Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur rreth takimit të radhës më 19 korrik që do të ketë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.
Megjithëse ai ka besim është shprehur i pasigurt nëse do të ketë ndonjë rezultat konkret për zgjidhjen e problemeve.
“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nuk di nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiç.
Ky do të jetë takimi i dytë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas datës 15 qershor, ku dy zyrtarët nuk u dakordësuan për asnjë nga problematikat mes shteteve.
j.l./ dita
