Hali Lee, 51-vjeç, themeluese e “Rrethit dhënës të grave aziatike”, bashkë-themeluese dhe bashkë-drejtore ekzekutive e Faces of Giving, për të përforcuar fuqinë e filantropisë.
Hali Lee, founder of the Asian Women Giving Circle

“Në sytë e mendjes sime, unë jam 28 vjeç, është dhuratë që unë kam energjinë dhe idetë e një personi të ri me përvojën dhe dijen e një personi të vjetër. Është e pamundur të kemi gjithçka, të bëjmë gjithçka, të jemi gjithçka. Është e mundur të bëjmë mjaft mirë, të marrësh, të provosh më të vështirat, të jesh në rregull me grimcat dhe papërsosmëritë dhe të kesh një kohë të mjaftueshme , guxoj të them për argëtim”.
2.Reformatorja sociale

Sujatha Jesudason, 51 vjeçe, Profesore e Menaxhimit në Shkollën e Re, themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e CoreAlign, një organizatë drejtësie.
“Në këtë moshë, po përpiqem të bëj gjëra të reja, në çfarë kohe tjetër mund t’i rrezikoj të gjitha? Sapo u transferova në New York dhe për herë të parë në jetën time unë jam ku kam rolin e mentores. ”.
3.Hulumtuese e shkëlqyer

Dr Carolyn Westhoff, 66 vjeç, një lidere në kërkimet kontraceptive dhe shërbimit të planifikimit familjar në Spitalin Prezbiterian të Nju Jorkut në Qendrën Mjekësore të Kolumbisë.
“Kur bëra 60 vjeç, mendova, ‘Çfarë pune do të kishte vlerë ta realizoja gjatë 10 viteve të ardhshme?’ dhe zgjodha të fokusohesha problemet e fushës së kontraceptivëve, si t’i avancoja përpara. Në të 60-at e mia, unë jam më e qetë dhe më e mençur, kam shumë histori për të treguar për çështje të ndryshme që mund të shfaqen, dhe jam aq mirënjohëse për të rinjtë idealistë dhe të zgjuar me të cilët po punoj. Ata janë shumë dinamik”, informon dritare.net.
4.Inovatorja e Dizajnit

Ruth Lande Shuman, 74 vjeç, themeluese e Publicolor, një organizatë jo-fitimprurëse që përdor projekte dizajnimi për të rritur potencialin e studentëve.
“Kureshtja vazhdon të më mbajë në punë, më lejon të bëhem fleksibile dhe e përgjegjshme ndaj ideve të reja. Mosha dhe eksperienca ime më lejojnë që unë mund të veproj si një mentore për talentet e reja, të cilat janë jashtëzakonisht energjik. Jam më e duruar, por ende kam ndjenjën t’i bëj gjërat me shpejtësi sepse dua të rritet ndikimi i Publicolor”.
5.Themeluesja e feminizmit

Marie Wilson, 77 vjeç, themeluese e Projektit të Shtëpisë së Bardhë, Fondacioni për Gratë dhe krijuesja e ‘Merrni Bijat tona në Ditën e Punës’.
“Është e vështirë për mua të ngadalësohem, madje edhe tani. Ajo që i mban njerëzit të fortë dhe të shëndetshëm është aftësia për të bërë ndryshime në punën e tyre, në komunitetin e tyre ose në shtëpinë e tyre. Kjo bëhet përmes lëvizjes për të drejtat civile, lëvizjes së grave, lëvizjes së të drejtave të homoseksualëve dhe të gjitha gjërave me të cilat po luftojmë. Tani ngrihem çdo mëngjes dhe e di se ka diçka që mundem dhe duhet të bëj “.
