Prej 19 tetorit të vitit të kaluar familja e adoleshentes shqiptare në Greqi Artemis Vassilis vijon të presë në agoni për shenja jete nga vajza e tyre. Ajo u largua nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe që prej atëherë nuk është parë më.
Gazeta greke “Ta Nea” shkruan sot në një artikull se rasti i vajzës rumune ka marrë përmasa të mëdha duke rihapur dosjet e çështjeve të tjera të ngjashme, siç është ajo e zhdukjes së shqiptares
“Rasti i rrëmbimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 17-vjeçares nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar që detyrojnë të miturit për prostitucion” tha një zyrtar i policisë greke.
Pas arrestimit të shqiptarit për shfrytëzimin e rumunes, “tani po hapen dosjet e vajzave të fëmijëve të zhdukur, madje edhe ajo e Artemisit, gjurmët e së cilës ende nuk dihen që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të policisë greke, por edhe familjes së saj” tha më tej zyrtari grek.

Shqiptarja nga Shqiperia qenka Rumune
lexoje mirë mirel!!
“se rasti i vajzës rumune ka marrë përmasa të mëdha duke—— rihapur dosjet e çështjeve të tjera të ngjashme, —–siç është ajo e zhdukjes së shqiptares
Vazhdojne “hetimet intensive” te policise greke ……per te mbuluar te verteten si gjithmone kur behet fjale per shqiptare.Policia greke eshte nje organizate terroriste ku 90% e policeve jane anetare te Agimit te Arte prandaj nuk priten rezultate.Familjet shqiptare ne greqi,sidomos ato me vajza ,duhet te jene vigjilente me femijet e tyre sepse jetojne ne nje vend te pasigurte ku cdo gje mund te ndodhe dhe shtetit nuk ia ndjen shume per shqiptaret.