Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Përmes një bisede të kryer on line me kryeministrin Rama, Michel shprehet se me kryeministrin biseduan edhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE.
“Urova kryeministrin Edi Rama mbi zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Ne gjithashtu biseduam për përparimin e rëndësishëm të bërë nga Shqipëria në rrugën e saj të BE deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor”, shkruan President i KiE në një postim në rrjetet sociale, ndarsa ndan foton nga biseda me kryeministrin.
I congratulated prime minister @ediramaal on Albania’s election as non-permanent member of @UN Security Council #UNSC
We also reviewed the significant progress made by Albania on its EU path in light of the forthcoming Western Balkans summit. pic.twitter.com/gxKfDPPGAc
— Charles Michel (@eucopresident) July 14, 2021
j.l./ dita

Pra kemi pese arinj we bejne si te duan dhe dy minj we zgjidhe nga arinj, me te drejte dy vjecare per te ngritur vetem doren, kur arrinjte ta shohim te sresyeshme. Kjo quhet” fitore historike”e cila mbas dy vitesh do te shuhet, pasi dy “minj” te tjere do kerkohen me “short” nga arrinjte..! Ja pra “demokracia” e planetit..!
Pra kemi pese arinj qe bejne si te duan dhe dy minj qe zgjidhen nga arinj, me te drejte dy vjecare per te ngritur vetem doren, kur arrinjte ta shohim te aresyeshme. Kjo quhet” fitore historike”e cila mbas dy vitesh do te shuhet, pasi dy “minj” te tjere do kerkohen me “short” nga arrinjte..! Ja pra “demokracia” e planetit..!