VIDEO: “Më thoshte: Jean Claude, forca qëndron te qetësia”. Shqetësoi gjithë botën me to, Juncker zgjidh enigmën e dridhjeve misterioze të Angela Merkel

redaktor

 

 

Ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur për kolegen e tij, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një dokumentar të RTL “Angela Merkel: Kursi, të fshehtat dhe e ardhmja”, Juncker tregon tregon lidhur me të dridhurat që herë pas herë kanë pushtuar trupin e Merkel.

“Kam frikë tani se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri. Ishte shumë e sikletshme për të që të ulej dhe të priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore, por puna, orar i tejzgjatur, një punë e tepruar. Kjo grua ka punuar 17 dhe 18 orë në ditë, as burrat më me përvojë nuk mund të përballojnë kaq,“-zbuloi ai.

Çfarë do të kujtojë Juncker nga kancelarja Merkel? Ai u shpreh për dokumentarin: Ndonjëherë më ngushëllonte kur isha në prag të dëshpërimit. Më thoshte: Jean Claude, forca qëndron te qetësia.

Vitet e fundit, Merkelit shpesh i ndodhte që gjatë takimeve zytare të kishte të dridhura në trup, por që kurrë nuk u adresuan si ndonjë problem i rëndë shëndetësor.

Marrë nga Protothema (kliko)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *