Shumë banorë të Gjonomadhit e dinin situatën e marrëdhënieve me dhunë mes Danielës dhe vrasësit te saj. E dinte i shoqi,por nuk guxonte të denonconte se kishte frikë të ‘’fortin’’, e dinte e motra e Danieles por edhe ajo nuk guxonte të denonconte po për të njejten arsye, madje porosiste viktimën e ardhëshme, motren e saj,të mos e bënte një gjë të tillë. Unë besoj se e dinin të gjithë banorët e fshatit, e dinin. Besoj , më shumë se të tjerët, e dinin drejtuesit e pushtetit vendor, ata të komunes, të fshatit… Asnjë nuk guxonte të merrej me të, të bisedonte, t`i tërhiqte vemendjen për atë ç`ka bënte. Vrasësi, si thuhet, ishte një person i vështirë, problematik. Edhe një provë që u bë rezultoi fatale.
Daja i Belimonit, Rexhep Metellari, guxoi të disktutonte me vrasësin dhe i kërkoi që të shkëputej nga lidhja e gabuar me Danielën. Vetëm për këtë ‘’guxim’’ e pagoi me kokë, u vra barbarisht, bashkë me të shoqen e tij, disa minuta pasi ishin vrarë Belimoni e Daniela. Përfundimi: ‘’mos guxoni të merreni me të ‘’fortët’’ se ata të heqin qafe pa një pa dy. Të jeni të bindur, kjo situatë nuk është vetem në Gjonomadh. Ajo është në të gjithë Shqiperinë. Në forma e me emra të ndryshem keta specie janë në çdo fshat, në çdo komunë,në çdo qytet të vendit tonë.
Por mos i mendoni të ‘’fortët’’ vetëm ashtu, të parruar, të dehur e me automatik në dorë. Ata mund t`i gjesh edhe pranë drejtuesve të organeve të pushtetit, pjesë e eskortave të partive politike, ose në listat e kandidatëve për deputet, madje, në jo pak raste, janë deputetë. A nukna e tha edhe kryetari i PDIU-së Idrizi se ‘’me të fortë fitohen zgjedhjet, nuk fitohen me profesorë’’. E tmerrshme, ku jemi katandisur. Pa anashkaluar nevojën e forcimit të punës edukative me njerëzit, nevojen e ngritjes së opinionit të shoqerisë kundër fenomeneve të tiila, dua të ndalen në nevojen e forcimit të punës të organeve të pushtetit .
Mua më duket se këto organe janë jashtë realitetit, madje garantimin e jetës së banorëve në territoret e tyre përgjegjëse nuk e kanë fare në planet e tyre të punës. Si gjithë të tjerët i`a kanë lënë policisë dopiogjashtën në dorë. Gabim. Vetëm me një punë të organizuar e të bashkërenduar mes të gjithë organeve shtetërore mund t’ia dalim të vemë në zap krimin që po n`a terrorizon çdo dite.
