Shpallje nga më të çuditshmet për tendera në institucionet vendore. Bashkia e Bajram Currit, tender për të vrarë një … qen; Bashkia e Beratit, tender për pesë buqeta lulesh; ndërsa Univeristeti i Arteve, tender për një drekë në restorant për tre persona.
“Bashkia e Bajram Currit ka shpallur tenderin më të pazakontë sa i përket jo vetëm vlerës së ulët por edhe objektit të veçantë: 600 lekë për të vrarë një qen rrugaç. Nga një hulumtim i thjeshtë në portalin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike rezulton se në datën 27 dhjetor 2013, Bashkia e Beratit ka ftuar operatorët ekonomikë të japin ofertat e tyre për blerjen e pesë buqetave me lule natyrale për ceremoninë e shpalljes së njeriut të vitit 2013 me vlerë totale 7500 lekë. Ndërkohë që në 17 tetor 2013 Universiteti i Arteve ka shpallur tenderin “drekë për 3 persona” me fond limit 5 mijë lekë – shkruan e perditshmja G.Sh.

hahahahaha
tender per leter higjenike
ore keq te behet transparence e keq jo. bravo b. curri
Ne Vlore jo naten por edhe diten te duket sikur je ne nje fshate te madhe,te hane qente per kembe po nuk spate mendjen.Jo 600 leke por edhe 1000 jane pak.Bravo Tropoja! VL.
Ka një pasaktësi ky lajm. Nuk thoni emrin e qenit. N.q.s fjala ështe për te vrarë qenin e viçidolit atehere tenderi s’ka pse te mos quhet normal?
VR!!! Ka një pasaktësi ky lajm. Nuk thoni emrin e qenit. N.q.s fjala ështe për te vrarë qenin e viçidolit atehere tenderi s’ka pse te mos quhet normal?
Edhe unë ashtu mendoj z. Pëllumb. Vrasja e qenit te vicidolit hyn tek tenderat normalë! Përshendetje!