Autoritetet kubane konfirmuan të martën se një person ka vdekur gjatë demonstratave që kanë tronditur ishullin në ditët e fundit duke protestuar mbi mungesat e ushqimit, çmimet e larta dhe ankesat e tjera kundër qeverisë.
Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq të hënën gjatë një përplasje midis protestuesve dhe policisë në komunën Arroyo Naranjo në periferi të Havanas. Një numër i paspecifikuar i njerëzve u arrestuan dhe kishte disa të plagosur, duke përfshirë disa oficerë.
Sipas CNN, ministria akuzoi demonstruesit për vandalizimin e shtëpive, vendosjen e zjarreve dhe dëmtimin e linjave të energjisë. Ajo gjithashtu pretendoi se ata sulmuan policinë dhe civilët me thika, gurë dhe sende të tjera.
Demonstratat që shpërthyen të Dielën kanë parë mijëra kubanë në rrugë duke shprehur ankesa kundër mungesës së mallrave, rritjes së çmimeve dhe ndërprerjeve të energjisë, dhe disa protestues kanë bërë thirrje për një ndryshim të qeverisë.
Demonstratat në disa qytete dhe qyteza ishin disa nga shfaqjet më të mëdha të ndjenjës antiqeveritare të parë në vite në Kubë, e cila po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit ndërsa lufton me krizën e saj më të keqe ekonomike në dekada si pasojë e sanksioneve të SHBA-së.
o.j/dita

embargo prej dekadash
https://www.youtube.com/watch?v=5WTzNElAcZQ