Ilmi S. Qazimi
Me rastin e Ditës së Veteranit
Siç dihet nga shumica, dhe që nuk duhet të harrohet kurrë nga të gjithë, veteranët janë luftëtarë e veprimtarë të vjetër në moshë e në emër, me përvojë e merita për mbrojtjen dhe përparimin e atdheut; pjesëmarrës në luftërat e popullit për liri;posaçërisht pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në këtë përkufizim hyjnë gjithashtu të gjithë veprimtarë të dalluar e të vjetër të ushtrisë popullore si dhe veprimtarë të shquar e të vjetër të sektorëve të tjerë të mbrojtjes dhe punës ndërtimtare në Shqipëri. Tërë popujt e rruzullit kanë veteranët e tyre, sepse luftërat për çlirim e pavarësi kurrë nuk kanë pushuar e nuk kanë për t’u harruar. Dhe kudo e kurdoherë respektohen, vlerësohen, admirohen, duke mësuar nga idealet dhe vepra e tyre. Veteranët tek ne, në Shqipëri, janë një grupim shoqëror që përbëhet nga ata të cilët i dhanë atdheut pjesë me muaj e vite nga jeta e tyre, ashtu si dëshmorët i dhuruan jetën në lulen e rinisë.
Vërtet që në kohën e tyre teknologjia dhe niveli arsimor ishte më i ulët se sot, por atdhedashuria dhe ndershmëria ishin më të lartat që kemi parë ndonjëherë në historinë tonë shumëshekullore. Atyre u dhimbset më shumë se kujtdo tjetër atdheu. Ata rrëqethen më tepër se cilido tjetër kur dëgjojnë ngjarje të hidhura si këto që po ndodhin këto vite tek ne, të iniciuara nga grupe politike të pakontrolluara keqdashëse. Është pikërisht ajo shtresë që edhe kur të na mungojë plotësisht nga ana fizike do të jetë kurdoherë e pranishme në çdo periudhë të zhvillimit shoqëror,sepse idealet për të cilat ata luftuan nuk shuhen kurrë,mbasi i shpien më tej pasardhësit e tyre të panumërt. Aktualisht, kur kanë kaluar mbi treçerek shekulli nga mbarimi i luftës me armë kundër pushtuesve nazistë, fashistë e kolaboracionistë, që na solli çlirimin, veteranë të gjallë fizikisht kemi rreth një mijë vetë. Por është fakt se jehona e veprës, mendjes dhe idealit të tyre janë përvetësuar e përjetohen nga mijëra e mijëra të rinj pasardhës të tyre. Prandaj them se është një shtresë shoqërore me jetëgjatësi shumë më të madhe nga sa e mendojnë ca dritëshkurtër, madje edhe individë qeveritarë. Veç gjenit, traditës, etjes për liri e drejtësi të popullit tonë, këtë situatë frymëzuese e ka sjellë edhe puna e gjithanshme dhe cilësisht e organizuar e veteranëve.
***
Veteranët kanë organizatën e tyre kombëtare të krijuar me vendim përkatës të shtetit realisht demokratik popullor shqiptar më 20.07.1957. Ajo është një strukturë e ngritur afër 65 vjet më parë me tërë pjesët e saj përbërëse nga qendra në bazë dhe sot nuk ka fshat apo qytet pa organizatë veteranësh, sepse nuk gjen në Shqipëri asnjë fshat apo qytet pa veteranë. Kjo organizatë ka organin e vet mediatik “Kushtrim Brezash”, i cili,për hir të së vërtetës,aktualisht, është gazeta me 7400 abonime , më shumë se tërë mediat e tjera të përditshme apo periodike. Ashtu si për shumë aspekte të tjera të jetës shoqërore dhe ekonomike që kanë nga një ditë përkujtimore festive, edhe për veteranët data 20 korrik është caktuar si DITA E VETERANIT TË LANÇ. Ishte mbledhja e Kuvendit Popullor të datës 17.11.1994 që përcaktoi me ligj këtë ditë përkujtimore. Askush nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj kësaj shtrese shoqërore, e ca më pak të shpërfillë apo baltosë atë,por të mësojë prej anëtarëve të saj dhe t’i respektojë më së lartmi ata. Është në kulturën e çdo kombi dhe detyrë e institucioneve të tij,që të nderojë pandërprerje e me gjithë respektin e kërkuar ashtu si dëshmorët edhe veteranët të ndjekur nga pasardhësit e tyre.
Veteranët e luftës së fundit të armatosur asaj Antifashiste Nacional Çlirimtare, janë duke u pakësuar por ata që vijnë pas tyre si pasardhës janë të shumtë, ndërkohë që veteranët e punës janë gjithpoaq të pranishëm, sepse “vetëm puna e mban njeriun”- thonë ata.
Në këtë ditë festive me respekt falënderojmë pak prej veteranëve më të përkushtuar e të veçantë si Odise Porodini, Ballëm Mete, Shpresa Sako,etj. Po ashtu kujtojmë me respekt e nderim të thellë qindra e qindra veteranë të atdheut tonë, jo vetëm aktivistë të shquar, por edhe disa në organet drejtuese të kësaj organizate thellësisht atdhetare siç ishin Rustem Peçi, Qamil Poda, Ziqiri Mero, Njazi Braçe, Petro Bicolli, Sulejman Pira, Arqile Veshi, Llazi Bimo, Xhevat Lluri,etj. etj. Ata, në tërë vendin janë të shumtë e lavdipotë. Sot le të ndalemi vetëm në ecurinë e veteranëve të një qëndre banimi të lashtë, Çepani historik i Skraparit, i cili i dha luftës për çlirim, si krahinë, 57 dëshmorë.
Historia e veteranëve të një fshati
Pasardhësit e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të fshatit historik të Çepanit, ndihen krenarë që janë vazhdues të traditës,lavdisë dhe mësimeve që kanë lënë paraardhësit e tyre. Vendlindja ime ka jo pak veteranë, por ndër ta,kësaj radhe, do të veçoja ata ushtarakë, të cilët, pas viteve të tyre partizane të luftës e vazhduan jetën në ushtri,në forcat e mbrojtjes e në strukturat e ndryshme të ministrisë së punëve të brendshme, disa për 2-12 vite e shumica deri në fund të jetës aktive të tyre. Ata punuan me përkushtim të spikatur ashtu siç luftuan me trimëri të rrallë. Të shpërndarë nëpër cepet e atdheut, atje ku u caktuan të punojnë si ushtarakë,vetëm me punë të ndershme e të ndërgjegjshme, arritën në grada,nga kapter,kapiten deri kolonel, e detyra të larta nga nënoficer deri drejtor në Ministri.
Ata ishin: Abedin L.Abazi, Bahri H. Gogo,që punuan në policinë e shtetit në Patos e Shkodër; Barjam H. Basho, nënoficer në disa njësi të këmbësorisë në Burrel e Durrës e Xhafer L. Abazi nënoficer në Patos; Ilmi A. Osmani, sekretar i komitetit partisë së degës së punëve brendshme të rrethit të Elbasanit; Izet N. Basho, në forcat e mbrojtjes në Krumë e Sherif V. Abazi në Mirditë për ta mbyllur në Kuçovë; Qemal H. Bego oficer i mbrojtjes në Shkodër e Vlorë e më pas në terren. Nazim Xh.Osmani, kuadër i lartë në hetuesi në Përmet dhe në ministrinë e punëve të brendshme; Njazi M. Çepani, komandant i Brigadës së 10 Sulmuese në LANÇ, drejtor i parë i ndërlidhjes së ushtrisë shqiptare dhe sekretar i komitetit të veteranëve të Tiranës për një periudhë 18 vjeçare. Rakip Q. Laço oficer i lartë i brigadës së xhenjos; Riza L. Gogo, Xhafer S. Qazimi kuadro me gradë të lartë në forcat e mbrojtjes së kufirit shtetëror në Sarandë e Gjirokastër; Selim H. Gogo, arriti në detyrën e shefit të xhenjos së korpusit të Korçës; Skënder A. Bego, oficer i lartë i forcave detare në Pashaliman dhe komandant i forcave vullnetare të Skraparit; Sulo D. Osmani,shef i zyrës së shifrës në ministrinë e punëve të brendshme në Tiranë; Vaip L.Gogo komandant regjimenti në Fier e Xheladin I. Basho në Shkodër. Yzedin B.Basho oficer ndjekje në Burrel e më pas në terren.Vendlindjen e kujtonin të gjithë, por atje dhanë ndihmesën e tyre të veçantë si veteranë Yzedini, Izeti , Qemali, Vaipi, Xhaferi e Skënderi.
E veçanta për t’u nënvizuar,rreth këtyre veteranëve, prej të cilëve jetojnë vetëm Qemal H.Bego dhe Nazif Sh.Osmani,që iu urojmë jetë sa më të gjatë, është e mbetet kontributi i tyre i pakursyer në organizatën e veteranëve të LANÇ në ato qytete e fshatra ku i shpuri detyra ndaj atdheut e ku i zuri mosha e daljes në pension, siç e shohim thuajse në tërë Shqipërinë. Ata ishin veteranë që lanë gjurmë të pashlyera trimërie, atdhetarie e ndershmërie që do iu shërbejnë vazhdimisht fëmijëve të tyre dhe brezave të rinj të atdheut.Edhe sot, ndërsa shokut Nazif i është vështirësuar lëvizja, shoku Qemal,96 vjeç, aktivizohet në detyrën e zgjedhur si kryekëshilltar pranë Komitetit Kombëtar të Veteranëve.
Vetëm fshati im i lindjes, me 43 shtëpi në vitin 1944, numëron 69 veteranë nga të cilët 9 kanë qenë shoqe, vajza gra. Tani fshati ka një organizatë të vogël vetëm me pasardhës veteranësh të denjë për të kaluarën e veteranëve të vendlindjes. Po mbarë fshatrat e tërë vendit, sa kanë? A e ndjeni se sa e madhe është fuqia e fjalës dhe veprës së kësaj force shoqërore edukuese dhe transformuese në themel të atdhetarisë dhe shqiptarisë?
Shembull frymëzues i punës me veteranët në një zonë të kryeqytetit
Në Tiranë janë më të shumtat mundësi për një jetë të gjallë të veteranëve. Një nga këta pasardhës i ditëve të sotme është aktivist i thjeshtë por shquhet në kryeqytet. Ai punon me përkushtim, vullnetarisht, pa e ‘ngacmuar ‘ kush, por vetëm se e ndjen që idealet e asaj lufte,dhe traditat atdhetare shqiptare, nuk duhet të harrohen por të njihen më thellë. Atë e gjen në shumë vende: në një takim zonal, në një aktivitet përkujtimor, në një bisedë ku punon për të bindur të rinj që të anëtarësohen në organizatë, etj. Është e vetmja organizatë veteranësh në Tiranë që ka realizuar 71% abonime në gazetën “Kushtrim Brezash” dhe revistën “Pavdekësia” e marrin disa prej anëtarëve të saj.
Ai merr dhe lexon i pari në lagje gazetën,por ajo çka shumë rëndësi është se ka organizuar me përpikmëri shpërndarjen në kohë të saj për të gjithë anëtarët. Aktivizon anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e organizatave dhe koordinatorët e lagjeve. Kontrollon dhe ndjek për ditë me takim drejtpërdrejt apo me telefon, detyrat e caktuara. Ai bashkëvepron me njësinë administrative dhe vetë kryetarja e njësisë, znj. Alketa Çobo është e pranishme në çdo takim e mbledhje pune, ku dëgjon sugjerimet, vërejtjet dhe mendimet e veteranëve e pasardhësve. Për dy muaj kjo organizatë ka pranuar 16 anëtarë të rinj dhe vijon punën për shtimin e radhëve. Ai synon që gjatë periudhës së zgjedhjeve,në nder të Ditës së Veteranit të shtojë edhe me tej arritjet. Nuk i ngatërron ai aspak punët partiake me ato të veteranëve.’Veteranët dhe pasardhësit e tyre janë një armatë njerëzish me ideale të shenjta që mbrojnë traditat atdhetare e revolucionare e jo pragmatiste,’ -shprehet ai. Me dinamizëm drejton edhe shoqatën atdhetare kulturore “Treva e Krahësit” që ka shtrirje jo vetëm në 18 fshatrat e saj por edhe në 11 degë në disa rrethe. Ai nuk i veçon por i njeh si të njëjta, idealet që mbron si organizata kombëtare e dëshmorëve të Atdheut edhe ajo e veteranëve, ndaj vazhdimisht ai bashkëvepron me atë. ” Duke punuar së bashku, do të mund të orientohemi drejt se ku duhet të shkojmë”- kjo është një nga motivet e punës së shokut tonë të nderuar e të respektuar Pelivan Hysi, i cili është nga një familje dëshmori dhe veterani dhe kryen detyrën e kryetarit të komitetit të organizatës së veteranëve të Zonës nr.7 në Tiranë.
Për kremtimin dinjitoz të kësaj dite përkujtimore,Komiteti Kombëtar ka dhënë orientimet përkatëse. Ka shumë e shumë për të bërë, që nga takimet, bisedat, zbukurimet tradicionale të mjediseve përkatëse,koncertet, spektaklet, e deri tek punë të thjeshtë për mirëmbajtjen e simboleve të Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Veteranë të mirëfilltë tashmë nuk kemi shumë, por pasardhës veteranësh kemi me mijëra. Kjo është një fitore në realizimin e objektivave e për sigurimin e vazhdimësisë së jetës së kësaj organizate.

“Pse i nderojmë veteranët e LANÇ-it?”
Sepse ATO QE MBETEN GJALLE I VRAU KOMANDANTI ENVAR HOXHA.
Se pari,o gomar pa samar me llagemin Emigranti 2,kur thua se ata qe mbeten gjalle i vrau Enver Hoxha!
Po kaq gomar je sa nuk kupton cfare shkruan?
Se dyti,jam vete bir partizani,por te gjithe keta veterane dhe trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,qe ULEN KOKAT para vepres kriminale te kryeballistit M.Frasheri,meritojne perbuzjen time me te madhe!
Ata shkelen mbi gjakun dhe sakrificat e te reneve per deri sa nuk i treguan vendin Rames,ketij armiku te eger te LANC-it dhe popullit shqiptar sot!
Kali i Trojes pseudonimi me i goditur per grupimin tuaj shoqeror.Me futien e kalit te komunizmit Troja jone Shqiperia u be sllave.Per te nderuar veteranet ju lutem na tregoni sa italo-gjermane kini vrar perballe mikroshifres 28000(njezet e tete mije deshmoreve) ne kete moment me kujtohet kenga .Ne tenden e qypit,lufta sec u ndes,POLIAGJENT mehmeti sulmo po theret,gjermane te vrare njeqind e njezet(koicidence gjermane gjate gjith luftes jane vrare 120) po nga shoket tane vec nja shtat a tet(akoma nuk dihet sakte sa u vrane nga tanet) edhe per pulat ne koperative nuk raportohej nja shtate a tete
Kali i trojes pse te djeg e verteta , enveri vrau sa deshi i si desh deri tek Mehmet Shehu!!!!! Ske ci thua pune kriminelesh !
Qe kur thua ishin 70 mije partizane dhe u vrane 28 mije deshmore ,ti nuk je Kal Troje por Kerriç Katundi.
Per te gjithe felliqesirat e mesiperme qe tentojne te baltosin Luften Antifashiste te popullit shqiptar!
Se pari ju jeni ARMIQ te shpallur te KOMBIT shqiptar,sepse kurre as dje e as sot nuk keni punuar per Shqiperine,por keni bashkepunuar me pushtuesit per shfarosjen e Shqiperise si shtet!
Ju doni te ngaterroni Luften Antifashiste kunder pushtueseve me pas clirimin,sepse kjo lufte ju djeg,ju akuzon ,ju nxjerr fytyren e vertete prej antishqiptaresh!
Sikur asnje fakt te mos kete,mjafton,qe kete LUFTE ANTIFASHISTE e mbeshteten fuqite me te medha te botes,SHBA,Britania e Madhe dhe BRRS,hedh poshte cdo insinuate tuaj!
Vazhdoni te lehni si qen te terbuar,por vetem sa shtoni urrejtjen e shumices se popullit ndaj jush!
Se dyti,ju qe hiqeni se paskeni luftuar per Shqipoerine,por nuk ju la Enveri,po sot e 30 vjet qe jetojme ne demokraci,kush ju pengoi te punonit per Shqioperine?
Pse nuk ju besoi populli shqiptar asnje deputet,por jeni bere bisht e PD se agjentit serb Sali Berishes?
Ne se do kishit aftesi dhe deshire per te punuar per interesat e popullit,kete duhet ta kishit treguar me vepra!
Fakti qe as sot nuk ju mbeshtet perendimi,SHBA,BE,verteton se jeni PLEHRAT e kombit dhe kurre nuk do arrini te krijoni besim as tek pjellat tuaja!
Ne Shqiperi do sundojne per jete te MAJTET,sepse ata jane pjesa me atdhetare,me e afte,me e zgjuar se te gjithe ju!
Ju kenbi merituar per jete PERBUZJEN E KOMBIT SHQIPTAR!
Vetem HESHTJA,pra mbyllja e halese tuaj te qelbur,do mund te beje te mundur te harrohen ca gjera nga krimet tuaja!
Heshtni qelbesirat e Shqiperise!
Sherbetoret e te majteve keni per te qene tere jeten!
SUUUUUS,o qener te zgjebosur!
Po lexoj këtu vetëm dy reagime për një çështje që , në fakt , është thelbi i moralit të shtetit .
Indiferencë uluritëse , kriminale , e shoqërisë në të cilën jetojmë !
Shoqëria e sotme shqipëtare , e mpirë , e degjeneruar , e korruptuar në ç’do qelizë , nuk mund të jetë ndryshe , veçse indiferente, thuaju ç’të duash , nuk ka zot t’i zgjuaj nga gjumi , morali , nderi , dinjiteti , janë atavizma , janë demode për shoqërinë moderne që po ndërtojnë tash 30 vjet Partia fashiste Demokratike dhe motra e saj edhe më fashiste , kalbësira që quhet akoma , Parti Socialiste , me në krye fashistin e vetdeklaruar , Edvin Kristaq Ramën !
Mallkuar qofshin ata që krijuan shtetin shqipëtar, shtetin e torturës për popullin dhe të parajsës për krerët .
Gjermani Henrik Hajne , gati 200 vjet më parë , shkruante :
Mallkuar qoftë atdheu ku lulëzon luksi pa fre dhe varfëria pranë ……..
Rusi Lermontov shkruante :
Lamtumirë o Rusia pise, o vënd i skllevërve, o vënd i zotërinjve…..
Dhe shqipëtarët për ditë i thonë lamtumirë Shqipërisë !
Keta Veterane i takojne atyre qe humben Luften.
Ate Lufte qe e mbeshteten mbi kockat dhe trupat e gjysmes tjeter te popullit qe ishin te Persekutuar.
Keta ishin te Privilegjuar,Hakmarres,Prone Marres,Kriminele.
Po mos te qe Regan dhe Gorbacov ky shtet i qyajture Albania do vazhdonte akoma te shkelte mbi trupat e viktimave te pafajshem ne nje burg te Vertete.
Per fat te keq edhe sot jane keta qener dhe servile qe nuk paten guximin te mbronin dtejtesi per mijera viktima te Diktatures Komuniste.
Kur ishim femije, nuk mund ta konceptonim, partizanin pa yll ne balle, e flamurin tone, pa yllin mbi shkabe Te nderuar veterane partizane, me qe simboli tuaj ka ndruar vendodhien ,ideali tuaj komunist ka ndruar vendqendrimin ndiqni idealin dhe yllin partizan,dikur betoheshit per ideal te partis,me qe nuk mund te betoi me per ideal te partise u rekomandoj te betohi per idealin e lemoshes se veteranit
O Xhevahir Karaj,pjelle ballisto-zogiste,armiq te betuar te popullit shqiptar!
Nuk mbeten veteranet dhe Lufta Antifashiste t’i gjykoni ju,o plehra!
Se keta veterane e kryen me nder detyren e tyre atehere kur ua kerkoi Atdheu dhe u ndeshen me baballaret tuaj dhemb per dhemb duke ua dhene plumbin ne balle!
Keni 30 vjet qe nuk gjeni asgje te mire per veten tuaj,por merreni duhe hedhur balte mbi heronjte e LANC-it!
Ju jeni qelbesirat e ketij vendi dhe te tille do mbeteni per jete!
Matuni me vepra me partizanet e jo me sharje dhe thoni pastaj pse na pushkatoi Enveri!
Edhe sot pas 30 vjet demokraci ju keni mbetur po aq kellira te ndyra si ne Lufte,ndaj meritoni plumbin ballit!
Shoku Kroger, per fatin tuaj te keq, faktet nuk bashkejetojne me propoganden, do te thosha se jane armiku numur nje i propogandes .Me sinqeritet po te pyes sa jane shifrat e ITALO-GJERMANEVE te vrare nga partizanet se sipas te dhenave zyrtare jane 420 italo-gjermane kurse sllavo-partizane vetem 28000 ne 70000 sllavo- partizane. A te duket kjo nje lufte heroike, clirimtare apo nje katrahulle serbokomuniste e luftes Nacional-civile Fjalorin e ruges e di edhe une por nuk bie ne nivelin tuaj, aq me teper ne gjendien psikologjiko-shoqerore ku ndodhet grupimi juaj nga ekzekutore te pameshirshem ,( ne emer te partise vrisnit bashkeluftetaret e femijet,)ne njerez ku historia cdo dite verteton krimet tuaj Do theksonja levizia mbareboterore per denimin e krimeve te komunizmit nje dite do tu vere edhe ju para banges se te akuzuarve
Na more xhevahir ballisti,qe fut hundet ne nje fushe qe yt ate e te tjeret si ai lane kockat duke bashkepunuar me pushtuesit nazi-fashiste dhe del ti plehre e ndyre duke hedhur balte per epopene me te lavdishme te popullit shqiptar per mijra shekujt!
Fakti,qe Luften Antifashiste Nacional Clirimtare e mbeshteten fuqite me te medha te globit si SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS,verteton plotesisht drejtesine dhe lavdine e kesaj lufte heroike!
Fuqite e medha derguan perfaqesuesit e tyre ne rang gjeneralesh prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes,dhe kjo nuk ju jep ju kermave as mundesine me te vogel te njollosni gjakun e 28 mije deshmoreve dhe sakrificat e 70 mije partizaneve!
Ata ishin perfaqesuesit e popullit shqiptar,qe luftuan per clirimin e vendit,ndersa rraca e juaj u rreshtua me pushtuesit!
Si nuk keni nje fije TURPI para historise,per tradhetine tuaj,por keni 30 vjet qe hani mut cdo dite kunder heronjve qe cliruan Shqiperine!
Cfare do kontributi te kene dhene partizanet shqiptare jo vetem se ata ishin te vetmit qe cliruan Shqiperine,por 4 divizione partizane shqiptare me urdher te Enver Hoxhes luftuan per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,pavaresisht se ata kosovare qe jane pjella e atyre qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg” sot gjakun e derdhur te 650 deshmoreve tane per clirimin e tyre e quajne sikur u be per te ndihmuar serbet etj!
Jeni kellira e kombit,qe meritoni perbuzjen e shumices se shqiptareve,o xhevo ballisti!
Vini ere tradheti o gomar pa samar!
Z kro-ker stili i shkrimi tregon nivelin tend ,per njeres si ty ne rendin e fjales se lire ka vetem PERBUZIE ,vafsh atje ku vajti ylli dhe ideali juaj
Nderim e respekt per veteranet e LANCl dhe pleqeri te bardhe atyre te pakteve 90-vjecare qe jetojne akoma. Veteranet e luftes sakrifikuan vite nga rinia e tyre dhe vune jeten ne rrezik per te cliruar atdheun nga pushtusit nazi-fashiste.
Ata e kryen me sukses kete mision kombetar dhe, me sakrificat e tyre, i sollen lirine e humbur Shqiperise dhe konsoliduan nje shtet te pavarur shqipetar.
Disa nga komentusit ketu (si “intelektuali”, “ylli” e “erdog..” ) te mesojne histori para se te shkruajne jo te flasin kodra pas bregut.
1. LANCL e Shqiperise ishte levizje antifashiste se luftoi kunder dy fuqive me kriminale fashiste te luftes dyte boterore: Gjermanise dhe Italise.
2. LANCL ishte nacionale (kombetare) se luftoi per clirimin e Shqiperise dhe te gjithe kombit si ne Kosove edhe ne Maqedoni. Pushka e partizaneve shqipetare (dhe gjaku i tyre) u shkreh qe nga Dibra ne Gjakove, Ulqin e deri ne Vishegrad te Jugosllavise.
3. Forcat partizane ne formacione te rregullta qysh ne Maj te 1944 (Ne Kongresin e Permetit) llogariteshin 35000 trupa. Ne fund te luftes, bashke me cetat territoriale dhe ato te komandave te vendit, qe mernin pjese vetem ne luftimet lokale, llogariteshin 70 mije luftetare.
4. Ne total Shqiperia pati 28000 viktima dhe deshmore qe humben jeten gjate luftes se dyte boterore. Ky numur njihet zyrtarisht edhe nga OKB, natyrisht jo te gjithe keta u vrane luftime direkt me pushtuesit. Lexoni se vetem ne nje dite, ne Korrik 1943, nazistet gjermane vrane e dogjen te gjalle 104 gra femije e pleq ne fshatin Borove te Ersekes.
Lufta nuk ishte aq e thjeshte sa te shkruash pallavra ne kompjuter (sic bejne shume te paditur dhe sharlatane) sot pas 75-vitesh nga ajo kohe. ajo deshi mend, patriotizem, idealizem dhe sakrifica sublime; te derdhje gjakun per atdheun!
PS. Per komentusin qe do te dije pse mbanin partizanet yll me pese cepa: Ishte simboli i internacionalizmit te ideve komuniste, dmth bashkveprimi i 5 kontinenteve te globit tokesor.
Sa vite ka qe mbaroj lufta e dyte. Sa vjec eshte sot ai qe ne 1939 ishte 10 vjec e ne 1944 15 vjec se me kalamaj se kaq nuk besoj te kete patur.Po kjo “pasardhes veteran ” si kuptohet? A ka pasardhes veteran Lufta e Vlores ne 1920. Se me del sikur eshte nje menyre per te mbajtur ne hije Partine Komuniste, po ne 1944 eshte e publikuar qe ka patur 2500 komuniste.!?? Cfare ishin pjesa tjeter e partizanve.? A jane ne organizaten e veteranve ose pasardhs veteranve pasardhesit e drejtuesve te formacioneve partizane, antaret e Byrose Politike ,Ushtaraket qe u denuan ne kohen e komunizmit si agjenta,poliagjenta,armiq te partise, konservatore, revizionista, karrierista etj etj???
Veteranet e LANC jane dhe do te mbete krenaria e kombit shqiptare. Ata jane perfaqesuesit e 70 e ca mije partizanev te cilet me gjith ate fukarallek pore me shpirtin e zjarrt te tyre arriten te clirojn vendin tone pa ndihmen e askujte.
Kjo eshte krenaria jone. Pore edhe sote ne kushte qe jemi jo dhe aqe te favorshme, sote brezat qe po vijn pas po i ripertrijen , luftetaret e lirisae duke u antarsuar ne organizaten e pasardheseve te luftes nacionalclirimtare.
Sote brezat po ecin dhe vendin e tyre po e zejen brezi i tret dhe i katerti qe do te jen ata qe do ta percojne edhe me tej jehonen e kesaj lufte te lavdishme.
Edhe une beje pjes ne nje organizate te tille ku kemi nje aktivitat mjafte frytdhenes , pore fatkeqesishte z,. Qazimi nuk ka dale jesht unazez se vjeter per te pare ogganizata shembullore qe punojn me perkushtim per te quar me perp[ara heroizmin e ketyre heroive qe shqiperin e ben antare e kualiciaoni antifashiste Botrore.!
Lufta jon kunder neoballisteve te riej me Berishen ne krye do te jet e pa kursyer duke ua c`jarrur masken sa her neoballistet ndrrojn fytyren e tyre per te ber te mundur gjetjen e heroi, te tyre pore kete hero me gjith perpjekjet qe beri Neoballisti Berish ne keto tridhjet vjet nuk po e gjen dote po perse.? Sepse keta e vran heroin e tyre mu ne hale.!
T caktosh daten 20 korrik ne pikun me te larte te vapes do te thote t’i denosh veteranet dhe pasardhesit e tyre me vdekje nga dielli. Per mua Dita e Veteraneve duhet te caktohet 16 shtatori, dita simbolike e Luftes Antifashiste te popullit shqiptar pa dallim feje, krahine ideje!
Me qe mu dha rasti po pyes per kuriozitet sepse dikush permend “ylli i kuq partizan”.Pse u zgjodh “ylli i kuq me pese cepa”si simbol i partizaneve?Kam nje kanace birre me nje yll te kuq me 5 cepa te madhe sa kanacja.Edhe keta partizane jane.apo veterane teL.N.CL.?
Shkrimi i Ilmi S. Qazimit u drejtohet atyre qe kane respekt per sakrificat e partizaneve qe luftuan per çlirimin e Atdheut dhe qe kane nderim per gjakun e derdhur prej deshmoreve te Atdheut. Keta duhet ta lexojne kete shkrim dhe vetem keta kane te drejte morale qe te japin ndonje mendim lidhur me permbajtjen e ketij shkrimi. Te tjeret, sidomos bijte e bashkepunetoreve te fashisteve italiiane apo te nazisteve gjermane as qe te mos ia hedhin syte ketij shkrimi, sepse u prish gjakun. Keta le te lexojne paçavuret qe mund te shkruajne bijte e atyre qe u ben byth e breke me pushtuesit e huaj. Kjo bote i ka te gjitha: ka njerez me mend, por ka edhe trtuthare, keshtu qe nuk ka pse merzitemi pse shkruajne edhe trutharet! ! Lavdi veteraneve te LANÇ, qe perfaqesojne brezin me te arte te te gjitha brezave!
CFARE LANC-I TURPI DHE REZILI ISHTE LANC-I JUGOSLLAV I ENVERIT?
sepse:
LANC-i kriminal i Enverit dhe i Titos nuk ishte as Antifashist, as Nacional dhe as Clirimitar, ky LANC vrastar kishte per kumandar Enverin qe jetoi gjate gjithe Luftes te vila e kunatit te tij Bahri Omari qe ishte Kryefashist i Qeverise Kuislinge te Mitrovices, Nexhmija ishte antare e Partise Fashiste qe ne vitin 1939, LANC-i vrastar i Enverit dhe Titos nuk ka si te ishte nacional pasi vrau poullin e vet, shqyptare pa parti dhe komuniste ne nje Lufte Civile te pabese dhe i shiti kosovaret ne Tivar tek Rankovici i Titos qe i vrau me nje egersi te papare sot pushtetaret shqyptare dhe kosovare qajne dhe vajtojne per masakren ne Srebrenice te Bosnjes, por nuk kujtohen aspak per masakren e Tivarit, LANC-i komunist i Enverit dhe i Titos nuk ishte aspak Clirimtar sepse:
LANC-I MBOLLI ME DHUNE TE PAPARE MURTAJEN BOLSHEVIKE NE SHQYPNI QE E VUAJNE DERI ME SOT TE GJITHE SHQYPTARET
atehere:
PERSE VAJTOJNE KETO QYQE ENVERISTE?
PO AMA NA SODHEN KOMUNIZMIN KTA .GJERMANT DO KISHIN IKUR VETE
Prape nuk mora pergjigje per “yllin e kuq me 5 cepa”.Pse eshte i stamposur edhe te kacja e birra hollandeze?
Nderim e respekt per veteranet e LANCl dhe pleqeri te bardhe atyre te pakteve 90-vjecare qe jetojne akoma. Veteranet e luftes sakrifikuan vite nga rinia e tyre dhe vune jeten ne rrezik per te cliruar atdheun nga pushtusit nazi-fashiste.
Ata e kryen me sukses kete mision kombetar dhe, me sakrificat e tyre, i sollen lirine e humbur Shqiperise dhe konsoliduan nje shtet te pavarur shqipetar. Me luften e tyre ata e renditen Shqiperine ne krahun e fituseve te luftes se dyte boterore te kryesuar nga Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe USA.
Disa nga komentusit ketu (si “intelektuali”, xhev.. K., “y..” e “erdog..” ) te mesojne histori para se te shkruajne jo te flasin kodra pas bregut.
1. LANCL e Shqiperise ishte levizje antifashiste se luftoi kunder dy fuqive me kriminale fashiste te luftes dyte boterore: Gjermanise dhe Italise.
2. LANCL ishte nacionale (kombetare) se luftoi per clirimin e Shqiperise dhe te gjithe kombit si ne Kosove edhe ne Maqedoni. Pushka e partizaneve shqipetare (dhe gjaku i tyre) u shkreh qe nga Dibra ne Gjakove, Ulqin e deri ne Vishegrad te Jugosllavise.
3. Forcat partizane ne formacione te rregullta qysh ne Maj te 1944 (Ne Kongresin e Permetit) llogariteshin 35000 trupa. Ne fund te luftes, bashke me cetat territoriale dhe ato te komandave te vendit, qe mernin pjese vetem ne luftimet lokale, llogariteshin 70 mije luftetare.
4. Ne total Shqiperia pati 28000 viktima dhe deshmore qe humben jeten gjate luftes se dyte boterore. Ky numur njihet zyrtarisht edhe nga OKB, natyrisht jo te gjithe keta u vrane luftime direkt me pushtuesit. Lexoni se vetem ne nje dite, ne Korrik 1943, nazistet gjermane vrane e dogjen te gjalle 104 gra femije e pleq ne fshatin Borove te Ersekes.
Lufta nuk ishte aq e thjeshte sa te shkruash pallavra ne kompjuter (sic bejne shume te paditur dhe sharlatane) sot pas 75-vitesh nga ajo kohe. ajo deshi mend, patriotizem, idealizem dhe sakrifica sublime; te derdhje gjakun per atdheun!
PS. Per komentusin qe do te dije pse mbanin partizanet yll me pese cepa: Ishte simboli i internacionalizmit te ideve komuniste, dmth bashkveprimi i 5 kontinenteve te globit tokesor
Nje rast i ralle i Atdhetrizmit- Demostruar!
*OPOZITARE po VELLEZER!*!
Se pari; Faleminderit i nderuar Ilmi S.Qazimi, per kete shkrim ne nderim te;Dites s* Nderimit te veteraneve te L.N Cl*.kete 20 Korik 2021,Sa komentuesve mbeshtet, qe do te nenvizoja Atdhetaret e vertete qe mbeshtesin e argumentojne kete Lufte N.Cl vertet te tille.
Faleminderit nga;*Kali trojes*-qe flet c’duhet folur, sa *Historiani*me pake fjale po shume atdhetarizem e vertetesi flet sa Aliu nga Selenica,si gjithnje-Atdhetar. Dhe i fundet ne Komentet para meje;*M.Sparthi,qe hapur flet, per ate qe*flasin Korda pas bregut*,sa per*YLIN me 5 Cepa PARTIZAN*-Ai,argumentuar,per dashakeqesit- interpretuar ato…
Si 85 vjecar,*Pasues vetran*perjetuar ato vite lufte,para syve te mij 8 vjecar,qershor 1944-deri masakruar babane e djegur shtepine,direkt*BALLISTE* qe fatkeqesisht, quhet *Balli KOMBETAR*.kur u bene bashkepuntoret ,deri ekzekutuesit kryesore, te krimeve me pushtuesit…kam c’te them.
Si te vecante, do te falenderoj,te nderin Engjel Sefedin Shehu,fatkeqesisht ndare nga jeta,ate Nip te Myslim Shehu-Zavalanit- (ish Komandantit Ballist,si ish oficer i ushterise se atyre viteve),per nje rast te jshezakonshem atdhetar,manifestuar, i ndieri Engjell Sefedin Shehu,ne vitet pas 90tes ne Pemet familiarisht deri me nje lokal model buze Vjoses, Aty Beri pritien e Vizitoreve ne 25 Maj *Diten e Naimit* ne lokalin e tij(deri udheheqia e kohes,ardhe.(2013) mes lokalit mbi 200 manifestues, teks po hyja ne lokal me ne krah Poetin Xhevahir Spahi,me kerkoi mua,mes tyre me thrien :
..Kush eshte Dhimiter Xhoga,sa mora vesh,ardhur nga tej Oqeani te festoje *Diten e Naimit*?!
Na befasoi sa – Xhevairi Pyeti’?
*Ceshte ky,para teje dhe pyet!:
As une se di kusH eshte ky njeri,jA; PO e pyes?!
* O zotni; A e njihni ju, DHIMITER XHOGEN?!
Ai pergjigjet prere;-Ta njihia nuk behesha TELLALL! dhe pa pritur pergjigje, me peqafon me thenien:
-Dale more!-Ti je Dhimiter Xhoga,pare fotgrafi ne Gazete!( Gazetari-Viron Kona-nje shkrim per mua tek gazeta *Ndryshe*botuar)
Nje e papritur per gjithe te pranishmit,Ai do citonte: *Une jam NIPI Komandantit Ballist,Ti i vellait Partizan, me ate shtepi djegur,peng mbetur Xhaxhait Tim ;;, Myslimit -Shehu,qe nuk e vuri dot veton ne veprim, Ceta e tij,me Osman Kaducit,krahu i djathte i tij,krye balisteve-dogji dy shtepi te partizaneve te fshatit, (Tuajen, yt vella Stavri- Partizan,me te bashkefshatari Rushan.)…dhe me perqafoj mes manifestuesve fjalet:
-MJAFT me me ndasite *balisto-komuniste*jemi VELLEZER* dhe u perqafuam mes festes verte si vellezer..Duartrokitiet te pjesmarresve muarem,si fillim i asaj,FESTTE, mes lokalit te Tij, vene ne dispozicion te asaj feste ne kuader te dy diteve te shenuara*24 Majit Dite se Kongrsit te Permetit* dhe *25 Majit *Dites se Naimit*! nje koecicente;sa shrehese e domethenese-ATDHETARE!
Ja te ndeuar lexues pse po jua sjell kete shembull athetarie ne kuadrin e kesa FESTE te *20 Korrikut* dites se *Nderimit te VETERANEVE te Lufes N.Cl.
Lavdi te RENEVE per ATDHREUN !
Toronto 26 Korrik 2021 *Pasuesi Veteran*
85 vjecari *Guri Naimit D*
(nipi- emrin sot18 vjet-rrugeve te emigracionit-lind),