VIDEO: “Më kanë përdhunuar 13 vjeç, u rrëmbeva dhe u çova në Serbi”. Miss Kosova trondit: “E tregova sepse babai im nuk po gjen qetësi me këtë histori”

redaktor

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu ka tronditur mediat në Shqipëri dhe Kosovë me historinë e saj të dhimbshme të fëmijërisë. Ajo ka rrëfyer sesi është marrë në moshën 13-vjeçare dhe është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, ajo ka zbuluar se trafikimi është bërë nga një fqinji i saj që e ka marrë në Kosovë për ta trafikuar në Serbi.

Miss Universe Kosova ka treguar se në ditën e tetë pas rrëmbimit e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull.

Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu.

Ajo ka një përgjigje edhe për kritikët që e akuzojnë se e ka treguar këtë histori për të marrë famë dhe për tu viktimizuar.

“E tregova historinë e jetës për dy arsye: babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”, – tha ajo.

o.p. / dita

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Ky komshiu çfar kombesie ka ? Se duke permendur Serbine si nje emer qe ngacmon ndjenjat kombetare te neve shqiptareve tngellon sikur je viltime e nacionalizmit serb . Nderkohe qe interpoli vepron ne marveshje te plote me shtetin e Serbise. Pra te ka shpetuar shteti Serb . Kujdes ! Mos ti ngaterrojme faktet. Kur shqiptaret kane kunershti me serbet e kane me shtetin dhe politikat antishqiptare shteterore te Serbise . Nje njeri nese eshte kriminel , perdhunues , apo i poshter kjo nuk varet nga perkatesia etnike. Duhet te mos i ngstreojme gjerat per perfitime audjence.

    • Kojshiu ishte kosovar i etnise shqiptare! Ne Zvicer ne vitin 1987 kam pare me syte a mi, kosovaret qe rafikonin vajzat e kosoves ne tregun e prostitutave …

  • Nqs do kishte vertete Drejtesi ne Kosove ,do duhej menjiher te fillonin hetimet .

    Eshte skandaloze te heshtesh ne Kosove ,kur dihet se sa femra kosovare jane perdhunuar ne kohen e luftes e cila per turp ka rene ne Heshtje

    nga gjithe shoqeria shqiptare , ne Kosove ,mal te zi,Maqedoni dhe Shqiperi .

    Nuk mundet te ngrihemi kurr ne nivele Dinjitoze si shoqeri nqs Heshtim dhe nuk reagojme fuqishem te bashkuar .

    Rrespekt Miss Kosova dhe shume lumturi ne jeten tende .

  • TRONDITESE… DERI NE LEMERI

    EDHE UNE JAM SOT TUTI SEJDIU !

    – Tutini, tmerroni… lemerisni keta tregtare sklleverish kanibale te shekullit te 21-te!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot human trafiku denohet në SHBA e mbare Boten demokratike human trafiku edhe me rende se narkotrafiku.
    Human Trafiku eshte njesoj si dhe tregetia e sklleverve.
    Human Trafiku eshte krim kunder njerezimit!
    Te mos harrojme se mijera vajza minorene e gra, nena e motra shqiptare te Kosoves u rrembyen, perdhunuan, vrane e masakruan nga terroristet e paramilitaret e regjimit te terrorizmit shteteror serb ne vitet 1997-1999.
    Te mos harrojme se mbi 25 000 vajza minorene e te reja, gra, nena e motra shqiptare u tregtuan, vrane e masakruan nga kryebandite e kanibale antishqiptare ne Republiken e Shqiperise nga viti 1991 e deri sot!?
    A kane nena, gra, motra a bija ky mallkim i emrit njeri !?
    U bej thirrje nenave, motrave, bijave shqiptare kudo në Bote qe te ngrene zerin dhe protestojne para gjykates se Gjilanit, mbare Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Malit te Zi edhe kudo në Bote per kete krim monstruoz dhe padrejtesite ndaj kesaj vajze shqiptaree mijera te tjerave kudo ne Bote, kunder ketyre bishave e human trafikanteve perbindesha, kunder ketyre tregtareve sklleverish, si krim kunder njerezimit.
    Jo vetem ndaj tyre por edhe ndaj gjykatesve qe shesin e blejne Ligj e Drejtesi qe jane po aq kriminele e bandite sa keto bisha me fytyre njeriu qe kryejne akte te tilla terrori e tregtare sklleverish.
    Menjehere Ministria e Drejtesise, Ministria e Brendshme, Qeveria e Kosoves, Prokuroria e Kuvendi i saj te njoftoje Interpolin dhe shpalle ne kerkim nderkombetar ate kryebandit e terrorist dhe te filloje hetim ndaj gjykatesve e prokuroreve te kesaj ceshtjeje dhe tu jape ndeshkim shembullor e mesim edhe te tjereve kudo në hapesirave shqiptare.
    Zeri guximtar, shpirti i plasur, zemra e thyer, trupi i shperdoruar, kushtrimi i fuqishem, kallximi heroik i Tuti Sejdiut eshte nje kambane alarmi per mbare kombin shqiptar!
    Sot cdo shqiptar e shqiptare eshte Tuti Sejdiu qe e mposhti Tuten !
    Jo rastesisht e ka emrin TUTI!
    Tutini, tmerroni… lemerisni keta tregtare sklleverish, keta kanibale te shekullit te 21-te!
    Faleminderit moter Tuti Sejdiu !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *