Zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD, Gjana: Votuan 69.8% e delegatëve, lista përfundimtare del në mëngjes

entela

Partia Demokratike ka zhvilluar sot Kuvendin Kombëtar, ku është votuar edhe për anëtarët e rinj që do të zgjidhen në Këshillin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, tha se në votime kanë marrë pjesë 5339 delegatë nga 5703 delegatë që ishin të pranishëm në fillim të punimeve.

Siç u deklarua edhe në fillim, numri i delegatëve është 7646 delegatë. Në raportimet që u morën, në çelje të punimeve kanë qenë 5703. Pas përpunimit që i kemi bërë procesverbaleve, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit dhe nuk kanë marrë pjesë në votim nga këta që u deklaruan të pranishëm, 364 delegatë”.

Gjana njoftoi gjithashtu se lista përfundimtare me 300 emrat e Këshillit Kombëtar demokrat do të dalë pas mesnate, por për mediat do të publikohet nesër në mëngjes.

“Sot pas mesnate do të nxirret lista përfundimtare me 300 emra; 90 do të jenë zonja ose zonjusha dhe 45 nga forumi rinor i PD. Procesi po vazhdon. Të dhënat përfundimtare do të mësohen për mediat nesër në mëngjes”.

e.r/dita

Share This Article
2 Comments
  • Jemin Gjanes i shkoi jeta duke nemeruar vota . Kjo parti eshte edhe krimianle , sepse mban lider Berishen , por dhe qesharake . Voton pafundesisht per keshill , per Kryesi , per kryetar . del gjithnje ai kryetar qe humbet zgjedhjet . Ku ishe ? Hicgjikundi ! Parti qe kur humbet zgjedhjet i feston si fitore . Vetem sllavet kam degjuar , qe kur u vra mbreti i tyre Llazar e quajten fitore dhe e festojne edhe sot , ne Fush Kosove . Nuk mund te kete Parti demokratike , me Saliun lider . Nga Parti , kjo kthehet ne bande , deri sa nuk perjashton nga Kuvendi nje te shpallur Non grata . Nuk ka asnje nuance Partie eshte nje bande qe ecen pas Saliut . Votoni dhe numuroni duke shkuar nga disfata ne disfate . Nuk e njef bota nje lloj te tille Partie . Zgalem

  • Berisha eshte engjell.
    Mjaft te shikoni qe Jemin Gjana eshte i kudondodhur, njesoj si Taulant Balla i Rames!
    Te gjithe jane engjej, vetem populli shqiptar eshte i keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *