Vijon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, rezultati përfundimtar rreth mesditës

Edlira Shehu

Partia Demokratike mblodhi dje Kuvendin Kombëtar ku u votua për anëtarët e rinj. Votimi u mbyll mbrëmë ndërkohë që procesi i numerimit vazhdon akoma, ku pritet që deri në orët e mesditës të ketë përfunduar .

Këshilli Kombëtar i PD-së aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani dhe janë 300 emra që do të zgjidhen së bashku me deputetët.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Sipas tij, numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë, e nga këto, 5.703.

Këshilli Kombëtar këtë herë vjen me një risi pasi 90 anëtarë do të jenë femra dhe 45 do të jenë të zgjedhur nga forumi rinor i PD.

 

e.sh/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *