Kushtetuesja nuk heq herësin zgjedhor, zbardhet vendimi i arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s’është respektuar proporcionaliteti

time

Në datë 30 qershor Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Astrit Patozit dhe Myslim Murrizit, duke shfuqizuar nenin e Kodit Zgjedhor, që parashikon ndarjen e mandateve me thyerjen e herësit.

Ata kërkuan heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral, por përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Mirëpo sot është publikuar vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese, ku vëret se nuk është hequr herësi zgjedhor. Pra ndryshe nga siç u interpretua, Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.

Gjykata thotë se në përcaktimin e herësit nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës. Në vendimin e arsyetuar nga Kushtetuesja iu është dhënë mundësia ligjvënësve për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas këtij vendimi, kandidatit nuk do t’i duhen më 10 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese sqaron se do të vendoset një prag i ri. Mes të tjerash në këtë vendim sqarohet se nuk përmbushet kriteri i proporcionalitetit.

E drejta e votës parapëlqyese të zgjedhësve, e parashikuar në nenin 64, pika 3, të Kushtetutës, nuk mund të interpretohet se vlen vetëm për të shprehur preferencat e tyre, por ndikon duke sjellë një kufizim në shpërndarjen e mandateve.

Për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ka votuar kundër gjyqtari Altin Binaj i cili në argumentimin e tij thotë se në këtë çështje, kriteri i proporcionalitetit nuk rezulton i cenuar dhe prandaj duhet të ishte vendosur rrëzimi i kërkesës.

Share This Article
2 Comments
  • Edhe Skender Gjinushi, matematicieni me i madh shqiptar i te gjitha koherave nuk mund ta zbertheje kete vendim te kushtetueses.

  • Është “Gjykata Kushtetuese që duam” dmth që do sundimtari i mandatzezës së tretë, sa herë që sundimtarit ti bëhen këpucët pisë , mbi pisllëkun, llustraxhinjtë e Gjykatës kushtetuese do të hedhin bojë që të mos duket pisllëku e të duken llustrafinë, kur shallvaret qeverisëse do të grisen dhe sundimtarit do ti duket prapanica e korruptuar ustallarët e Gjykatës Kushtetuese do të vrapojnë ta arnojnë me arnat e vendimeve të tyre pseudokushtetuese për të mos u dukur ndyrsira korruptive posht shallvarëve qeverisëse të sundimtarit kështu që gjykatës i ka hije mbiemri “antikushtetuese” dhe …….

    ajo konkuron me presidentin Meta që puth, përqafon, gjunjëzohet, përbetohet, derdh lot me mallëngjim dhe tund në dorë gjoja “kushtetutën” që në fakt…………..

    ……….. është blloku i kusarisë që mbante në dorë në videorregjistrimin e Dritan Priftit që presidenti i ka vënë kopertinën e kushtetutës dhe kushtetuta që mbrojnë këta gjykatës ka mundësi të jetë diçka si kushtetuta që tund dhe mbron me cfurqe, sëpata, kosore, hanxharë,draprinjë…….. presidenti ynë i nerum që i nerumi kryeministri ynë ( i paçim sa malet të dy) e cilson me sinqeritet dhe kompetencë publikisht si të çmëndur dhe

    si shumë po na e mbrojnë kushtetutën , e mjera ajo, po të kishte gojë çdo thoshte e shkreta për presidentin, kryeministrin dhe gjykatën që është gjykatë e saj krijuar gjasme për ta mbrojtur posaçrisht atë por……ah….e shkreta kushtetutë paska fatin e deles që ju la ujqëve dhe ujkonjave të babëzitura për të ruajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *