Tenderat, kriteret “thembra e Akilit”. Rrëfimi i ish-zyrtarit: Si kopsiten për të paracaktuar fituesin

Edlira Shehu

Kosto të fryra, fitues me oferta në kufijtë e fondit limit dhe kritere të çuditshme. Këto janë problematikat kryesore të tenderave që janë vënë re ndër vitet në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Këto gjetje të KLSH duket se po provohen nga aksionet e fundit të SPAK në Bashkinë e Lushnjes e Pogradecit dhe në Ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave të policisë.

Problematika e tenderave është e shumëvjeçare në Shqipëri dhe as task forcat e ngritura ndër vite, e as ndryshimet ligjore nuk e kanë përmirësuar situatën.

“Gjithmonë është gjetur një rrugë për të paracaktuar fituesin”, thotë në kushte anonimati për Gazetasi.al një ish-anëtar komisioni vlerësimi ofertash në një institucion të vetëqeverisjes vendore.

Por, si?

“Loja e vërtetë, të paktën te tenderat e vegjël të bashkive, që nuk tërheqin shumë vëmendjen bëhet me kriteret. Po të hapësh arkivat e tenderave gjen kritere nga më të çuditshmet. Personalisht kam hasur vetë në disa raste të tilla, që kam refuzuar t’i firmos, megjithëse tenderat në fund janë miratuar”, thotë ish-zyrtari.

Për të na orientuar mbi absurdin e kritereve na sjell në kujtesë rastin e bujshëm të një tenderi të Bashkisë së Vlorës pak vite më parë. Kusht për kompaninë fituese? Të kishte njërin prej inxhinierëve të saj të diplomuar në vitin 1971.

Tenderi në fjalë është hapur në shtatorin e vitit 2016 me objekt rehabilitimin e rrugëve Ramize Gjebrea-Gjon Bocari”. Vlera e tenderit ishte rreth 67 milionë lek. Mes kritereve të vendosura përcaktohej që në përbërje të kompanisë të ishin të paktën 5 inxhinierë urbanistik, transporti e ndërtimi civil.

Mes këtij kushti të madh ishte një nënkusht i çuditshëm përjashtues në garë. Nënkushti përcaktonte se inxhinieri i ndërtimeve civile të ishte i diplomuar në vitin 1971. Pasi bërjes publike, ky nënkusht nuk u zbatua gjatë vlerësimit të ofertave dhe tenderin e fitoi një kompani me ofertën rreth 50 mln lek, ose 17 mln lek më pak se fondi limit.

“Ky është nga ato raste kur skema ka dështuar se u bë publike, po të mos ishte denoncuar nënkushti do të zbatohej”, thotë ish-zyrtari për gazetasi.al

Ish-anëtari i komisioneve të vlerësimit të ofertave thotë se për më shumë se gjysmën e tenderave të organizuara nga bashkitë ka dyshime për paracaktime të fituesit. Si ky rast në Vlorë, thotë ai, nëse hapen arkivat e tenderave ka me shumicë.

“Ka raste kur fituesi i një tenderi pastrimi duhet të kishte mjek në staf, raste kur eksperienca e kompanisë përcaktohet me afate kohore fikse, duke vendosur si kriter që kompania duhet të ishte krijuar filan datë të filan viti. Kriter që kompania të kishte zyrën në një adresë të caktuar e të tjera si këto”, thotë ish-zyrtari.

Çështjen e kritereve absurde që nuk kanë lidhje me objektin e tenderit e përmendi edhe Kryeministri Edi Rama në dy takimet që pati me kryebashkiakët dhe ministra dhe drejtuesit e institucioneve që ligji u njeh të drejtën e prokurimeve publike.

Duke cituar një analizë të Agjencisë së Prokurimit Publik Kryeministri Edi Rama tha se në 70 për qind të tenderave gjatë vitit 2020 dhe periudhës së parë të vitit 2021 rezultojnë me probleme sa i takon hartimit të kritereve.

Për të reduktuar këto problematika, Rama njoftoi paketën e re ligjore për prokurimet, që sipas tij adreson qartësisht domosdoshmërinë për të rritur integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, si dhe për të forcuar mekanizmat monitorues dhe ndëshkues për shkeljet.

Paketa e ndryshimeve përfshin afatet për ankimimet dhe reduktimin e tyre, shmangien e konfliktit të interesit duke përjashtuar nga komisionet e vlerësimit të ofertave personat që rezultojnë me lidhje me kompanitë garuese dhe ndëshkimin me mospjesëmarrje në tendera të kompanive që dyshohet se marrin pjesë në gara fiktive duke mos paraqitur oferta. Gazeta SI

Share This Article
10 Comments
  • Nji presion qe i behet KM Rama ,per ta dobesuar ate Mental ,
    dhe dorezohet nga ana psikollogjike dhe dorezpje Shqiperine perseri ne duart e Djallit i cili kte radhe ,
    nqs e kap perseri Shqiperine do dij mir se ta cfarrosi nga Harta e Europes .

    Shqiptaret jane te paraljemruar .
    Spak eshte nji Mekanizem antishqiptare qe nuk ka intensione aspak ,per cfar rreklamohet e pretendon gjasme e qe fshihet pas
    reformes per Drejtesi .
    Metoda Djallezore te Botes Antishqiptare qe mjerishte per antenat e asaj shoqerie e Poltikaneve atje jane te pakapeshme dhe Nji Rrezik i Madhe per Shqiperine ,
    mbushur me idiote por qe duhet te regaojne si Patriote ,

    nqs duan te shpetojne nga zhdukja qe po i impomohet me metoda nga me skurilet .
    Spak eshte nji Gjarper Helmues i shtetit Shqiptare aspak ashtu si shitet ne Opinonin naive kaqollare shqiptare .

  • Kush na ka demtuar me shume, tenderat e paracaktuar, apo punet qe jane kryer me cilesi te dobet ose nuk iane kryer kurre?

    • Demton ai qe paracakton tenderin, dhe qe eshte ai qe e fiton, dhe vjedh. Dmth, demton Bashkia, Ministria, qeveria, Kerministri, qe del dhe i mbron hapur.
      Sepse paracaktimi, nenkupton vjedhje, dhe cilesia nuk eshte prioritet, por vjedhja. Krimi eshte qe ne projektimin e tenderit, sepse eshte krijimi i nje artifice per te vjedhur parate e shtetit

  • Lerini absurdin e kritereve more shqiptare gomere se nuk realizohet vjedhja nga kushti “Të kishte njërin prej inxhinierëve të saj të diplomuar në vitin 1971.” apo nenkushti “inxhinieri i ndërtimeve civile të ishte i diplomuar në vitin 1971” VJEDHJA REALIZOHET KUR PERCAKTOHET FONDI LIMIT QE ESHTE SASI X CMIM. KETU ESHTE VJEDHJA. LEKET QE PAGUHEN PER MARRJEN E TENDERIT DALIN NGA VJEDHJA NE SASI (Volum ne ndertim), NE CMIM DHE Paketa e ndryshimeve QE PO QUHET REFORME qe përfshin afatet për ankimimet dhe reduktimin e tyre, shmangien e konfliktit të interesit duke përjashtuar nga komisionet e vlerësimit të ofertave personat që rezultojnë me lidhje me kompanitë garuese dhe ndëshkimin me mospjesëmarrje në tendera të kompanive që dyshohet se marrin pjesë në gara fiktive duke mos paraqitur oferta PO NUK U SISTEMUAN LIGJERISHT VOLUMI, CMIMI DHE CILESIA JANE MASHTRIMI I RRADHES.

    • Fituesi i tenderave Frrok e Mero ,

      keni plotesihte te drejt .

      te gjithe fituesit e Tenderave abuzojne pikerishte ne ate

      sasi ,kualitet ,materiel _ cmimi te ulet ,te perberesve ne ndertimin e X .projekti qe fitojne ,
      pooor
      sduhet harruar edhe per asyen sepse ,Fituesi i Tenderit ,
      fiton edhe Perfqasuesi Shteteror ,
      duke i len Fituesit se Tenderit dore te lire , te zbatoj Projektin ,sipas menyres se tij ,pra te abuzoje me gjithcka

      duke mos kontrolluar asgje gjate zbatimit /ndertimit te X -Projekti .

      Pra eshte nji Kompromis ,ku Miljonat e shperndara sipas nji Llogarie Hajnash mbesin te kenaqur te gjithe .
      Fituesi i Tenderit dhe Shteti .

      I humbur del si gjithmone nga Politika , populli /Taxapaguesi shqiptare , i cili do duhet perseri te paguaj Tenderin e radhes ,qe te fryhen Bizmesmenet Manjaket e Politikes

  • Lerini absurdin e kritereve more shqiptare gomere se nuk realizohet vjedhja nga kushti “Të kishte njërin prej inxhinierëve të saj të diplomuar në vitin 1971.” apo nenkushti “inxhinieri i ndërtimeve civile të ishte i diplomuar në vitin 1971”.
    VJEDHJA REALIZOHET KUR PERCAKTOHEN SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE KRYESISHT FONDI LIMIT QE ESHTE SASI X CMIM. KETU ESHTE VJEDHJA.
    LEKET QE PAGUHEN PER MARRJEN E TENDERIT DALIN NGA VJEDHJA NE SASI (Volum ne ndertim), NE CMIM DHE NE CILESI.
    DHE NE NDERTIM PIKNISJA E VJEDHJES ESHTE PROJEKTUESI QE RRIT VOLUMET E OBJEKTIT DERI NE DY HERE ME SHUME TE CILEN E DIJNE SI NJESIA E PROKURIMIT ASHTU EDHE PJESMARRESIT NE TENDER. PRA VILEN VOLUME ME SHUME E REALIZOHEN ME PAK. KETE PROBLEM NUK KA MBIKQYRES QE I BEN BALLE.
    Paketa e ndryshimeve QE PO QUHET REFORME qe përfshin afatet për ankimimet dhe reduktimin e tyre, shmangien e konfliktit të interesit duke përjashtuar nga komisionet e vlerësimit të ofertave personat që rezultojnë me lidhje me kompanitë garuese dhe ndëshkimin me mospjesëmarrje në tendera të kompanive që dyshohet se marrin pjesë në gara fiktive duke mos paraqitur oferta PO NUK U SISTEMUAN LIGJERISHT VOLUMI, CMIMI DHE CILESIA JANE MASHTRIMI I RRADHES.

  • Vetem Vlora paska shkelje.
    Po ate lejen e Pallatit te Bashes? Po shtesa e Bashes ne pallatin ne Tirane, mbi te tjeret?
    Po Unaza, qe e mbrojti vete Ramuti. NUk eshte vetem kjo bashki. Po Teatri?
    Ramut Veliu beri Teater te hapur me buldozere per ti dhene tenderin e ndertimit dhe sheshin publik Fushes, juve ju ka zene krimbi te hapni tenderat e Lelit.
    Te gjithe mut, dhe me mut nga Leli jeni.
    Te dali zyrtari dhe te thote si psh u ngaterruar adresa e sportelistit me ate te Ulajt? u firmos per 40 milione euro tjetri. Ne mes te Tiranes, dhe me bekimin e Ramut Gjiknurit

  • gazaratare te dites dhe te Si-ses, qe mashtroni

    Edmut rama jo vetem s’i preku hic kriteret e tenderave perkundrazi, inkurajonte kryebashkiaket per tu ankimuar ndaj Standarteve vendosur nga Agjencia e Prokurimeve per tenderat.

    Edmut rama pasi Min e Br. shkeli standarted ne tenderat e uniformave, udhezonte ripjelljen te ankimonin me shkrim standartin. Qe fajtori mos dale ripjellja kur i shkel ato, por standartvenesi.

    kete beri Edmuti o gazratare fendurrina. Kerkoi mjetet te ligjeroje vjedhjen e tenderave qysh tek standartvenesi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *