Një SHANTAZH diplomatik! Ekstaza e pazakontë Orban-Vuçiç dhe interesat okulte që fshihen pas saj. Ku cënohen interesat e Shqipërisë dhe Kosovës

time

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Marrëdhëniet e ngushta deri në ekstazë midis dy shteteve dhe midis dy udhëheqësve të tyre janë çështje e interesave dypalëshe. Por kur këto marrëdhënie speciale kalojnë kufijtë normalë të marrëdhënieve midis dy shteteve dhe bëjnë objektiv të aleancës dhe të ndërhyrjes së tyre të përbashkët shtete të treta dhe interesat e tyre jetike, ahere kjo nuk është me çështje e tyre dypalëshe, por është shqetësim rajonal dhe europian.

Ky është deduksioni i vizitës dhe i bisedimeve të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Beograd në 8 korrik dhe i tezave dhe platformës së habitshme politike e diplomatike, që ai lëshoi për Ballkanin Perëndimor në emfazën e dashurisë hungarezo-serbe, të cilat prekin dhe cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e shteteve dhe të popujve të Ballkanit Perëndimor, pra edhe të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin e Serbisë Vuçiç, kryeministri i Hungarisë lëshoi dy teza të dëmshme për marrëdhëniet rajonale, për dinamikën e procesit të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për integrimin europian të këtij mikrorajoni.

Teza e parë e dëmshme e kryeministrit hungarez ishte se Serbia është shteti kyç i rajonit, është shteti qendror dhe çdo rajon ka një shtet qendror pas të cilit duhet të shkojë. Ai e përkufizoi Serbinë si kyçi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, gjë e cila sipas tij duhet të merret në konsideratë prioritare nga BE.

Është vërtetë në kufijtë e skandalit diplomatik që kryeministri i një shteti anëtar të NATO-s përcakton se Serbia është kyçi i stabilitetit për tre shtete anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, që janë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Orbanit, stabilitetin në këtë mikrorajon nuk e garantoka Aleanca Atlantike, e cila madje ka dhe trupat e saj në Kosovë, por e garantoka Serbia, aleati strategjik dhe ushtarak i Rusisë, dhe që ka një politikë zyrtare antiatlantike.

Nuk e dimë se mbi bazën e cilit traktat ndërkombëtar apo statut ndërkombëtar apo status ndërkombëtar gjen të drejtën kryeministri i Hungarisë të emërojë Serbinë si tutore të Ballkanit Perëndimor dhe të tre shteteve anëtare të NATO-s në këtë mikrorajon. Hungaria e drejtuar nga Viktor Orban është shumë larg kuotës së madhësisë së forcës ekonomike, politike, diplomatike, ushtarake, demografike, etj. për të marrë pozën e vendimmarrësit për raportet e fuqisë dhe dinamikën e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor dhe për t’u diktuar shteteve të këtij mikrorajoni se cilin shtet duhet të njohin për qendër dhe udhëheqës të rajonit. Mendojmë se nuk ka qeveri dhe diplomaci në Ballkanin Perëndimor, që nuk e di se Hungaria me dhjetë milion banorë nuk është vendimmarrëse as në BE e as në NATO.

Nuk kuptohet se me çfarë logjike diplomatike dhe të sigurisë kryeministri i Hungarisë i jep Beogradit përgjegjësinë dhe diplomën e nderit të stabilitetit rajonal, kur Serbia është gjeneratori kryesor i tensioneve dhe i konflikteve në Ballkanin Perëndimor, zjarrit të të cilave u fryn çdo ditë në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Aktualisht, edhe në ditën kur Viktor Orban fliste në Beograd, Serbia ka marrëdhënie të acaruara për shkak të ndërhyrjes së saj brutale në punët e brendshme në tre shtete të Ballkanit Perëndimor, me Malin e Zi, me Kosovën dhe me Bosnje-Hercegovinën. Serbia e “kyçit të stabilitetit” të Orbanit ka ndërhyrë me përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në 2016 për të ndaluar atë vend të anëtarësohej në NATO.

Serbia organizoi trazira në Mal të Zi në vitin 2019 për të ruajtur pushtetin e Kishës Ortodokse serbe në atë vend. Serbia ka ndërhyrë dhe organizoi trazira në vitin 2017 në Maqedoninë e Veriut për të ndaluar atë shtet të pranonte Marrëveshjen e Prespës dhe të anëtarësohej në NATO. Në prag të vizitës së kryeministrit hungarez në Beograd presidenti serb Vuçiç sulmoi ashpër Malin e Zi dhe Kosovën pse miratuan në parlamentet e tyre rezolutat për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Presidenti Vuçiç, si ish-ministër i kabinetit të kriminelit të luftës Millosheviç, mbron sot e kësaj dite agresionet serbe kundër popujve joserbe dhe shkel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e ka përcaktuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe parlamenti europian ka miratuar rezolutë të posaçme në vitin 2009.

Teza e dytë akoma më e dëmshme, që shpalli kryeministri hungarez në Beograd në 8 korrik dhe që cenon hapur interesat e integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor, është deklarimi i tij në se “Derisa të integrohet Serbia në BE, Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet”. Në 9 korrik “budapesttime.hu” i bënte jehonë fjalimit të kryeministrit në tezën e tij se “Zgjerimi i BE është e pamundur pa Serbinë”.

Është një tezë kaq flagrante antieuropiane dhe antiballkanike, e cila shpall në mënyrë kategorike se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të hyjë në BE para se të hyjë Serbia. Kryeministri hungarez e lidh fatin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Serbinë, dhe kërkon të kodifikojë formulën hegjemoniste serbe se rruga e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE kalon nga Beogradi.

Madje Orban arriti në absurditete të tilla sa deklaroi që “BE ka më shumë nevojë për Serbinë, se sa ka Serbia për BE”. Dy ditë para se të shkonte në Beograd kryeministri hungarez në 6 korrik pagoi publikimin e një reklame me firmën e tij në të përditshmen gjermane me tirazhin më të madh, ku i kërkonte BE të pranonte Serbinë anëtare.

Përpara kësaj kryeministri hungarez kishte paguar publikimin në gazetat më të përhapura europiane të një reklame me firmën e tij, ku bënte thirrjen që Serbia të pranohej në BE. Kryeministri i Hungarisë ndërmerr një hap të pazakontë për Serbinë, të cilin nuk e ka bërë për asnjë shtet ballkanik anëtar i NATO-s, që hyri në BE pas Hungarisë, si Bullgaria, Rumania dhe Kroacia.

Përveç kësaj, teza e kryeministrit hungarez përmban një kërcënim të pazakontë diplomatik dhe shtetëror ndaj vendeve aspirante ballkanike për anëtarësim në BE. Kjo është vetoja e Budapestit, e cila pritet të përdoret për të ndaluar çdo shtet ballkaniko-perëndimor, që plotëson para Serbisë kushtet e anëtarësimit në BE. Sepse vetëm me veton e Budapestit mund të ndalohen shtetet e tjera të hyjnë në BE para Serbisë.

Hileja e vetos hungareze shfaqet si kërcënim për të bllokuar anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, tre shtete anëtare të NATO-s, që janë edhe shtete kandidate për në BE. Nga katër shtete të Ballkanit Perëndimor me statusin e shtetit kandidat në BE, më i avancuar në rrugën e pranimit është Mali i Zi, për të cilin ka pasur vlerësime në Bruksel se mund të jetë shteti i parë, që mund të pranohet në BE nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani del kryeministri hungarez dhe paralajmëron se do të përdorë veton që të ndalojë gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që guxojnë të hyjnë para Serbisë në BE.

Është një qëndrim paradoksal dhe i paimagjinueshëm, që nuk ka ndodhur kurrë me procesin e integrimit europian në BE. Ka pasur veto dhe bllokime të një shteti anëtar të BE ndaj një shteti aspirant për shkak të konflikteve dhe problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Por kurrë nuk ka pasur veto globale apo në bllok të një shteti anëtar të BE kundër një grupi shtetesh aspirante, jo për probleme apo konflikte me shtetin anëtar, por thjesht për tekën diplomatike të kryeministrit hungarez që Serbia të bëhet anëtare para të tjerëve.

Rrezikshmëria e tezës së çuditshme të bllokimit të integrimit europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për hatër të Serbisë është se ajo shantazhon BE-në që të pranojë mekanikisht Serbinë pse do kryeministri hungarez dhe t’i falë Beogradit të gjitha mëkatet antieuropiane dhe antiatlantike.

T’i falë që Serbia nuk ka realizuar kushtet dhe kërkesat e kapitujve të Traktatit të Pranimit në BE dhe është zhytur në autoritarizëm dhe mungesë lirish demokratike, të mediave dhe të shprehjes. T’i falë që Serbia refuzon të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë për agresionin kundër Ukrainës, t’i falë që Serbia përshëndeti aneksimin e dhunshëm rus të Krimesë, që Serbia po zhvillon një garë marramendëse armatimesh me armë të sofistikuara ruse, që i ka dhënë bazë ushtarake Rusisë dhe organizon manovra ushtarake të rregullta me forcat ushtarake ruse në territorin serb.

Kryeministri i Hungarisë, shtet anëtar i NATO-s duhet ta dijë se Serbia po armatoset në radhë të parë kundër shteteve anëtare të NATO-s në Ballkan. Viktor Orban ka dhënë kontributin e tij personal në këtë drejtim, duke lejuar që kontigjentet e tankeve ruse të destinuara për Serbinë të kalojnë nga territori i Hungarisë.
Platforma e re e çuditshme ballkanike e kryeministrit hungarez neglizhon realitetin që tre shtete të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Paradoksi i ri është se Hungaria, shtet i NATO-s, kërcënon të bllokojë integrimin europian të tyre dhe u emëron Serbinë tutore të rajonit. Ky shantazh diplomatik hungarez është kundër interesave të NATO-s në rajon. Padyshim kryeministri hungarez e din nenin 5 të Traktatit themelues të NATO-s, por nuk duket se ai dhe kabineti i tij kanë menduar ndonjëherë se si do të sillet Hungaria nëse Serbia hyn në konflikt të armatosur me një nga tre shtetet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Ka interes strategjik të dihet nëse do të rreshtohet me tre shtetet anëtare të NATO-s, siç e ka detyrimin atlantik, apo do të rreshtohet me Serbinë, siç priret mendja dhe dashuria diplomatike e kryeministrit hungarez.

Platforma dhe tezat antiballkanike të Viktor Orbanit nuk mund të mos ngjallnin eufori te presidenti serb Vuçiç, i cili mori diplomën falso hungareze të dominimit serb të Ballkanit Perëndimor. Vuçiç tentoi t’ia kthente me akordimin e një roli të veçantë të Hungarisë në Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar në 8 korrik se Hungaria ka një rol ekstremisht stabilizues në stabilitetin politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Është një hiperbolë diplomatike, që nuk ka asnjë bazë, sepse në stabilitetin politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor nuk ka asnjë rol Hungaria dhe atë e garanton BE dhe NATO.

Arsyet, motivet, dhe interesat, që e shtyjnë kryeministrin e Hungarisë të hartojë një platformë të dëmshme dhe të rrezikshme ballkanike, mund të jenë të shumta, personale, lokale, rajonale apo ndërkombëtare. Por është një impostim antikohor dhe antihistorik i politikës ballkanike dhe i politikës së jashtme të Hungarisë, e cila nuk ka shanse për pranim ose sukses në shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të lodhur nga mitet, projektet dhe fantazitë mesjetare të krijimit të grupimeve ballkanike nën udhëheqjen e Serbisë.

Kryeministri hungarez ka të drejtën personale të adhurojë presidentin Vuçiç dhe Serbinë, por nuk ka asnjë të drejtë të pengojë rrugëtimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Organi hungarez “policysolutions.hu” shkruante se “në një kontekst më të gjerë të Ballkanit Perëndimor miqësia e Orbanit me Vuçiçin ka një numër implikimesh sinjifikative për politikat e rajonit. Të dy liderët kanë kërkuar të forcojnë pozicionet e shteteve të tyre respektive si aktorë dominues brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Dashuria e pazakontë diplomatike e kryeministrit hungarez me presidentin serb dhe interesat okulte, që fshihen pas saj, kanë krijuar dyshime të bazuara në BE dhe më gjerë në Europë. Kjo klimë dyshimi për “miqësinë speciale hungaro-serbe” është kaq e përhapur në BE, sa që presidenti serb Vuçiç e pranoi këtë të vërtetë dyshimesh europiane, kur iu drejtua Orbanit në 8 korrik se “Pak njerëz si ju janë gati të përballojnë kriticizmin për shkak të Serbisë”.

Ajo që nuk thotë Vuçiçi, është se në qarqet vendimmarrëse të BE dhe të NATO-s, sipas burimeve diplomatike, ka shumë dyshime se ekstaza e miqësisë së pazakontë qeveritare dhe personale midis Orbanit dhe Vuçiçit mund të jetë një inspirim i Rusisë, e cila ka nevojë që të maskojë strategjinë saj të ndërhyrjes ballkanike nëpërmjet një aleance midis Serbisë dhe një shteti anëtar të NATO-s të prirur nga Moska, si qeveria aktuale e Hungarisë.

Këtu është rasti për të evidentuar disa thekse në politikën tonë të jashtme, e cila nuk duhet të masë marrëdhëniet e sotme me Hungarinë vetëm me ngjarjet kalorsiake të shekullit 15. Sepse ka patur ndonjë ministër të jashtëm spurdhjak, që sugjeronte aleancë strategjike të Shqipërisë me qeverinë e Orbanit, duke ngatërruar Orbanin me Janosh Huniadin. Qeveritë dhe interesat lëvizin dhe qeveria filoserbe e Viktor Orbanit ia vlen një protestë për tezat e tij të dëmshme antiballkanike, që prekin interesa themelore të Shqipërisë.

 

Share This Article
41 Comments
  • Interesat e Cenuara jane Interesat dhe Identiteti,
    Jane shtylla kurrizore e nje Kombi te tjerat jane te rendesise se dores se dyte.
    Dhe keto fillojne me clirimin e Vorio Epirit te Pirros dhe Kastriotit nga Tur-qija dhe turkoallbanians si ju Zoti Murati.
    Kur flasim per Emertime te Lashta te ndryshuara nga armiqte e ketij Kombi si Epidhamnos ne Durazzo.
    Buthrotos ne Butrint
    Agi Saranda ne Sarande
    Tripolis ne Tropoje
    Kostantinopolis ne Kostantinopoje!
    Ilisus ne Lezhe.
    Vendlindjen e Heroit “tuaj” Kaure Jeorgios Kastriotis nga Emathia ne Mat!
    Argjiro-Kastros ne Gjirokaster!
    Karavo-Stasi (stacion varkash greq) ne Karavasta.
    Moskopolis i djegur nga Salu Butka ne Voskopije!
    Atehere cfare ben nje pushtues “me shume” se kaq?
    Per cfare historie dhe respekti flasim zoti me ermer turk Murati?

    • 1 je, na kenaq me shkrimet e tua, keshtu vazhdo 🙂
      edhe fantazi ne gjetjen e nickname e ke yll. ai turkofagosi I dikurshem ka qene me yll fare.
      tung

    • Shabe je bo si Shab Qosja.

      I merr qokat qe kryetaret e shteteve i bejne njeri tjetrit pa dogane, dhe na i nxjerr ketu sikur plasi bomba.
      1. Para kesaj vizite hungarezet priten Presidentin Shqipetar, me te gjitha nderimet, madje akoma me shume se mund te behen zyrtarisht. Busti i Skenderbeut u vendos me ceremoni ne Budapest.
      2. Hungaria e ka njohur menjehere Kosoven.
      3. Ne asnje rast Hungaria nuk e ka vene ne dyshim antaresimin e Shqiperise ne BE.
      4. Hungaria dhe Serbia kane problemin e madh te Vojvodines ne mes. Edhe sot e kesaj dite serbet i detyrojne me dhune vojvodasit te deklarohen serbe, gje qe i mban te dy vendet ne konflikt te hapur.
      5. Shqiperia ne te gjitha kufijte e saj eshte e rrethuar me toka shqipetare, edhe Kosova pothuajse ne te njejten menyre. Faktori shqiptar ne rajon eshte i shtrire ne nje pjese te vendeve te rajonit mjaftueshem per tu marre ne konsiderate dhe per te luajtur nje rol kryesor ne zhvillimet gjeopolitike te rajonit dhe me gjere.
      Serbia eshte nje vend qe per shkak te ish Jugosllavise ka krijuar enklava, apo grupime te serbeve ne disa vende te ish Jugosllavise. Duke qene agresive ne politiken e jashtme dhe duke nxitur serbet jashte Serbise te krijojne probleme ne vendet ku jetojne, ka krijuar idene se ata mund te qetsohen vetem me nderhyrjen e Serbise. Pra edhe Serbia kthehet ne nje faktor stabilizues per rajonin.
      Edhe neve shqiptareve na thone shpesh ju jeni faktori i stabilitetit ne Ballkan etj.
      Arbitrin se kush eshte dhe kush nuk eshte nuk e ben Hungaria, e ben tjeter kush.
      Por komunisti antikomunist Shab Qosja edhe kesaj rradhe me nje fryme anakronike, qe mban era vjetersire, po mundohet te terheqe vemendjen per te treguar qe e njeh diplomacine e mesuar ne gazeten Zeri i Popullit.
      Ik o Shabe thaj pampersin.

  • Po ik o Shabë, se kështu flasin gjithmonë krerët e shteteve kur shkojnë për vizita tek njëri-tjetri. Përdorin lëvdata dhe hiperbola. Kjo është gjuha diplomatike e krerëve, t’i rrisin apo shpikin merita shtetit tjetër. Edhe kur vijnë në Shqipëri, atë bëjnë. Edhe kur shkojnë në Bosnjë, atë bëjnë. Ti Shabë, gjoja si ish-diplomat, duhet t’i dish këto.
    Dhe tani rri e tjerr një artikull kaq të gjatë e lodhës, si e si të marrësh ndonjë lek nga Dita dhe nga ana tjetër, të na hiqesh si patriot i kulluar e anti-serborus. Ik o Shabë, ik, se lojrat e tua mbajnë erë rubla. Ti, me kafen e mëngjesit hap gazetat ruse e serbe. Ato shqiptare i hap nga dreka. Ik Shabë, ik, pi kafe me Edit Harxhin.

  • Shkrun e bo carcaf ama thelbin e miqsis Hungaro – Serbe se ke kuptu fare o “Professor” i diplomacis !
    Hungaria si dhe Portugalia dhe Greqia jane tre vene te EU se qe kan ra komplet nen ndikimin Kinez,jan k’to vene qe bllokojne c’do vendim te EU kunder Kines! Serbia kerkon edhe nepermjet ksaj mashe te kete avantazhe ne trataivat e futjes ne EU. Greqia gabimin qe boni me portin e Pireut po e ” pagu” nepermjet “gogolit” Turk duke i dhon paret kineze amerikonve per F35!
    E more n’vesh zhab Murati ?

  • Pergezime per shkrimin! Si gjithmone godet ne shenjte!
    Fat qe Shqiperia ka nje diplomat te kalibrit Tuaj, por fatkeqesi qe ju kane nxjerre ne pension. Ose me mire me thene eshte TURP, apo akoma me keq SKANDAL.
    Dhe ne fund nje pyetje kisha : E ka kaluar Covid-in, e rujna Zot, Delten qehajai i Ballkanit, qe po jep mend? apo eshte pasoje e politikes si “goce e keqe” qe eshte!?
    Viktor Orbanit i pelqeka shume zjarri me sa duket!
    Por nuk duhet te harroje se ndersa bota i njeh hungarezet si hajdute, shqiptaret i njeh si trima,
    Monumentin e Skenderbeut prandaj e ka ne Bugapest!

  • Mos u shqeteso shume se cfare bejne Orban me Vucic,se ne kemi nje kryeminister me te keq se keta te dy,bile edhe se Esat Pashe Toptani!
    Rama eshte armiku kryesor i shqiptareve,prandaj mos u habitni me te tjeret!

  • SHABAN EFNDIU kritikon te gjithe perveç SULLTANIN ERDOGAN te cilit i sherben.
    Nuk e kupton ky dhe te tjert se SHQIPERINE NUK E PERFILLE KERKUSH.

  • Hungaria ,tradicionalisht ka qënë gjithmonë Aleat Besnik I Shqipërisë .
    Që në Kohën e TË MADHËRISHMIT SKËNDERBE, I cili kishte sivëlla Hungarinë hungarez.
    Hungaria tradicionalisht ka pasur Armik Serbinë.
    Ishin pikërisht Sërbët ata që Penguan dhe Burgosën Huniadin Hungarez ,kur ai po I shkonte për ndihmë TË Madhërishmit SKËNDERBE.
    Ishte po Sërb ai që vrau Princin e AustroHUNGARISË…
    Pra Shqipërinë me Hungarinë I lidh një Miqësi SHEKULLORE.

  • Po kur thote dikush ketu qe Arnautia dhe “Shqiptaret” d.m.th bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve jane te rrethuar nga “shqiptaret”!
    Nuk e kuptojne qe dikur kane qene Greke Bizantine me Istitute Greke Fetare dhe Civile per 1100 vjet.
    Nuk e kuptojne Geniceret e turqizuar qe flasin nje gluhe (glosa) ndryshe nga Epirotet,as Emrat e tyre Greke nuk kane.
    Nuk behet Shtet (State) me Alfabet te huaj Latin dhe Gluhe tjeter nga Fuqite e Medha ne shekullin e 20te o fukarrenj.
    Vete ndryshimi i Toponimeve nga ju “banoret” e turqizuar tregon se sa lidhje kini me historine dhe Identitetin.

    • Ik o k@r, fli me tët’ëm, vazhdo traditën greke. Mos harro edhe të gjesh dashnor ndonjë djalë të njomë, se e keni pasur zakon që të lashtësi ju grekuçkat.

  • Idiotsira kilometrike qe shkruhen harrojne vetem nje gje: Orban sheh interesat e Hungarise edhe e di se si i permireson poziten e hungarezeve ne Voivodine! Kjo ´miqesî ka vetem kete prisme te forcohen hungarezet e Voivodines ! Te tjerat vin pastaj vetveti! E ketu gjithe hungarezet po edhe shume te tjere i thone Bravo Orbanit, se perndryshe as 24 ore s’ta kishin lane me vepruar ! Si per refugjat , si per anetarsimin e Balkanaseve, si per voivodinen, Orbani eshte alibia e evropes per mosveprimin e saj apo ma sakte mosdeshiren e saj per te vepruar me argumentin se kishe gorcohen forcat ala Orban ne qofte se pranohemi…

  • mos e rruaj hiç, se ke turkun e s’at eme me vete .
    po te gjithe be-ne, kunder do t’a kesh o, klysh turku .
    ps. kjo gjendje keshtu do vazhdoi deri sa te zgjoj une papa urban-nin dhe te bejme nje kryqezate te fundit e te çojme turkun dh arbenin tone i pranishem ketu si osmanlli 24 karat, ne stepat e shkretetirat e uzbekoturkestanit .

  • Interesant jane pergjigjet e grupit te gatshem proserb e grek.Te ifsha shikun ne bythe qe si investigon e te pakten tu fuse ndonje manall ne bythe ketyre qelbesirave

  • O ju i ahtuquajturi erdogan. Ju jeni nje bythlepires vorio leshi qe per nje pension 300- euresh ke shitur bythen tek shteti falls grek. Çna flet dokra pa lidhje . Une qe ju shkruaj quhem Lorenc lila dhe ti mos mbill perçarje mes shqiptaresh ose shkruaj me emer dhe mbiemer te vertete

  • ti lexues, lexon me ate poshte dhe koken
    qe duhet te lexoi, e ke vene ne vend te atij poshte.
    po ike o kafshe pylli, se s’je per keto pune ti . dukesh qe
    ke ato mend kur fitimet e tua, i nxirje duke sherbyer te sekretari partise .
    ps. ka ca “patriote” ketu, qe 300 euro i quajne pak .
    mjafton me kaq, per te thene se kto kurva, rrojne me miliona te vjedhura, kur pjesa me e madhe e popullit mezi arrin tek 100 euro ose 12000 leke ne muaj .
    kta jane ata qe ne rastin me te keq, do kishin shitur dhe memen e tyre, po te mernin sa shumica e popullit, rreth 100 euro, pale c’spiuna te grekut, apo turkut do beheshin, per 300 euro …

  • Ka ekzagjerime te panevojshme ne shkrimin e z Shabani .
    Nuk mund te sillen te gjitha shtetet siç duam ne .Mos ju ktheni atij budallallekut “Fanar ndriçues buze Adriatikut” .Cdo shtet ka marredhenie shumepaleshe dhe dypaleshe .Nuk do bisedoj Orban me Vuçiç ashtu siç duam ne dhe nuk bisedon Rama me Erdoganin ashtu siç duan serbet.
    Shqiptaret kane arritur shume gjera ne kete fillim shekulli ,ngjarje qe 100 vite te shkuara as qe i imagjinonim.
    Por cdo gje do kohen e saj dhe diplomacia kerkon perkushtim dhe durim.Sdo mesojme boten ne se si te sillet .Ne me se shumti kemi probleme mes vedi sesa me Orbanet dhe Vuçiçet .
    Vuçiç nuk do nje Vojvodine me probleme se nuk e perballon dot Serbia nje “Kosove” tjeter dhe Orban nuk do probleme me Serbine sepse politika e tij eshte e perqendruar brenda Hungarise .Nje problem ne Vojvodine eshte kokeçarje per Orban ,i cili sic cdo “diktator” kerkon cdo zhvillim te kontrrollohet prej tij.
    Edhe keshtu ,ne cdo takim rajonal dypalesh te shikojme rrezik ketu e rrezik atje ,ne ben te pasigurte dhe dyshues .
    Ketu NATO zhvillon manovra super te medha ,z.Shabani shikon rrezik te madh tek nje takim i zakonshem dypalesh.

  • Per bijte e Vezireve,Pashallereve,Bejlereve qe dhane jeten per Sulltane kush nuk u tur-qizua dhe mbajti Identitetin Greke Epirote (Emrat,Besen,Fene Greke Orthodhokse,Ndergjegjen,Karakterin) jane “300 Evrosha”.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Osmanine dhe Alvanine do thoshte Andoni nga Zagoria.
    Po nuk u clirua ky vend nga Tur-qit e vetequajture Skiptare ky vend (land) pa breke nuk do shikoje nje dite te Bardhe.

    • O karo, po ikë o se le nam me gomarllëqet që thua.
      Ikë ore se le nam me këtë B@THLËPIRJEN DHE SERVILIZMIN E JASHTËZAKONSHËM ndaj gërqisë.
      O Gjym deri vonë në mesjetë SHQIPTARËT NJIHESHIN GJITHANDEJ SI EPIROTË ndërkohë që Gërkët NUK EKZISTONIN ASGJËKUNDI ..
      Pra gërkët duhet të kthehen në origjinën e tyre që është ajo SHQIPTARE…
      Tani mjaft na çave astarët e b@thës me karllëqe gërke gomar…..
      Po si ske turp, për 300 euro të Qi@sh në B@thë bre…

  • sa arrogant korcari .
    po pyet mbase mamin, a hanemet e vjetra nga na dol ky emer shqiptare .
    emer i bukur natyrisht .
    po kte e kane vene ata qe kane qene patriote te vertete dhe jo ata qe te vrisnin, po t’i shaje spermen e sulltanit serbit apo grekut.
    pra edhe qe s’kemi pase identitet, pasi per fat te keq, si aborigjenet ne australi kemi qene ne keto troje .
    rendesi ka qe, te pranojme te kaluaren tone primitive, dhe te pranojme progresin, qe na ofron bota demokratike .
    be-ja kete modesti, kerkon me s’e shumti nga ne…

    • Ti I “kulturuari” I B@thës me pseudonimin ” e duam Shqipërinë si gjithë europa”
      Mos je gjë antar I LGBTQ – së , se nga mënyra sesi flet më duket se I bie B@thës…
      U gëzua Babi tënd kur të pa se edhe ai I binte B@thës dhe mendoi , do bëhemi dy B@Q@RË NË NJË DERË.
      U hidhëruar mami jot se e dinte që do I bije B@thës edhe ti si yt atë ..
      I vetmi që u gëzua ishte Komshiu K@r madh që Ja pastronte furrën mamasë tënde ,meqë babi jot nuk e bënte..
      U gëzua se do shkërdhente MAMIN TËND , Babin tënd edhe Ty..
      Kaq kisha….
      Sa për Komb-Atdhedashuri etj si këto , janë gjëra të panjohura për ty ,prandaj mos u ngatërro kot..
      Shko gjej ndonjë nga këta EZMERËT që ka sjellë SHALGJATI GALLOFI RAMA që të ta punojë ca INJETRON se këta w kanë zakon OTOMANÇEN …. Le që janë edhe të urritur se vetëm b@thë të zeza kanë parë, sa të shikojë B@thën tënde të bardhë do të ta punojë Injetron me tërbim..
      Hajde ik kënaqur tani..

  • Me gjith rrespektin per shteti Hungarez, per lidhjet tona te hershme te cilat edhe perse kalojn brezat ato sa vije dhe forcohen si miqesi e vjeter. Vendosja e bustit te Gjergj Kstriotit (Skenderbeut)ne Hungari eshte nje sinjal mjafte i mire per dy shtete tona.
    Sa i perket qendrimit te Hungarise ndaj shteti te Serbise ketu dua te ndalem.!
    Une ketu e mbeshtes gazetari Shaban Murati. Ketu jo vetem Hungaria pore te gjith shtate e Ballkanit dhe te Evropes duhet te ndalen para krimeve monstruoze qe ka ber serbia mbi Slloveni,Kroacin, Boisnjehercergovinen dhe me ne funde krime te pa shembullta ne Kosove.
    Ndaj keti krim gjenocidale cdo njeri qe ka shpire njeriu e jo shpir derri duhet te gjykoje me dhembshmeri njerzore.
    Te bejsh masakra te tilla njelloi sikur te ishim ne kohen e Judijanve , apo edhe ne kohen e semitoegjiptianve qe bene masakra te medha ne Pellazget nga shekulli i XII-te deri ne shekullin e VIII-te para eres sone , ku dhe historia ka marre emrin histori memece. E te vazhdodh ne funde te shekullite te XX-te vetem tek serbet kjo ka ndodhur.
    Par nga koha qe ka ndodhu dhe per nga permasat e popullsise Serbia me udhehqjen e saje ja kalon gjenocitit Hitlerian.!
    Pra ne keto kushte te fundeshekullit te XX-te ku njerzimi po eksploron hapsirat e pafunde dhe keta kriminel te bejne masakra te tilla eshte kontraste i madh qe tregon se Serbia eshte shume large qytetrimit botrore, madje eshte me large se edhe ne rendin Skllavoponare.!
    Ateher ne keto kushte si paska mundesi qe serbia te behet” promotori’ i bashkimit Ballkanike ku nen suazen e saje te futemi bashke me te ne Evrope.
    Une nuk e dij komentuesi gjejne fjale e sherre me njeri tjerin dhe nuk merren me problemi me themelor qe eshte gjakderdhja qe nuk i perket ase kohes ase hepsires ne te cilen jetojm sote.
    Ne keto kushte kush eshte shtet me frym njerzore duhet ta denoj dhe dhe ta ndeshkoje Serbin e jo ti bej eliozhe te tilla sikure thuhen ne kete shkrim ketu, pore dhe sikur i njohim gjenocidit e pashembullt te ketyre kriminelev qe vetem frym njerzore keta nuk kane.
    Ne ket kende duhet ti diskutojm problemet ndryshe duke u zrne nderveti Serbis i rritet “merit” ne vende qe te denohet ne maksimum.!

    • Dole prapë o Dobiç…
      Andej gjirizave të gërkut shko dhe fshehur, bashkë me ata 300 euroshat minjtë e fekaleve, se atje e keni vendin, në gjirin.
      Ju bashkë me ata që akoma thërrasin Dum BABËN.
      Ju llumi I Kombit Shqiptar…

      Po kam fjalor tepër të pasur kur bëhet fjalë për minj fekalet si tu…
      Nuk është turp për Korçarët tu kthejnë përgjigje Debilëve si ty.
      Ik bjeri B@thës tani ,se si ju Dobiçët 300 eurosh ashtu dhe DUMBABISTAT, Mbetjet Spermatike Otomane , e keni qejf OTOMANÇEN, sepse jeni e njëjta Rracë.

  • Dole prapë o Dobiç…
    Andej gjirizave të gërkut shko dhe fshehur, bashkë me ata 300 euroshat minjtë e fekaleve, se atje e keni vendin, në gjirin.
    Ju bashkë me ata që akoma thërrasin Dum BABËN.
    Ju llumi I Kombit Shqiptar…

    Po kam fjalor tepër të pasur kur bëhet fjalë për minj fekalet si tu…
    Nuk është turp për Korçarët tu kthejnë përgjigje Debilëve si ty.
    Ik bjeri B@thës tani ,se si ju Dobiçët 300 eurosh ashtu dhe DUMBABISTAT, Mbetjet Spermatike Otomane , e keni qejf OTOMANÇEN, sepse jeni e njëjta Rracë.

  • Hiç nuk e lezova se ja ja futë çorras gabelt e Rumanisë dhe gabelt e Serbisë nund ti domtojnë interesat shqiptare magjarre e deri diku bullgare ndryshe magjarrët kan vetëm interesa ekonomike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *