por asnjë libër në ato vite nuk mund të tregonte një histori të vërtetë të shqiptarëve.

I shtyrë dhe nga një botues amerikan, Konica ulet të shkruajë një histori të Shqipërisë, në formën e eseve. Fati nuk deshi që Konica ta përfundonte këtë libër, por shënimet e lëna pas janë sot një mënyrë për të parë një tablo të jetës sonë në ato vite.

Këto shënime do të botoheshin shumë më vonë në një libër “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, një libër, i cili shënon dhe fillesat e prozës moderne shqiptare. Nga ky libër janë shkëputur pjesët e mëposhtme botuar nga DITA:

– 1 – Bizantinët

“Historiani bizantin, Nikiforos Gregoras, i cili nuk mund të dyshohet për simpati ndaj shqiptarëve, e përforcon faktin se shqiptarët nuk i vrasin, as nuk i shndërrojnë në skllevër, armiqtë e mundur. Është e vërtetë se Gregorasi përmend edhe emrat e disa kombësive të tjera të Perandorisë Bizantine që ndjekin po atë etikë luftarake, por edhe shembuj të ndryshëm, që dëshmojnë të kundërtën, mund të gjenden në kronikat e Bizantit.

Sidoqoftë në kohët e reja, në mes të kombeve të Europës Juglindore, vetëm shqiptarët i kanë qëndruar besnikë traditës kalorësiake që ta falin armikun e mundur”, shkruan Konica.

Duke folur për femrën, ai shkruan se “është diçka e ditur dhe e vërtetuar që në Shqipëri ‘gruaja gëzon paprekshmërinë’”.

“Edhe në luftimet e gjaqet më të egra, gruan s’e trazon njeri. Kur dikush ka një armik, i cili ruan rastin t’i marrë hak, kur i duhet të udhëtojë, e ndien veten më të sigurt po të jetë i shoqëruar nga ndonjë grua; megjithëse kjo mënyrë veprimi quhet si jo burrërore. Edhe hajdutët e rrugëve i përmbahen këtij qëndrimi ndaj grave”, shkruan Konica.

Ai sjell në kujtesë një ngjarje që duhet të ketë ndodhur në vitet 1900 ku në shtypin botëror shkruhej për një ngjarje: treni ndërkombëtar “Orient Ekspres”, që udhëtonte nga Parisi në Stamboll, u sulmua nga kusarët e Thrakisë. Udhëtarët meshkuj u detyruan të linin trenin me gjithë plaçkat e veta. Ndërkaq kryetari i bandës u tha grave të zinin vendet ku ishin më parë në tren dhe disa herë me radhë u kërkoi të falur për shqetësimin. Nga urdhrat që u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u mor vesh kombësia e hajdutëve.

– 2 – Turqit

“Të gjithë historianët turq bëjnë fjalë për kokëfortësinë shqiptare: ‘Arnaud iunud’ do të thotë ‘shqiptari kokëfortë” dhe është një shprehje e zakonshme në kronikat e vjetra turke. Turqit mendojnë gjithashtu se shqiptarët janë gjaknxehtë. “E ka një dell shqiptari”, është një shprehje turke mjaft e përhapur.

Sir James Sedhouse, që e ka përfshirë këtë shprehje në fjalorin e vet monumental turqisht-anglisht, jep këtë përkufizim në botimin e ri të vitit 1921: “Arnautligi tuttu” – filloi t’i lëvizë gjaku, flet a vepron, siç bën zakonisht një shqiptar, me vrull. Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq, është me të vërtetë trim dhe shumë i zoti për të sulmuar, për të pushtuar ndonjë vend me mësymje, por qëndron indiferent kur kushtet kërkojnë taktikë mbrojtëse.

Sipas mendimit të turqve, interesi për para është një karakteristikë tjetër e shqiptarit, i cili është gati të futet në aventurat më të rrezikshme, mjaft që të nxjerrë ndonjë përfitim. E kishin zakon të tregonin një anekdotë në kohën e Perandorisë së vjetër turke: E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në ferr?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”.

– 3 – Grekët

Ndërsa grekët kanë një tjetër mendim për shqiptarët. Në gjuhën popullore greke takojmë dy shprehje për shqiptarët. “Një kokë shqiptari” thuhet për një njeri të papërkulshëm e kryeneç. Kur dikush vuan nga hallet që i kanë rënë përsipër, miqtë e ngushëllojnë duke i thënë “hajt se Zoti nuk është shqiptar”, që do të thotë se Zoti është i mëshirshëm.

“Kjo akuzë për mizori kuptohet fare mirë po të shikohet në dritën e historisë: grekët për qindra vjet me radhë i kanë njohur shqiptarët vetëm si pushtues, si kusarë që u plaçkitnin qytetet bregdetare, si ushtarë të dërguar ndër ekspedita ndëshkimore, si xhandarë ose si mbledhës taksash. Grekët nuk patën rast të njohin anën njerëzore të shqiptarëve”, shkruan Konica.

– 4 – Italianët

Ajo çfarë e çudit atë janë italianët. “Italianët – dhe kjo të çudit shumë – megjithëse kanë pasur vazhdimisht marrëdhënie të ngushta dhe të afërme me shqiptarët, kanë vetëm një shprehje në lidhje me këtë popull. Edhe kjo nuk është diçka në favor të shqiptarëve. Shprehja “far l’albanese” mund të gjendet në të gjithë fjalorët e mirë të italishtes, si për shembull, në atë të Nikola Zingarelit (Nicola Zingarelli).

Përkthimi fjalë për fjalë i shprehjes është “të hiqesh si shqiptar”, kurse kuptimi është tjetër “bëj sikur s’kuptoj; hiqem sikur nuk di gjë”, shkruan Konica.

– 5 – Anglezët

“Anglezët na kanë lënë disa vëzhgime të mprehta dhe të shkëlqyeshme mbi karakterin e shqiptarëve. Këto përshtypje, herë janë, herë nuk janë në favor të shqiptarëve, por vlejnë për sinqeritetin e tyre, mbasi shqiptarët për të cilët bëhej fjalë në ato studime ishin analfabetë e prandaj të paaftë të falënderonin ose të protestonin për sa thuhej rreth tyre”, shkruan Konica.

Villiam Martin Lik , i cili e filloi karrierën e vet si inxhinier ushtarak dhe e mbylli si arkeolog klasik, studimet e të cilit edhe pas një shekulli studiohen me nderim nga dijetarët, flet më se një herë në librat e vet për karakteristikat e shqiptarëve.

“Plutarku na vë në dijeni. – thotë Lik, – se Pirroja ishte një oborrtar i shkathët dhe që në rini përpiqej të fitonte miqësinë e njerëzve të fuqishëm. Ky është në përgjithësi karakteri i shqiptarëve. Ata përpiqen me çdo mënyrë të sigurojnë mbrojtjen e eprorëve të tyre dhe u qëndrojnë besnikë, kur paguhen rregullisht. Kryengritjet e tyre të shpeshta zakonisht shkaktohen nga sjellja e pabesë e zyrtarëve, të cilët ndërmarrin disa punë pa siguruar më parë mjetet e duhura financiare. Shqiptarët, duke qenë zakonisht më të varfër se turqit, janë të kufizuar në kërkesat e veta, janë më të qëndrueshëm e të durueshëm, janë më të regjur me vështirësitë që në moshë të njomë”.

Në një vend tjetër, koloneli Lik shpreh këtë mendim: “Ndërsa turku krenar dhe përtac dhe fshatari i varfër grek paraqiten shpeshherë pa pikë energjie, si pasojë e shtypjes dhe e varfërisë së vazhdueshme, këta shqiptarët dallohen për veprimtarinë e tyre të palodhur. Ata i zinin të parët pikat më të larta anës udhës, sikur ishin në garë cili do të ngjitej i pari. Të gjitha pyetjeve në lidhje me topografinë u përgjigjeshin me zgjuarsi, lejen për të shikuar me teleskopin tim e quajnë si një shpërblim të madh. Nuk ka dy gjëra në këtë botë që ndryshojnë më tepër në mes tyre se sa zakonet, (sjelljet) e shqiptarëve me ato të osmanllinjve”.

– 6 – Gjermanët

Një dijetar gjerman, dr. Herbert Louis, i cili, siç e kemi thënë edhe më parë, ishte ngarkuar nga qeveria shqiptare të studionte topografinë e vendit, deklaron se në Shqipëri nuk ekziston kuptimi i fjalës turmë.

“Një nga përshtypjet më të forta, – deklaron dr. Louisi – që më ka mbetur nga shqiptarët, është ajo që te secili prej tyre vihet re një njeri me besim të madh në vetvete. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të dukshme për të vendosur vetë dhe është mësuar të trajtojë pasurinë dhe jetën e vet në mënyrë praktike. Në një situatë të paqartë, secili jep një gjykim dhe është i gatshëm për nisma të guximshme. Me fjalë të tjera, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”.

“Kjo mungesë e frymës së turmës ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë, pasi secili përpiqej të merrte pjesë drejtpërsëdrejti personalisht, pa ndërmjetës ose të deleguar, në diskutimin e punëve publike. Ideja e shtetit për shqiptarin nuk kalonte përtej caqeve të qytetit ose përtej maleve ku banonte.

Ashtu si për grekët e vjetër dhe për italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ishte ai i një qyteti shtet. Në rastet kur çështja kombëtare kërkonte unitet veprimi, vetëm mbas diskutimesh pa fund arrihej të merreshin masa të përbashkëta, por edhe këto shumë herë tepër me vonesë. Nëse Shqipëria u nënshtrua nga të huajt në të kaluarën, gjithmonë ndodhte për fajin e një qëndrese të pakombinuar”, shkruan Konica.

– 7 – Jevgu, pasha (kuptimi)

Ajo çfarë është interesante, është dhe fakti se shqiptari, megjithëse shumë i pavarur dhe individualist, për të mos iu nënshtruar ndikimit të huaj kundër vullnetit të vet, prapëseprapë ka besim të madh në përparësinë që i takon atij që ka lindur në një familje të fisme.

Ai sjell si shembull një ngjarje nga historia e kryengritjeve shqiptare, kur trazirat shkaktoheshin vetëm për shkak se caktohej si sundimtar ndonjë njeri nga familje e panjohur (pa emër).

“Jo shumë kohë më parë (për të qenë të saktë, në vitin 1896) Sulltani kishte emëruar një sundimtar të përgjithshëm në Shqipërinë e Veriut, por popullsia ngriti krye, rroku armët dhe shprehu pakënaqësinë që do të sundohej nga një njeri me prejardhje familjare të rëndomtë.

Një gazetar frëng i kohës vuri në dukje se “këta shqiptarët kanë një mënyrë të menduari si Montomorensia” (Duka i Montmorency, të cilit ia prenë kokën më 1632). Por qëndrimi shqiptar e ka burimin gjetiu: mbështetet në përvojën që “njeriu i ri”, njeriu i pafis (homo novus), shpesh nuk di ta përmbajë veten.

Në Shqipëri dëgjohet ky proverb popullor “Kur bëhet jevgu pasha, më parë vret të atin”. Kjo shprehje popullore e shqipes është varianti i proverbit të anglishtes “Po i hipi kalit një lypës, do t’i grahë sa t’i nxjerrë shpirtin”, shkruan Konica.

– 8 – Mungesa e idealizmit

Ndërsa një nga karakteristikat fatkeqe të shqiptarëve dhe që zë vend të dukshëm, është mungesa e plotë e idealizmit tek ata. Në një vend ku njeriu vdes aq me lehtësi në grindje të ndryshme, nuk është dëgjuar të vdesë kush për një ideal a për një çështje (kauzë). Kjo ndihmon të shpjegohet fakti përse Shqipëria nuk e fitoi lirinë më parë dhe ka një numër kaq të paktë dëshmorësh të rënë për pavarësinë kombëtare.

Aktet e devotshmërisë dhe të guximit, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund të përdoren si argument për të përgënjeshtruar thënien time. Por, devotshmëria e egër ndaj traditave të vendosura dhe ndaj kanunit shekullor të nderit, janë më tepër veprime mekanike dhe për t’i kryer nuk nevojitet të vihet në rrezik jeta në mënyrë të vullnetshme, siç veprohet për një ideal të zgjedhur lirisht.

– 9 – Jeta seksuale e shqiptarëve

Për jetën seksuale të shqiptarëve mund të thuhet fare pak në një libër të destinuar për publikun e gjerë. Disa vese nuk janë të panjohura ndër qytete, megjithëse janë fryti i ndikimeve të huaja; porse vështirë të gjendet në botë një popullsi me zakone më të pastra se ajo e fshatarëve dhe malësive të Shqipërisë.

Pafajësia e popullit të thjeshtë dëshmohet edhe nga një zakon i çuditshëm që ka mbetur deri vonë e nuk është zhdukur ende plotësisht. Përpara martesës (dhe nusja është zakonisht pesëmbëdhjetë deri më shtatëmbëdhjetë vjeçe, kurse dhëndri nëntëmbëdhjetë deri njëzetenjë) një burrë i moshuar, pjesëtar i familjes, do t’i shpjegonte bashkëshortit të ardhshëm anën fizike të martesës, ku do të shënonte me shkumës, me qymyr ose me ndonjë lëndë tjetër ngjyruese një rreth të vogël përqark “depilata virginis pudenda, ut iuvenis inexpers introitum facilius inveniat”.

Në disa krahina të Shqipërisë ekziston një besëtytni në lidhje me seksin e ujërave. Disa ujëra quhen “mashkullore” dhe besohet se kanë veti afrodiziake për burrat; disa ujëra të tjera janë “femërore” dhe mendohet se ushtrojnë të njëjtin efekt te femrat; kurse një lloj uji tjetër është “asnjanës”.

Një burrë, me arsim, më tregoi se një herë kishte shkuar për punë nga qyteti i lindjes Gjirokastër në një fshat gjashtë orë larg. Sapo arriti aty piu një gotë ujë nga një burim dhe menjëherë pas kësaj diçka e shtyu të kthehej në shtëpi dhe të takohej me të shoqen. Ai ua tregoi shokëve këtë ndjenjë të çuditshme dhe ata e pyetën, duke qeshur, nëse kishte pirë ujë nga një farë burimi. Unë e ndërpreva bashkëbiseduesin, duke e pyetur a e dinte më parë çfarë mendohej për ato ujëra. “E mora vesh çfarë doni të nxirrni me këtë pyetje, ma ktheu ai – doni të dini se mos isha ndikuar nga sa kisha dëgjuar për ato ujëra; jo, deri atë ditë nuk kisha dëgjuar asgjë për efektin e tyre”.

Ai shtoi se, meqë e kishte kthyer kalin në Gjirokastër dhe i kishte urdhëruar shërbyesit të vinin e ta merrnin pas tri ditësh, u kthye më këmbë në qytet sa më shpejt që mundi.

 

—–

Marrë nga rubrika “Këndi i Kryeredaktorit” në DITA

 

Share This Article
26 Comments
  • Pothuajse të gjitha këto që janë thënë për Shqiptarët, Qëndrojnë..
    Përveç 2-3 gjërave që kanë ndryshuar rrënjësisht.
    1 – Sot Femra NUK RRESPEKTOHET dhe nuk gëzon Paprekshmërinë, ajo sot Rrihet, Përdhunohet, Vritet , shitet për Prostitucion.
    2 – Burrat Shqiptarë ,nuk janë më ata buRRat e qëmotshëm, sot burrat shqiptarë (JO të gjithë ) janë buRa dhe jo buRRa, Mjafton të hapësh tv, që ta kuptosh.
    3 – Sot Shqiptarët kanë nisur (Fatmirësisht) që të mendojnë PËR KOMBIN dhe për Bashkësinë , pra kanë kuptuar se , QË TË SHPËTOSH KOMBIN, DUHET TË JESH I BASHKUAR …

    KONICA do të mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë Shqiptare.. por që Shteti Shqiptar me Indiferencën e tij ka lejuar Shkatërrimin e plotë të shtëpisë së FAIK KONICËS në KONICË të Greqisë, duke zhdukur kështu çdo gjurmë të prejardhjes së tij..

    • Faiku
      Jo thjesht ne kete rast qe ka bere nje permbledhje te panevojshme, te disa etiketimeve negative per shqiptaret, por edhe ne shume shkrime e prononcime te tjera ka folur nga pozicioni ex cathedra, duke anatemuar e ironizuar Shqiperine dhe shqiptaret, te cilet e filluan rilindjen kombetare por edhe ate kulturore, pak me vone se shume kombe te tjera te cilat ishin te pavarura. Fyes, megalloman, erudit individualist, duke folur nga Franca, e Amerika nuk la gjurme ne luften per te sjelle ndryshime ne ceshtjen shqiptare.
      Disa provinciale, te vonuar ne studimin e Faikut, sidomos pas viteve 90, u leshuan te ngazellyer se kishin gjetur nje personazh te munguar, qe fliste per shqiptaret njesoj sikurse ata jane sot. Nje gjetje kjo e rreme sepse ne Shqiperi dhe kudo ka te mire e te ligj.
      Populli shqiptar ka plot tregime e thenie, gojedhena, historira te treguara fshatce, por kjo nuk do te thote se ka qene dhe eshte nje popull pa linjen pozitive te transmetimit zakonor, socialkulturor dhe te gjitha atyre aneve te mira qe shqiptaret zoterojne ne dallim nga fqinjet por edhe me shume kombe te tjera.

      Të rreptë bijt’ e Shqipes! Po vetitë
      Nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira;
      Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?
      Kush e duron si ata mundimn’ e luftës?
      Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur
      Nga ata në çast rreziku dhe nevoje:
      Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!
      Kur besa a nderi i thrret të derdhin gjakun,

    • Konica ishte nje njeri inteligjent , por nje studjues i percipte , dhe kupthet qe eshte medioker skandaloze, sepse sic duket ngaqe ishte dembel, dhe
      lexonte vetem faqet e para ,

      Nga ana tjeter duke pasur nje karakter prej qelbesire ai ketyre studimeve te tija mediokre , qe tek tuk ka dhe te verteta ,( porse ato jane te verteta edhe per cdo qenie njerezore , jo vetem per shqiptarin)
      ju jepte mendimin perfundimtar , sikur ju vinte vulen,

      Dhe pastaj keta qe ishin “Paria” dje dhe qe jane edhe sot, keta pordhacet kokeboshe,
      i ngrene ne qiell keto mediokritetet e Konices

      Ai nuk flet aty per Bajronin i cili ka folur per Shqiptare shume fare, dhe i njef Shqiptaret me mire se kushdo tjeter,
      dhe Bayroni ka bere krahasime te shqiptareve me greket

      Dhe Bayroni ka kapur edhe defektin tone, qe ” vetite nuk ju mungojne shqiptareve, por te ishin me te harrira”

      Por qe edhe kjo qe thote Bayroni duhet pare me sy kritik, sepse ai kishte te bente vetem me njerezit e thjeshte ,
      jo me intelektualet shqiptare–
      Njerezit e thjeshte ne pergjithesi veprojne me papjekuri kudo ne bote

      Dhe dihet se nje popull sado inteligjent te jete po nuk i pati njerez inteligjente dhe politkane te zote ata qe ka ne krye,
      ai eshte i destinuar te vuaje. Ndaj edhe ne kemi vuajtur , sepse intelektualet tane gjithmone ju sherbenin te huajve,
      ne fillim Romes, pastaj Bizantit , Serbise dhe pastaj Turqise

      Konica mundohet qe defektet e karakterit te tij te kalbur, dhe te intelektualeve Shqiptare,qe e kane karakter zvarraniku
      tua veshi popullit Shqiptar, njerezve te thjeshte , se gjasme ata e paskan pasur fajin
      Ne fakt eshte komplet e kunderta .

      Dhe Enveri e kuptoi kete defekt te shkollareve , shqiptare ndaj edhe i dergonte ne “prodhim” ne menyre qe shkollare “te mos largoheshin nga jeta njeriut shqiptar”
      por te qendronin lidhur me tabanin kombetar ,

      DHe shume e drejte, se ndryshe nga librat shqipot e shkullaur direkt beheshin vasale te grelut, turkut, italianit, gjermanit, ketij timit , sic jane sot . Qelbesira te pista qe mburrin vetem te huajin edhe kur ai pjerdh nga goja

      Por psh ne ate kohe, ne vitin1810, Bayroni e ngrinte ne qiell tipin dhe karakterin e Shqiptarit, si njerez fisnike
      , dhe biles edhe pamjen fizike te fytyres dhe ate trupore te Shqiptareve
      Bayroni e mburrte ne menyre te jashtezakoneshme

      Nderkaq ne te njejten kohe Bayroni fliste kunder grekeve,
      thoshte se ” ne Athine gjithe diplomatet e huaj thoshin qe greket nuk e meritojne tu japesh Pavarsine , sepse jane popull pa ndergjegje, popull i fjetur ,
      qe nuk kane ndergjegje kombetare dhe nuk luftojne per Lirine”
      DHe pastaj diplomatet shtonin per karakterin e grekut
      ” greku ka nje karakter si qen i rrahur, qe ti mundohesh ti japesh buke, ai te kafshon doren” dhe pastaj
      Bayron e mbyll mendimin per greket, dhe qe ishte edhe mendimi i gjithe depudeteve te kancelerive europiane ne Athine se :”jeta e grekut eshte nje lufte kunder te vertetes”

      —Pra doja ti thosha Konica sharlatanit atje ku eshte, se ne vitin 1810,
      Lord Byron, qe eshte pervecse Lord dhe politikan Britanik , por Perfaqsuesi kryesor i poezise se Romanticizmit Europian,
      per shqiptaret flet ne menyre te shkelqyer ne cdo aspekt

      Ndersa per greket ne ate kohe flitej nga gjithe diplomatet e Europes se ishin nje popull me vese qe nuk meritonin ti ndihmoje,
      dhe nuk degjon sot por edhe me pare qe te kete Intelektuale greke e te shajne popullin e tyre, sic shan Konica sharlatani

      Pra keto vleresime vijne nga nje Personalitet i jashtezakoneshem i Europes Perendimore i cili jetoji ne mes te Shqiptareve e grekeve per muaj me radhe

      Hante buke me ta, udhetonte me ta , flinte neper Hanet e Shqiperise e Greqise dhe kuvendonte gjithe mbremjet me ta

      Pra nuk ka studjues te Huaj qe ti njohi Shqiptaret dhe Greket
      me mire se Lord Byron

      Te gjithe ata te huaj qe flasin aty, ata flasin me pershtypjet e tyre ,
      per 1 dite 1 jave –ndersa pershtypjet e turqeve jane te mbushura me urrejtjen e tyre 500 vjecare, sepse vetem Shqiptari luftonte kunder turkut dhe asnje tjeter

      Ndaj dhe qeveritaret turq nxirnin fermane ne Janine e Selank, qe ” kush vret shqiptaret qeveria nuk i thote azgje”

    • Informacion i cuditeshem Ckrishterizimi i Shqiptareve eshte bere nga perandoria Osmane c lidhje ka me kete Konica ???
      Konica ka thene ca te verteta per Shqiptaret me te mirat dhe te keqijat tona dhe kjo i ben nder se boll vetem me mburje te kota. qe te permiresohesh duhet te njohesh ne radhe te pare te metat qe ti korigjosh

  • Qe nga veshtrimi i tij , veshtrim jo i paster, ku nuk tregon as nje fare miresie, te jep menjehere ndjesi te dyzuar.
    Eshte i ditur, pr njesoj si Kadareja njeri qe do dhe vlereson vehten mbi çdo gje.
    Ne pergjithesi eshte anti shqiptar.
    Eshte bere patriot vetem kur ja ka dashur interesi i tij personal.
    Dy pika te shkrimi i mesiperm qe me terhpqen vemendjen :
    1- U shkeput nga Zogu ne 1942, atehere kur vertetoi
    se fuqite e medha nuk e llogarisnin, Dmth, mgj se ne
    1939 Zogu ja mbathi, e la Shqiperine ne balte, ai nuk
    e konsideroi si tradhtar, por priti deri ne 1942 nga do
    te rrotullohej interesi i tij,
    Pas kesaj u mbyll e filloi te shkruaje per shqiptaret,
    me syte e te huajve.
    2- Por ajo qe eshte me rezikshme, per te rinjte qe e
    lexojne , eshte e paverteta antishqiptare, kur shkruan
    se greket paskan shume te drejte te kene mendim
    shume te keq per ne, se paskemi qene pushtues dhe
    hajdute ne Greqi.
    Kjo eshte shpifja me antishqiptare e thene nga nje
    pseudostudiues i madh.
    Pse nuk shkruan se Greqia u çlirua pothuajse
    komplet nga shqiptaret?!
    Pse nuk shkruan se Katerina e Madhe e Rusise
    vleresonte aq shume luftetaret shqiptare sa hapi
    gjimnaz ne gjuhen shqipe ne Rusi!?
    Pse ve parane perpara si veti te shqiptareve, sikur
    tere bota nuk leviz rreth parase?
    Patjeter qe Konica eshte shquar per etjen per pushtet
    e para, dhe mendon se gjithe shqiptaret e ditur e te
    thjeshte jane njelloj si ai,
    Eshte per te ardhur keq qe sot nuk ka lilter per te
    rinjte ne sa lexojne

    • Sa per Kadarene ti ja fut pordhes , laj gojenn kur permend

      -Kadareja eshte njeri Patriot, dhe me qendrim stabel pro kombit Shqiptar ,
      dhe qe me fjalen e tij i edukon shqiptaret qe te duan Etnine e tyre Shqiptare, dhe gjuhen e tyre shqiptare mbi cdo gje tjeter.

      Po ashtu Kadareja eshte mbrojtesi me i mire i Patriotizmit shqiptar ne mediat e huaja , ne perballe me serbet dhe me te gjithe armiqte e kombit tone

      Ne kohen e sotem Kadareja eshte i vetmi Intelektual i Shqiperise qe e mbron Patriotizmin shqiptar hapur kunder cdo rryme te huaj
      fetare apo e cdo lloji qe perpiqet te godase kombin dhe gjuhen shqipe

      Mos flasim pastaj qe si shkrimtar eshte i shkelqyer ,

      Pra, Kadareja eshte Pasuri Kombetare , ndersa Konica eshte nje sharlatan medioker dhe qe nuk kishte respekt fare per Patriotizmin shqiptar

  • Qe nga veshtrimi i tij , veshtrim jo i paster, ku nuk tregon as nje fare miresie, te jep menjehere ndjesi te dyzuar.
    Eshte i ditur, por njesoj si Kadareja, eshte njeri qe do dhe vlereson vehten mbi çdo gje.
    Ne pergjithesi eshte anti shqiptar.
    Eshte bere patriot vetem kur ja ka dashur interesi i tij personal.
    Dy pika te shkrimi i mesiperm qe me terhoqen vemendjen :
    1- U shkeput nga Zogu ne 1942, atehere kur vertetoi
    se fuqite e medha nuk e llogarisnin, Dmth, mgj se ne
    1939 Zogu ja mbathi, e la Shqiperine ne balte, ai nuk
    e konsideroi si tradhtar, por priti deri ne 1942 nga do
    te rrotullohej interesi i tij,
    Pas kesaj u mbyll e filloi te shkruaje per shqiptaret,
    me syte e te huajve.
    2- Por ajo qe eshte me rezikshme, per te rinjte qe e
    lexojne , eshte e paverteta antishqiptare, kur shkruan
    se greket paskan shume te drejte te kene mendim
    shume te keq per ne, se paskemi qene pushtues dhe
    hajdute ne Greqi.
    Kjo eshte shpifja me antishqiptare e thene nga nje
    pseudostudiues i madh.
    Pse nuk shkruan se Greqia u çlirua pothuajse
    komplet nga shqiptaret?!
    Pse nuk shkruan se Katerina e Madhe e Rusise
    vleresonte aq shume luftetaret shqiptare sa hapi
    gjimnaz ne gjuhen shqipe ne Rusi!?
    Pse ve parane perpara si veti te shqiptareve, sikur
    tere bota nuk leviz rreth parase?
    Patjeter qe Konica eshte shquar per etjen per pushtet
    e para, dhe mendon se gjithe shqiptaret e ditur e te
    thjeshte jane njelloj si ai,
    Eshte per te ardhur keq qe sot nuk ka filter per te
    rinjte ne sa lexojne

    • Besnik ke thene nje te vertete. Fail Konica ishte vertet nje I shkolluar, I ditur por aventurier e pak qendrueshem. Perfitoi shume per te bere nje jete mondane Por asnjehere atdhetarie te paster.

    • O Besnik , nuk e paske kuptuar postimin..
      Po ta shpjegoj,,, Konica NUK SHPREH MENDIMET APO PIKPAMJET E TIJ PERSONALE, por tregon sesi I Shohin dhe se çfarë mendimi kanë të huajt për ne Shqiptarët.
      E pra mëso se akoma edhe sot Grekët ne na quajnë Hajdutë dhe Pushtues sepse konsiderojnë që ju paskemi pushtuar jugun e Shqipërisë…

      • Rendesi ka qe seicili e kupton sipas kultures qe zoteron.
        Ka aq thenie per shqiptaret , nga udhetare e studiues, sa gjithseicili qe di te lexoje e kuptoje nuk ka nevoje te prese Konicen e 1942-shit, te zhenjyer nga politika antifashishte e botes moderne, i zhyur nw mjerim moral, qe te mesoje se çflitet per ne.
        Sa per greket, nuk ka nevoje konica te na tregoje se ç’mendojne per ne, ja shiko teorine e detit, e kupto sa hajdute vazhdojme te jemi per ta.

  • Dita, me duket se po ju saboton Google me selektivitetin ne algorithmat e tyre te Search Engines.

    Kerkojme Gazeta Dita ne Search Bar, dhe na del Gazeta Tema ne faqe te pare. Dita eshte zhdukur nga procesi i kerkim-selektimit.

    Shikojeni ju lutem kete problem me faqen tuaj. Nuk e di se perse po ju censurojne nen hije me algorithmat e tyre te kerkimit, por diku keni bere armiq qe kane mundesine te ndikojne ne selektivitetin e Search Engines sidomos kur behet fjale per lexues te faqes tuaj, jashte IP-ve qe vijne brenda nga territori Shqiptar.

    Une kete po konsatoj dhe ky problem po ndodh rishtazi.

  • Shume e bukur barcoleta: E pyetën shqiptarin një herë “a do të shkosh në ferr?” dhe ai u përgjigj “Sa është rroga atje?”.

  • Per jetesen seksyale n Veri t Çqipnis…
    I thot Noci Dranes..
    T Lakmoj o Dranofille
    Dranija…
    T lakmoj dhe un o Noc.
    Noci..
    Hajt kurvnojm pra…
    …kurse n Jug,
    Vllonjati..
    Te dua moj qëne
    Vllinjatja..
    Te dua mor qën
    Ai…
    Zathi brekët nashti..

    • Traditat e hershme tshqypkarit ka ken Mikpritja
      sidomos me t’hujt .

      Ku i zoti i shpajs i cojte n’oden e gjymit me fjet nji femn te shpajs (grun e vet nqs e kesh te re ose vajzn ) me e tregue andrra nates te Hujt e me vu n’gjyme per qejf .

      N’shqypni t’mazit , qi thu ti Qazimo ; i lpinin genitalet te Hujt sa i Huji cuditej nga xhesti bujar i pasardhesve te Xhike Qimilit dhe pysnin :
      Si bre Allbanezi pom mi knoq kocet ?
      Esadi ,mbasi qiste kocen e t’hujt prej goje ,i thoshte tuj qesh ;
      hec e di un qi ku i ke shpla ket Te Gjatin tina , po hec me jahu , ke pid-i i Fajes ,tan naten .
      I huji ke te drejt ,sapo e qita jasht ket mngjes osht i fresket .
      -ne juge loabi.

      Ore taljan , boll ja ngule ato sy gruas time uo ,
      se nuk do gje nga ty gruaja e labit a derman .

      Gruaja labe . Perse na prezanton si frikacake para te Huajve o Kopan e ja ul vlerat gruas se laberise .
      Lem or t’ja thuyej njiher me dysh mezin Taljanit .qe ta mbaj me dor pastaj ,
      ska par grua laberie tajlani jooo oo ! 🙂

      e qishtu
      pastaj me greki thua ti o ?
      shkonte lapi ne gerrqi i rrembente kopene Grekut i perdhunonte te dy burre e grua dhe kthehej ne
      shqiperi se gruan ja rruante taljani

  • Haaa…
    Nuk i ngasin grat armiqve,por i qijn grat njeri tjetrit..
    Nuk i skllavrojn armiqt e mundur por vrasin njeri tjetrin “pse shef”..
    Çqipëtarët …

  • Faik bej Konica ka qene nje figure kontradiktore ne lidhje me qendrimin e tij karshi Shqiperise dhe ceshtjes shqipetare.
    Ai ishte njeri i aresimuar por origjina e tij nga familje e pasur (dhe e lidhur me perandorine Turke) ,qe po degradontebashke me perandorine, i kishin perforcuar atij egon, smiren dhe cinizmin karshi shtresave popullore shqipetre (dhe patrioteve) qe luftonin per pamvaresi nga Turqia.
    Kjo ishte aresyeja qe ne shume raste ai shprehet dhe ve ne dukje vetite jo pozitive te shoqerise shqipetare ne kohen e tij.
    Ismail Qemali thote (ne kujtimet e tij) se bashkepunova me Konicen fillimisht ne gazeten e tij por idete e Konices nuk perputheshin me ato te mijat per pavaresine e Shqiperise.
    Po keshtu Faik Konica qe hiqej si “patriot” e quante barbarizem egzekutimin e peshkopit fillogrek te Korces nga ceta atdhetare e Cerciz Topullit. “Patrioti” Faik e dinte shume mire se peshkopi i Korces kisht gisht ne egzekutimin e patriotit Papa Kristo Negovani i cili u vra pabesisht nga fillogreket vetem se predikonte shqip psalltet ne kishen e vet.

    Se fundi, ato thenie te disa te huajve qe i paraqet ketu gazeta Dita, me gojen e Konices, nuk jane nje pergjithesim tipik i opinionit te te huajve ndaj nuk duket se jane ndonje zbulim i madh.

    Figura me te degjuara, si lordi Bajron, kane dhene vleresime me realiste e mjaft pozitive per zakonet dhe vetite e shqipetareve.
    Po keshtu, humanistja Edith Durham ne nje pasazh te librit te saj me kujtime thote:
    -Eshte shume e lehte te dallosh nje officer turk nga nje officer shqipetar (ne sherbim te ushtrise turke): oficeri turk e mban koken poshte dhe nuk te shikon ne sy kur flet ndersa shqipetari e mban koken lart, te shikon drejt dhe ka nje krenari te dukshme kur qendron mbi kale.

  • mashtrim>>>>artikull

    ne ate koh ska pas shqiperi fare
    gjuha ka qene osmanishtja
    vetem fshataret kan pas fole shqipe te coptuar
    kurse elita e shoqerise ka folur Osmanisht

  • Greket nuk munden te njohin anen “positive” te “Shqiptareve” sepse kush ishte Greke Bizantine mbeti Greke dhe luftoi per Greqine zoti Besniku.
    Kurse kush u be me dhune dhe me deshire turk myslimane luftoi per Turqine dhe u quajt Arnaute.
    Prandaj shqiptaret Arnaute jane pro turq qe ndryshuan Emertimet e Vorio Epirit dhe duan nje Pashallek deri ne Preveze,kurse Greket dhe Epirotet luftuan kunder Turqise dhe te cloro non Kostantinopolin polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos.
    Shiptaret jane Genitsere te turqizuar dhe jane kolona e 5te e Turqise.

  • Ertiganis ,

    Cilet jane Greket qe luftuan Turqine se jeni mesuar te
    shkruani ne cdo rast vetem genjeshtra .

    Ksaj i thone :
    Nderkohe qe Bota e bazon Historine ne Fakte – Greqia e bazon ne Pordhe !

    Na shkruaj ktu Emrin e X Kryengritesi Grek dhe Betejen ku eshte perballur me Turqit dhe ka fituar ?

    Joooooooooo Arvanitas – asnji Shqiptare Arvanitas se jane gjakú jone Shqiptare ,

    vetem Grek Origjinal prej Mozambiku .

    Na i trego cili Grek Emrin dhe mbiemrin qe luftoj dhe fitoj nji Beteje ne X -vend .

    Ndryshe pirdhu nga gazetat e forumet shqiptare ,sepse Qellimin ju anjohim mire gjithe ju Korifillakve trima alla Karaficis 🙁

  • po per c’shqiptare leshi shkruan, kur trecereku i thoshte vetes turk !? ama dhe ti nje bej turkoshak muti paske qene . asnje fjale qe ligjin e bente turku dhe as nje fjale kur mbiu dhe kush e shpiku emrin shqiptar .
    pastaj gjithcka thua per “shqiptaret”, tregon se pervec bishtit perpare me te cilin “mburret” homo (jo sapienci) “shqiptari”, ka pase sipas Fajes dhe nje bisht mrapa, mbasi s’njohin komb, shoqeri, a shtet . dmth. pellazg .
    qe nga koha e pellazgeve (me demon ne krye) pa ndryshuar fare . prandaj kam thene; jemi komb primitiv, por ju lutemi mos na denigroni o, popuj me kulture .
    ps. kur dhe turqit, lindur ne cuhle cadrash, a n’ byth t’kalit, pasi na bene skllever me dhune (se ne as dhunes s’dinim t’i pergjigjeshim me dhune), mbaheshin me te kulturuar para nesh, eshte te vrasesh veten .

    • dhe…pellazg , d t t njeri shpelle .kurriz e surrat Leshator
      Grek i Lashte etj etj ,

      ..
      Nqs nuk jeni te afte ti pergjigjeni Temes dhe Debatoni si njerez , si debatohet ne cdo Forume te Botes ,

      atehere shkoni ne Forumet Greke dhe beni Karagjozin dhe pallohuni si e keni Tradite !

      Grek Leshatore dhe pas Esmere qe ju vjen gjithcka jeni er :
      Por ju na mbaheni edhe per byth e zgjuar more ?
      Perse i fshiheni Debatit dhe futeni ne byth te Jalulles ,duke menduar se vetem prej aty ju mundet te kakarisni ?

      Pra ,per mos t’ju afruar shume Kadavres ku ju jeni ulur ,
      ju them se ju a kemi lexuar te gjithe Karagjozlleqet tuaja ,
      ne mediet shqiptare ,duke perseritur disaher te njetat Idiotizma ,duke treguar se nuk doni te dilni e perballeni si njerez te ktij shekulli ,por qendroni brenda bythes se Kadavres Janullatos .

      Keshtu firmosni surratin tuaj ,prej Mesjetari ,plot Lesh
      sepse nuk mundeni te perballeni me realitetin e ju ka ngel ora ke Turqia .
      Qe te devijosh temat sepse sdi cfar te thuash ,kjo s’tregon aspak as Kulture e as Inteligjence !!!!

      Pra e kuptoni se kush jeni ju zvarraniket pas Grekut !

      Qisni gjithe kohes Mute Turku nga Goja juaj Mesjetare ,dhe surrati leshator ,
      keni ala pafytyresine na flisni per Kulture ,per Komb ,per Inteligjenc etj etj ,
      nderkohe qe gojen s’e shkepusni dot nga Yaraku Turk !

      Hajt pra shkoni e hani sufllaqet dhe mos hani Mut me te shyni ne tema ,qe nuk i pergjigjeni dot .

      Vetem Mortadella ju a ngop vrymat juve Pederasteve te Botes .
      Kena me porsit ne Itali extra per grupin tuj qe zvarritet medieve sjqiptare

  • o,”filogrek…”; ato ment’, i ke nga ndonje individ si kocaqi, ose katundarosharlatan, si sazani gurit .
    thuaji nga ana ime dhe “shqipetareve” te tjere si ti, se tema aq madhore me te cilat meret ndonje idivid, jane tema per akademine e shkencave . qe pasi te jene rrahur mire e mire, miratohen ne rang kombetar .
    e jo, del nje faqe pufte, qe thote cfar i vjen nga organi i mufatur seksual dhe e miratojne gjithe idotet e tjere, pa vrare mendjen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *