Sezoni turistik tejkalon pritshmëritë, mbi 60 përqind e kapaciteteve të ezauruara

Edlira Shehu

Vaksinimi i operatorëve turistikë, shifrat e ulëta të rasteve të reja si dhe asnjë kufizim në kufi për shtetasit e huaj, e ka kthyer vendin tonë ndër destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet verore.

Turistë të huaj të ardhur nga vende te ndryshme Europiane, por edhe më gjerë tashmë e kanë futur në axhendët e tyre Durrësin për të kaluar disa ditë pushimi.

Operatorët turistikë thonë se ky sezon po sjell fluks turistësh përtej pritshmërive që ata kishin, ku mbi 60 përqind e kapaciteve turistike janë ezauruar.

Po ndryshe nga vitet e kaluara, ku rezervimet bëheshin muaj më parë, për shkak të ndryshimit të masave kufizuese në shtete të ndryshme, rezervimet më të mëdha bëhën një javë para nisjes.

Krahas pushuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut të cilët mbajnë dhe peshën më të madhe, numrin më të larë të turistëve të huaj që zgjedhin të pushojnë në Durrës e mbajnë turistët nga Izraeli, Ukraina, Polonia, Çekia, e së fundmi edhe nga Serbia.

 

e.sh/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Mbushni ato gropat me asfalt nga ura e dajlanit deri ne Durres dhe brenda se late nam fare me turistat. Si dhe riparoni bordurat ndarese te rruges hyrese ne Durres se jane thyer dhe kane levizur sikur bashkia ka vdekur ne Durres. Nuk e di a ka sy ne balle kjo kryetarja e Durresit qe nuk i sheh pusetat me asfaltin e gerryer anash sikur jemi ne Ruanda te Afrikes.

  • ce! sa per njohuri :Rwanda eshte shtet afrikan dhe ka nje liqen dhe plazhe atje.Hap ne kompiuter faqen :The beach of Rwanda dhe pastaj flasim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *