Videot në Tik-Tok të gjyqtares së Elbasanit, KLGJ zbardh vendimin: Ndër të tjera i kërkon ILD-së tekstin e këngëve (njëra flet për ‘dhipin’ dhe ‘thybën’)

Ornela

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

KLGJ i ka lënë disa detyra ILD-së në lidhje me videot e shpërndara në rrjet të Kapedanit.

Në disa pika, KLGJ kërkon që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Një ndër kërkesat që mund të jetë më e çuditshmja është zbardhja e tekstit të këngëve që Kapedani ka përdorur. Në atë pikë thuhet se duhet bërë dokumentimi i tekstit të këngëve që e shoqërojnë në sfond videot me imazhin personal të magjistares.

PIKA 47:

Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati.

Një nga këngët që Kapedani ka dëgjuar në zyrën e saj, është ‘Mafia’ e reperit Don Xhoni. Një pjesë e këngës e zbardhur më poshtë:

‘Mafi-Mafi-Mafia, rrethi jem o mafia. Nike t’zeza synthia, Don Xhon in Columbia. Vija t’bardha, dhipi fresh. Dridhe dridhe thyben fort, mos fol, mos ma tesh’

Lexoni KËTU VENDIMIN e plotë

Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”.

Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

Vendin e saj e ka zënë Matilda Fetahu.

 

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Une kam sfiduar mafien dhe shtetin skiptar qe eshte edhe ai i tille..
    Shqiptarte kane nevoje per gallate,prandaj gjyqtaret duhet te zgjidhen nga ata qe kane “vesh muzike”…

  • Patjeter vendimi i gjykatës të jetë i prerë :
    Përjashtimi i menjëhershëm nga organet
    e drejtesisë.Të tillë elementë që ushtrojnë
    funksionin në organet jetike ne fushën juridikë krijojne një bazë më së të përshtatëshme për kriminelet mafiose qe presin të manipulojnë këto elementë për mos ndeshkime në krimet mafiose.
    SPAK KRYEJ DETYREN POPULLI
    KA BESIM TË MADH.
    SHQIPËRIA DUHET TË JETË E PASTËR.

  • Po gishtat ne forme revoleje, pistole, ngritja e gishtit te mesit, edhe keto per heqje stresi ishin?!
    Komisioni duhet te rishikoje vendimet e marra nga kjo gangstere e çekuilibruar. Dhe me patjeter ta perjashtoje nga sistemi ligjzbatues.

  • Duke krahasuar tiparet e fytyrës së saj me atë të të nerumit Dash Shehu, simbas kritereve antropometrike të kryepatronazhistit Edi Rama, kjo fëmër e meriton të bëhet jo vetëm deputetja që duam por edhe ministre dekorative e drejtësisë në qeverinë e re Rama (ministër real i drejtësisë është po ai, poliministri sundimtari Edi Rama).

  • Teksti i kenges eshte me permbajtje te thelle antiparti. I influecuar nga kultura borgjezo revisioniste qe synon permbysjen e pushtetit popullor.
    Po cer thoni mer amon.
    Shikoni a e ben punen ne rregull apo jo ?
    Po qe se ka bo punen me korrektese, gjithe te tjerat shhumzohen me zero…
    Ajo eshte matesi, pa se cfare kengesh kendon, eshte qejfi i saj…
    Mos lini me as Aleksander Gjoken te kendoj se thote “Une jam Al Kapone…”
    Ketu s;ka mbet gjykatse e politikane pa u shkerdhy si gore moteleve e hoteleve te botes, me paret e popullit, po na kerkioni tekstin e kenges per ket biben…
    Lereni te punoje, po qe se e bo punen ne rregull///

  • Kjo duhet te beje karriere tjeter, se kete lloj kenge, qe Gjykata po mundohet ta “zbardhe” vetem ndonje kurve rrugesh mund ta kendoje. Po, gjejeni tekstin o gjukata, se nuk keni me ca merreni,. Vape eshte, fillon lexon tekstin, dhe te vjen qefi per te kenduar.
    E mbani mend ne video sa seriozisht e kishte kjo per mafien, i mblidhte dhe ato buzet e silikonit dhe vrenjte dhe syte. E more cbehet ketu. Pertoke cdo gje. Vrroma dhe mballoma nga te kater anet. Mballoset shteti me paketa, kete ka mesuar Ramut kurva, pakete ne tender, pakete ne drejtesi, pakete ne Bashki, dhe paketa nga Bangladeshi. Vari leshte

  • Edhe Mbreti ne banje apo para pasqyres …mund te flas budallalleqe!Morali eshte cthurur ne cdo hallke te shoqerise,bile kjo “dhipin” dhe “Thyben” i thote me lezet!…shue te tjere i thone drejt per drejte,bile edhe ne kuvend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *