Lufta ndaj korrupsionit/ SPAK rihap tenderat edhe tek Shëndetësia, Bujqësia dhe Mbrojtja, por cila është pengesa kryesore?

entela

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderat është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike.

Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderave si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore  jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK.

Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe  që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK.

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

“Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderat. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari.

Burimet tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i ministrisë së Shëndetësisë dhe tenderat e ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi, të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën Janar–Dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga tё cilat, 191 procedura janё pёrdorur pёr pёrballimin e emergjencave nё kuadёr tё COVID-19 dhe 74 procedura nё kuadёr tё proçesit tё rindёrtimit.

Vetёm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake tё njoftimit tё kontratёs janё pёrdorur nga Autoritetet Kontraktore nё bazё tё parashikimeve tё ligjit tё prokurimit, për situata tё ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total tё procedurave tё pёrfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% tё tyre./SI

 

e.r/dita

Share This Article
10 Comments
  • Spaku te hedhi ndo nje sy nga bashkia e Tiranes dhe tek kryetari i mafjes shteterore qe quhet ERION VELIAJ. Jam i sigurte qe do gjeje shume gjera te pa ligjshme dhe kryetari i mafjes shteterore do haje qafen e pates se shume ka livadhisur rop q…i.

  • SPAK, nuk duhet te harroje dhe tenderin miliona dollaresh, per uniformat e ushtrise, ne kohen kur minister ishte Arben Imami. Akuza eshte konkrete, me dhe i eshte derguar ne kohe zyrtarsiht prokurorise nga nje grup,oficeresh te strukturave mbeshtetese te ushtrise apo si quhet sot ndryshe i logjistikes dhe dje parapavijes. Eshte poi e nejta skeme si ajo e uniformave te policise qe eshte aktualisht nen akuze.

  • Zkonisht neper poste ku duhet te firmosen tenderat jane femra te cilat jane te reja dhe pa eksperience te gjate pune , kjo ka nje avantazh se ato me nje presion te vogel do te jene gati qe ne shkembim te faljes se vepres ( dhe kjo duhet t ju ofrohet atyre pa ngurim nga SPAK , nese duan qe ato te bejne te penduaren) te tregojne te verteten dhe keshtu te mbajne pergjegjesi ATA QE NE TE VERTETE KANE PERFITUAR LEKET

  • Merret nje vendim gjykate dhe behet inventari i pasurive deri tek kruajteset e dhembeve ne shtepi. Nese nuk justifikohen me te ardhura futen ne burg.
    E shef pastaj. Kendojne apo s’kendojne.

  • Lame sot deklaroi ne Shkoder se vetem 4% e pasurive shteterore jane rregjistruar ne Kadaster. Per qytetaret kane gati 3 milion leke gjobe po nuk regjistroi pasurine.Kurse pasuria publike nuk regjistrohet tash 30 vite QE TE VIDHET. Nuk ka SPAK, Gjykate etj etj qe i ben derman ketij vendi,. Ketu fare lehte karrocieri behet Ministe, Kryetar bashkie e deri K/M. Mjafton fakti qe numuri i shtetasve te Republikes zvoglohet nga viti ne vit, ndersa numuri i anetareve t partive rritet. Nuk ka ndonje cudi ketu. KY VEND NUK I KA KALUAR FZAT E HISTORISE DHE PER RRJEDHIM PO E CBEJNE PULA-TIKANET

  • CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    Duhet të KAPEN DINOSAURËT dhe BALENAT , JO Cironmkat !!! Edhe Ciromkat NUK duhet tè dalin PA U DÉNUAR , por tè parèt dhe ata qè duhet ta PAGUAJNÈ më SHTRENJTË duhet tè jenë MINISTRAT , ISH MINISTRAT , KRYEMINISTRAT , ISH KRYEMINISTRAT , DEPUTETËT , ISH DEPUTETËT !!! VETËM késhtu vihet DREJTËSIA dhe vetëm kjo do të QUHET DREJTËSI !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ !
    Edhe Ciromkat duhet të shkojnë në PIDH të MOTRÉS tyre , sepse janè pjesè e HAJDUTËRISË , por e kanè GJOBÈN mé të VOGÉL pèr SHQIPTARÈT nè krahasim me PESHKAQENÈT e Politikés KRIMINALE 30 Vjeçare !!
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Nje analize e kontove bankar te pushtetareve me pa a perpughet me kohen e firmosjes ndonje shtim ne pasuri?!

  • Me i ndereshmi eshte Erion Veliaj,mjafton te dini se sot ai ka me shume se kater vila..Kontrolloni pemet e mbjella nga Bashkia e tij dhe do gjeni guximin e …….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *