Donte të zbriste nga avioni. Ekuipazhi e lidhi dhe i mbyllën gojën

time

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni të “American Airlines”. Në mes të fluturimit, një grua duke bërtitur kërkonte të zbriste nga avioni.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Dallasit për në Charlotte. Ndërkohë, që  kishin bërë vetëm gjysmën e udhëtimit dhe ndodheshin në ajër, pasagjerja bërtiste dhe kërkonte nga stafi që të hapeshin dyert, pasi dëshironte të zbriste.

“Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” dëgjohet të bërtasë ajo,  ndërsa përplas dyert e daljes.
Më pas, ekuipazhi ndërhyri dhe për ta qetësuar e lidhën në sedilje dhe i vendosën ngjitës në gojë, në mënyrë që të mos ngrihej nga vendi dhe të mos i dëgjohej gjithashtu edhe zëri.

Videoja e postuar në mediat sociale ku gruaja shihet e lidhur nuk është e rreme, siç konfirmoi nga American Airlines.

Me britmat e saj, ajo shqetësoi pasagjerët e tjerë. Fluturimi dy orësh i 6 korrikut nga Dallas-Fort Worth për në Charlotte u vonua të paktën tre orë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *