Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri Peter Japelj ka listuar disa nga prioritetet kryesore të presidencës së BE. Në një intervistë për emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, ai është shprehur se po punohet për një projekt me Portugalinë dhe Gjermaninë që synon rimëkëmjen e Europës pas Covid-19 që do të jetë edhe slogan i presidencës.
“Sllovenia ndërton punën së bashku me Portugalinë dhe Gjermanine. Do të punojmë për një program të përbashkët dhe shpresojmë që ky program të na ndihmojë të gjithëve në të ardhmen. Sllogani i presidencës do te jete “Të rimëkëmbin së bashku Europën” i cili është i ndërtuar mbi 4 shtylla:
Rikuperim i i autonomisë strategjike të BE-së
-Konferenca e së armes së Europës
-Jetesa në BE
-Politikat për sigurinë
I pyetur se a do të ndihmojë Sllovenia vendet në nevojë për të dalë nga kriza e Covid, ai është shprehur se kjo nuk është detyrë e Sllovenisë.
“Nuk është detyra e Sllovenisë ta bëjë këtë. Ajo që Sllovenia do të bëjë është të gjejë zgjidhjet e duhura. Rimëkëmbje nuk është vetëm për Covid por duhet t’i krijojmë Europës mundësinë për t’u përballur me një pandemii të mundshme në të ardhmen dhe nga një sulm kibernetik ku do të përfshijmë edhe Ballkanin Perëndimor. Në shtator do të kemi një forum ku do të mblidhen lider nga e gjithë bota”- u shpreh Japelj
I pyetur se pse Shqipëria po qëndron akoma para derës së BE dhe nuk arriti të merrte një përgjigje pozitive, Japelj është shprehur optimist se do të shkohet drejt hapjes së negociatave duke përmendur edhe fjalën e zonjës Merkel që Ballkani është interesi gjostrategjik i BE.
“Kjo nuk është një pyetje e thjeshtë. Është shkembim diskutimesh shumë i gjatë. Kur unë erdha në vitin 2019 në Shqipëri mendova se negociatat do të hapeshibn atëherë dhe tani në mesin e mandatit im jam optimist modest. Ju siguroj se Sllovenia do të bëjë ccdo gjë që të ndodhë. Jemi të bllokuar dhe prandaj është e nevojshme që të shkohet drejt hapjes së negociatave. Ky process nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e legjislacionit të BE. Edhe kancelarja Merkal ka thënë që Ballkani Perëndimor është interesi gjeostrategjik i BE”- shtoi ambasadori.

A mos valle , i intereson Evropes qe te shfrytezoje krahun e lire te punes se qindra mije shqiptareve prej tidhjete vjetesh ne vendet respektive???
Nese bejme nje llogari te thjeshte hesapet ekonomike me Evropin do te shkonin ne triliona dollare borxh ndaj tokes shqiptare.Thjesht; shitet nje futbollist per disa miliona dollare i cili punon maksimalisht deri ne dyzet vjet.Lind pyetja ; po nje inxhinjer…. mjek …infermjer…..dhe shume shkencetare dhe doktorante shkencash bij shqiptare qe punojne ne Evrope?
Meqe dihet se levizja e njerzve dhe e mallrave perfshi krahun e punes anetaret e BE e kane te lire , ne qe nuk jemi pjese saj duhet te shesim ne Evrope kete fuqi puntore , dhe sidomos trurin e kombit .
Dhe qe te kujtohet Evropa dhe gjithkush qe mendon se do te na shfrytezoje si popull e komb per hicgje bijte tane te bojkotojne vendet e punes dhe bizneset kudo ne Evrope deri ne pagesen njeqinfish te nje lojtari futbolli.
<>