Mançester Siti ka prezantuar fanelat për sezonin e ri. Kompania gjermane ‘Puma’ i ka modeluar fanelat e reja të lidhur me një çast historik për klubin anglez.

Ajo ka vënë një orë dixhitale në pjesën e brendshme të fanelës që tregon 93:20, minutën kur Sergio Aguero shënoi golin e fitores në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj QPR-së, duke i dhënë ekipit titullin kampion pas 44 vitesh.

Bëhet fjalë për një ndeshje dramatike të cilën Siti e fitoi me dy gola në kohën shtesë të ndeshjes.